E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Shqipëri e re”/ The Guardian: Revolta kundër resortit të Kushner kthehet në protestë kundër qeverisë

Korrieri nga Korrieri
23.06.2026
në Aktualitet, Slider
A A
“Shqipëri e re”/ The Guardian: Revolta kundër resortit të Kushner kthehet në protestë kundër qeverisë
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Për Ina Shkurtin, ashtu si për shumë shqiptarë të tjerë, ishulli i Sazanit ka qenë gjithmonë një vend i veçantë. Në fëmijëri ajo lahej në ujërat e tij “të qeta dhe smerald”, në adoleshencë ishulli ishte pjesë e ëndrrave të saj, ndërsa në moshë madhore u bë një pjesë e pandashme e kujtimeve dhe nostalgjisë që e rikthenin çdo verë në Vlorë, qytetin e saj të lindjes.

Ajo që Shkurti nuk e kishte imagjinuar kurrë ishte se planet për ndërtimin e një mega-resorti në Sazan, një nga dy resortet luksoze në bregdetin jugor të Shqipërisë të mbështetura nga Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, do të shkaktonin një revoltë që ka tronditur vendin. The Guardian ka ndarë disa histori si ato të Inës.

“Sazani është i vetmi ishull i Shqipërisë. Është një parajsë e vogël që zë një vend të veçantë në zemrën dhe mendjen e shqiptarëve. Që një çift i pasur të vijë, ta zhvillojë dhe më pas të na mohojë aksesin, do të ishte një krim”,  thotë kartografja.

Shqipëria nuk kishte përjetuar një zemërim kaq të gjerë shoqëror, që prej rënies së komunizmit, më shumë se tre dekada më parë. Në moshën 32-vjeçare, Shkurti, familja e së cilës emigroi në Shtetet e Bashkuara kur ajo ishte 11 vjeç, përfaqëson profilin e dhjetëra mijëra shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, që i janë bashkuar protestave. Kjo lëvizje është quajtur tashmë “revolucioni i flamingove”, për shkak të rrezikut që resortet e planifikuara paraqesin për jetën e egër dhe ekosistemet e brishta të zonës.

“Kjo qeveri nuk na përfaqëson më”, shprehet ajo. “Ajo ka zgjedhur të përfaqësojë investitorë oligarkë si Ivanka Trump dhe Jared Kushner. Këto protesta nuk do të ndalen, nuk kanë më të bëjnë vetëm me ta.”

Çdo ditë, tregon Ina, miq të diasporës shqiptare po kthehen në atdhe për t’iu bashkuar protestave. Në demonstratën më të madhe deri tani, mijëra njerëz u mblodhën në Tiranë gjatë fundjavës. Shumë prej tyre të ardhur nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera europiane.

Në një vend ku protestat qytetare nuk kanë qenë kurrë pjesë e fortë e kulturës politike, këto tubime, pa drejtues dhe pa ngjyra partiake, kanë befasuar si autoritetet në Tiranë, ashtu edhe Bashkimin Europian. Gjithnjë e më shumë, zemërimi i protestuesve po drejtohet ndaj të gjithë klasës politike, të cilën e konsiderojnë përgjegjëse për tranzicionin e Shqipërisë pas rënies së regjimit komunist.

Mes thirrjeve të përditshme për largimin e tij, kryeministri Edi Rama ka reaguar herë me nervozizëm, herë me humor, e herë me irritim. I rizgjedhur për një mandat të katërt vitin e kaluar me premtimin për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian, Rama e ka cilësuar investimin prej 1.4 miliardë eurosh si vendimtar për ta kthyer vendin në destinacionin më tërheqës turistik luksoz të Mesdheut.

“Pyetja është ku do të përfundojë e gjithë kjo,” thotë Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike, i cili nuk përjashton mundësinë që protestuesit të kalojnë në forma më radikale të reagimit. “Qeveria duket sikur nuk do ta pranojë se të gjithë këta njerëz që kanë dalë në rrugë janë kundër saj. Kjo mungesë dialogu, kjo mungesë empatie dhe ky refuzim për të gjetur një zgjidhje është i rrezikshëm.”

Kanë kaluar tre javë që kur protestat shpërthyen, pasi mjetet e rënda nisën pastrimin e pyjeve dhe dunave për t’i hapur rrugë ndërtimit në një zonë të mbrojtur përballë Sazanit. Rezervati i Pishë Poro-Nartës, ku ndodhet një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës, përfshin një pjesë të madhe të gadishullit të Zvërnecit. Laguna shërben si korridor migrimi për qindra lloje shpendësh të rrallë dhe mbi 70 specie të rrezikuara.

Tensionet u rritën pikërisht në këtë zonë, e para e planifikuar për zhvillim, kur kundërshtarët e projektit u përplasën me rojet private që kishin ngritur një gardh për të ndaluar hyrjen. Teksa protestuesit përpiqeshin të kapërcenin barrierën, një qytetar u tërhoq zvarrë nga rojet e sigurisë, me duar të lidhura. Pamjet shkaktuan indinjatë, ndërsa policia nuk ndërhyri.

Një ditë më vonë, u rishfaq një podcast ku Ivanka Trump fliste me entuziazëm për projektin dhe për “këtë gadishull të mrekullueshëm me lagunë nga njëra anë dhe det nga ana tjetër”, të cilin ajo dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, si investitorë kryesorë, synojnë ta transformojnë.

“Është një projekt gjigant,” tha ajo për planet në Sazan, ish-bazën ushtarake të periudhës komuniste, ku peizazhi i mbuluar me fiq të egër dhe lule është ende i mbushur me ndërtesa të braktisura që dikur strehonin ushtarakët dhe familjet e tyre.

“Jo vetëm ishulli, por kemi edhe pesë milje vijë bregdetare përballë tij,” shtoi vajza e presidentit amerikan, duke iu referuar zonës ku ndodhën përplasjet e këtij muaji.

“Njerëzit u zemëruan shumë,” thotë ambientalisti Kostandin Xhaho nga Vlora. “Sazani është një monument historik. Kam miq që janë rritur në ato ndërtesa dhe si ishulli, ashtu edhe Zvërneci janë habitate të rëndësishme për flamingot, fokat murgeshë dhe breshkat detare. Ideja e një resorti me 10 mijë dhoma në gadishull shkaktoi një zëmëratë të madhe.”

Mundësia që, sipas kritikëve, “elita më e keqe globale” të ndërhynte në rezervate natyrore të një prej vendeve më të varfra të Europës, nxori në pah pakënaqësi më të gjera ndaj pabarazive dhe abuzimeve. Projekti mori miratim paraprak pasi Kuvendi ndryshoi ligjet që mbronin zonat e ndjeshme mjedisore.

Për shumë kundërshtarë të projektit, mungesa e transparencës mbetet një shqetësim madhor. Ata pretendojnë se identiteti i investitorëve fshihet pas një strukture të ndërlikuar kompanish në Holandë.

“Ne duam një Shqipëri të re,” thotë 24-vjeçarja Justina Prenga, e cila udhëtoi nga Shkodra për t’iu bashkuar protestuesve në Tiranë, ku çdo mbrëmje dëgjohen thirrjet “Rama ik” para godinës së Kryeministrisë.

“Jemi brezi Z dhe po themi ‘mjaft më’. Ky vend nuk është në shitje”. Sipas saj, zemërimi tashmë ka shkuar shumë përtej familjes Kushner.

I mbështjellë me një flamur të madh kuqezi, Lizander Saraçi, menaxher risku në një bankë private dhe baba i dy fëmijëve, është një nga shumë qytetarët e një brezi më të vjetër që i janë bashkuar protestave.

“Kanë kaluar mbi 30 vjet dhe spitalet tona vazhdojnë të jenë në gjendje të keqe, arsimi lë për të dëshiruar, nuk ka vende pune dhe të rinjtë po largohen,” thotë ai. “Njerëzit po dalin në rrugë sepse janë lodhur nga padrejtësia dhe korrupsioni. Një nga sloganet tona është ‘ndal diktaturën e parave të pista’, sepse kemi parë se projekte të tilla përfitojnë vetëm një grusht njerëzish të pasur.”

Javën e kaluar edhe Parlamenti Europian reagoi. Në një rezolutë, eurodeputetët mbështetën protestuesit dhe i kërkuan qeverisë shqiptare të ndalojë ndërtimet në zonat e mbrojtura. Disa prej tyre dënuan veprimtarinë e “kapitalistëve grabitqarë”, të cilët kanë përfituar nga ligjet që u japin investitorëve strategjikë procedura të përshpejtuara. Brukseli e ka kritikuar prej kohësh këtë legjislacion dhe ka kërkuar ndryshimin e tij. Zyrtarët europianë paralajmërojnë se pa përputhjen e ligjeve mjedisore me standardet europiane, negociatat e anëtarësimit nuk mund të përmbyllen.

“Prisnim që Shqipëria, vetëm një vit e gjysmë larg objektivit të saj për integrim, t’i kishte përafruar tashmë këto standarde me ato të Bashkimit Europian,” deklaroi ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Megjithatë, Rama vazhdon ta mbrojë projektin. Ai ka premtuar se zhvillimi në Zvërnec do të vijojë mbi bazën e një vlerësimi mjedisor sipas standardeve të BE-së dhe e ka quajtur investimin “një bekim” për vendin, duke argumentuar se do të krijojë vende pune. Vitin e kaluar, Shqipëria, një vend me rreth tre milionë banorë priti afro 12 milionë turistë, të tërhequr si nga bukuritë natyrore, ashtu edhe nga kostot e ulëta për shërbimet turistike.

“Pyetja është se çfarë modeli zhvillimi duam,” thotë Ina Shkurti. “A ka kuptim të ecim në këtë drejtim kur infrastruktura ekzistuese mezi përballon fluksin aktual?”

Megjithatë, projekti ka edhe mbështetësit e vet. Albert Pushka, pronar i një restoranti të ri peshku pranë Vlorës, është aq entuziast sa e ka quajtur biznesin e tij “Ivanka”.

“Shqipëria duhet të ecë përpara. Duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi. Nëse nuk e bëjmë ne, do ta bëjnë grekët,” thotë 48-vjeçari Walter Dimraj.

Ndërsa Elpiniqi Merkuri, psikologe dhe kryetare e Këshillit Bashkiak të Vlorës, beson se resorti do të sjellë optimizëm dhe besim në të ardhmen.

Ornitologia Ledi Selgjekaj nuk e ndan këtë optimizëm. Prej pesë vitesh ajo monitoron jetën e shpendëve në lagunë dhe thotë se pasojat ekologjike janë tashmë të dukshme.

“Kur nisi ndërtimi i aeroportit të Vlorës, pamë menjëherë ndërprerjen e korridoreve ekologjike dhe shtimin e grabitqarëve që sulmojnë faunën e lagunës. Aeroporti do të jetë një katastrofë kur të nisë funksionimin. Nëse ndërtohen edhe këto resorte, ajo do të jetë goditja përfundimtare për ekosistemin.”

Para

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama u përgjigjet me mallkime dhe batuta për algoritme

Pas

“F*** you!”, Rama u përgjigjet akuzave për korrupsion në Financial Times: Nuk jam unë “Kumbari”

Nga Kategoria

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 
Aktualitet

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)
Aktualitet

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë
Aktualitet

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.3k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.