E diel, 23 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

4 mln eurot, zbardhet skenari, kompania kërkoi ndihmë me 3 korrik: Po dështojmë! Qeveria ndërhyri: “Më mirë Kanye se këngëtarët e moshuar”

Korrieri nga Korrieri
09.07.2026
në Aktualitet, Slider
A A
4 mln eurot, zbardhet skenari, kompania kërkoi ndihmë me 3 korrik: Po dështojmë! Qeveria ndërhyri: “Më mirë Kanye se këngëtarët e moshuar”
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në një lëvizje të paprecedentë që vë në pikëpyetje konceptin ligjor të “emergjencës kombëtare”, Këshilli i Ministrave ka miratuar një akt normativ për të financuar me plot 400,000,000 lekë (rreth 4 milionë euro) koncertin e reperit amerikan Kanye West (i njohur si YE), i cili pritet të mbahet më 11 korrik 2026 në Tiranë.

Sipas relacionit të dorëzuar në Kuvend siguruar nga VNA, ekzekutivi ka parë si “situatë të jashtëzakonshme dhe urgjente” rrezikun e dështimit të këtij aktiviteti privat , duke nxituar të pakësojë fondet nga Rezerva e Buxhetit të Shtetit për t’ia kaluar kompanisë “Redcloud”. Kjo e fundit e kishte dorëzuar kërkesën për ndihmë vetëm pak ditë më parë, më 3 korrik.

Dokumenti i qeverisë, i cili supozohet të jetë një argumentim serioz juridik dhe financiar, kalon në pasazhe sa absurde aq edhe qesharake, ku zyrtarët shtetërorë marrin përsipër të bëjnë kritikun e artit dhe të ndajnë brezat e këngëtarëve për të justifikuar miliona euro nga xhepat e qytetarëve.

“Më mirë Kanye se këngëtarët e moshuar”

Në përpjekje për të argumentuar pse ky koncert përbën një “nevojë” kombëtare që meriton paratë e taksapaguesve, relacioni hyn në krahasime të habitshme me të kaluarën muzikor-historike të vendit. Qeveria ankohet se deri më sot në Shqipëri kanë ardhur vetëm artistë “të vjetër” ose jo aq të famshëm:

“Kujtojmë se pjesa më e madhe e artistëve, që kanë ardhur për të zhvilluar koncerte në Shqipëri në vite… zakonisht kanë qenë këngëtarë ikonikë të gjeneratave të shkuara, të cilët me gjithë madhështinë e krijimtarisë së tyre, kanë spektatorë të grup-moshave të caktuara që u përkasin brezave të mëparshëm.”

Sipas qeverisë, as artistët e tjerë që tërheqin të rinjtë nuk na bëjnë punë, pasi “ata kanë qenë artistë të nivelit rajonal ose e shumta evropianë”. Ndryshe nga këta, Kanye West na qenka shpëtimi pasi “ka edhe elementin e të qenit i ndjekur prej të rinjve, si pjesë e personalitetit të tij artistik”. 

Koncerti privat kthehet në “çështje kushtetuese”

Në mënyrë të pabesueshme, dështimi i mundshëm i një aktiviteti biznesi privat trajtohet në dokument si një krizë që prek themelet e shtetit. Relacioni pranon hapur se ligjet aktuale për Artin dhe Turizmin nuk lejojnë financime të tilla emergjente pa procedura standarde të shtrira në kohë. Ndaj, zgjidhja e vetme ishte shkelja e rregullave përmes një Akti Normativ me fuqinë e ligjit, i cili zakonisht përdoret për tërmete, pandemi apo kriza lufte.

Në planin juridik, qeveria e quan këtë thjesht si plotësim të një “boshllëku ligjor për mundësinë e dhënies së mbështetjes në kushte të tilla të rrezikut të dështimit të atypëratyshëm të një eventi kulturor të nivelit të lartë”.

Biletat falas për shtresat në nevojë – Alibia sociale

Për t’i dhënë një ngjyrim human dhe për të zbutur kritikën e përdorimit të fondit rezervë të shtetit, relacioni thekson me krenari se organizatori do të shpërndajë disa biletat falas:

“Organizatori ka shprehur gatishmërinë që… të vendosë në dispozicion bileta për kategori në nevojë, përfshirë familjet vulnerabël, personat med aftësi të kufizuara… studentët me rezultate të larta…”

Se si do të ndihmojë integrimin e një familjeje vulnerabël apo të një personi me aftësi të kufizuara pjesëmarrja në një koncert repi me kosto miliona euroshe, këtë relacioni nuk e sqaron. Megjithatë, qeveria insiston se kjo “synon të forcojë dimensionin social dhe përfshirës të tij”.

Një precedent i rrezikshëm

Ndërkohë që data e koncertit afron (11 korrik 2026) , ky relacion dëshmon se si paratë e fondit rezervë të shtetit — të cilat duhet të ruhen për raste emergjencash të vërteta — mund të jepen brenda 5 ditëve  me argumente që ngjajnë më shumë me një hartim fansash sesa me një dokument zyrtar shtetëror.

Para

Sot gjyqi në themel, Monika Kryemadhi mbërrin në GJKKO, zbulon bluzën me mbishkrimin ‘it’s a wonderful day’

Pas

Nis gjyqi në themel për ish-çiftin/ Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të pranishëm në seancë

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.4k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.4k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.4k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.4k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k

Boom-i Javës

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.