E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Plehrat që do t’i “hanë” kokën Raqkës? Korsel dhe Fusha marrin tenderin e pastrimit fiks në kokë me fondin limit

Korrieri nga Korrieri
02.07.2026
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
Plehrat që do t’i “hanë” kokën Raqkës? Korsel dhe Fusha marrin tenderin e pastrimit fiks në kokë me fondin limit
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Tenderi i pastrimit në Bashkinë e Korçës ka përfunduar sërish me fitues kompaninë “Korsel”, e cila prej vitesh është e lidhur me kontratat e shërbimit të pastrimit në këtë bashki.

Sipas dokumenteve më 30 qershor 2026 Bashkia e Korçës ka finalizuar procedurën për shërbimin e pastrimit, ku fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “Korsel” dhe “Fusha”.

Në këtë bashkim operatorësh, “Korsel” mban 56% të kontratës, ndërsa kompania “Fusha” 44%.

Fondi limit i tenderit ka qenë 382.442.137 lekë pa TVSH, ndërsa oferta fituese ka qenë 380.562.120 lekë. Kjo do të thotë se oferta fituese është sa 99.51% e fondit limit, duke lënë një diferencë shumë të vogël nga tavani i vendosur nga bashkia.

Kontrata ka si objekt shërbimin e pastrimit dhe do të ketë afat 36 muaj nga data e lidhjes së saj.

Në garë ka marrë pjesë edhe kompania “Alko Impex”, me ofertë rreth 382 milionë lekë, shumë pranë fondit limit. Kjo kompani është skualifikuar nga procedura.

Një nga pikat që ka ngritur dyshime lidhet me kriterin e vendosur nga Bashkia e Korçës për disponimin e një ambienti jo më pak se 800 metra katrorë, që do të shërbejë për parkimin e mjeteve, depozitimin dhe riparimin e kontenierëve të dëmtuar, si dhe ruajtjen e materialeve të nevojshme për shërbimin e pastrimit.

Në dokumentet e procedurës thuhet:

“Operatori ekonomik duhet të ketë në pronësi apo me qira një ambient me sipërfaqe jo më pak se 800 m², i cili do të shërbejë për parkimin e mjeteve jashtë orëve të shërbimit, depozitimin dhe riparimin e kontenierëve të dëmtuar, si dhe për depozitimin e materialeve që i nevojiten për realizimin e plotë të shërbimit të pastrimit.”

Sipas dokumenteve, “Alko Impex” është skualifikuar pasi nuk kishte dorëzuar dokumentacion për të provuar disponimin e këtij ambienti, qoftë në pronësi apo me qira.

Ky kriter ngre pikëpyetje për garën, pasi kompania “Korsel”, që e ka kryer prej vitesh shërbimin e pastrimit në Korçë, ka avantazh të qartë logjistik përballë operatorëve të tjerë që mund të hyjnë për herë të parë në këtë treg.

“Korsel” nuk është emër i ri në tenderët e pastrimit në Korçë. Kompania ka fituar më herët edhe kontrata të tjera me Bashkinë e Korçës, përfshirë tenderin e vitit 2023 dhe atë të vitit 2017. Në vitin 2023 kontrata kishte po ashtu afat 3-vjeçar dhe vlerë rreth 400 milionë lekë, ndërsa në vitin 2017 vlera ishte rreth 365 milionë lekë.

Kompania është përmendur më herët edhe për problematika në procedura tenderuese. Në vitin 2022, “Korsel” u përjashtua për 18 muaj nga tenderët, pasi sipas dokumenteve të raportuara, kishte paraqitur dokumente false në një procedurë në Tiranë.

Pavarësisht këtij historiku, firma ka vijuar të jetë pjesë e kontratave të pastrimit në Korçë.

Tenderët e pastrimit në këtë bashki janë konstatuar më herët edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku sipas raportimeve janë evidentuar parregullsi dhe problematika në dokumentacion, si dhe dyshime për favorizim të kompanisë.

Në sfond të këtyre procedurave qëndron edhe historia e ndryshimeve në pronësinë e kompanisë. Pas përjashtimit nga tenderët, aksionet e “Korsel” u kaluan nga Maksim Fejzulla te Arqile dhe Marjela Peri. Për këto ndryshime janë ngritur dyshime se mund të kenë shërbyer për të shmangur pasojat e përjashtimeve apo hetimeve të mundshme ndaj pronarëve të mëparshëm.

Në Korçë, kompania njihet për lidhjen e gjatë me shërbimin e pastrimit, ndërsa opozita dhe media kanë ngritur vazhdimisht pikëpyetje për raportet mes saj dhe drejtuesve vendorë, përfshirë kryebashkiakun Sotiraq Filo.

Rasti i fundit rikthen në vëmendje të njëjtën pyetje: a ka pasur garë reale për pastrimin e Korçës, apo kriteret dhe procedura kanë favorizuar operatorin që e mban prej vitesh këtë shërbim?

Fakti që oferta fituese ishte 99.51% e fondit limit, pjesëmarrja e kufizuar në garë, skualifikimi i konkurrentit dhe kriteri për ambientin 800 metra katrorë janë elementët që e bëjnë tenderin të diskutueshëm.

Para

U zgjodh kryetare e Këshillit Kombëtar të PD-së, Julinda Emiri mbajti fjalim në protestat para Kryeministrisë

Pas

PNUD: Paaftësia dhe copëzimi i administratës bënë “lëmsh” reformat

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

29.09.2026
10.4k
Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.4k
Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Aksident i rëndë në Cërrik, humb jetën një 21-vjeçar, plagoset një i mitur

Aksident i rëndë në Cërrik, humb jetën një 21-vjeçar, plagoset një i mitur

27.09.2026
10.4k
Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

01.10.2026
10.4k
Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.