E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Qeveria kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit!

Korrieri nga Korrieri
03.08.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Qeveria kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Babëzia e fitimeve abuzive dhe monopoleve plaçkitëse, që instalohen me ligj, nuk kursen as të sëmurët.

Qeveria shqiptare ka përgatitur një projektligj, i cili praktikisht kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit duke krijuar një monopol të përbindëshëm ekstraligjor dhe në kundërshtim të plotë me direktivat e Bashkimit Europian.

Kali i Trojës që privatizon tenderat e shëndetësisë do të jetë një shoqëri aksionere publike, e cila replikon në mënyrë identike modelin famëkeq të Kayos edhe në sektorin shëndetësor.

“Shoqëria shtetërore ka për objekt të veprimtarisë plotësimin e nevojave të institucioneve publike të kujdesit shëndetësor për barna, pajisje mjekësore, produkte të tjera shëndetësore, mallra dhe shërbime mbështetëse, me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë së furnizimit, përdorimin eficient dhe ekonomik të fondeve publike, si dhe sigurimin e cilësisë dhe disponueshmërisë së produkteve të furnizuara,” thuhet në draft.

Por djalli qëndron në detaje. Shoqëria publike nuk do ta bëjë e vetme furnizimin e spitaleve me ilaçe dhe pajisje mjekësore, por përmes krijimit të shoqërive të përbashkëta me privatët.

“Për realizimin e objektit të saj, shoqëria krijon shoqëri të tjera ose merr pjesë në kapitalin e shoqërive të tjera tregtare, publike ose private, që kanë si objekt prodhimin dhe/ose tregtimin e barnave, pajisjeve mjekësore, produkteve të tjera shëndetësore dhe kryerjen e veprimtarive të lidhura me to,” thuhet në draft.

Pra, një kompani e përbashkët mes shoqërisë aksionare shtetërore dhe një privati do të ketë monopolin absolut të blerjes së ilaçeve, pajisjeve mjekësore dhe llokmës së madhe qindra milionë euro të prokurimeve shëndetësore, njësoj si Timak Defence e cila ka ekskluzivitetin e furnizimit të ushtrisë me automjete dhe armë.

Përmes këtij mekanizmi qeveria praktikisht asgjëson konkurrencën në tenderat e shëndetësisë duke privatizuar de facto buxhetin e një prej sektorëve me jetik për mirëqënien e përgjithshme.

Pra tashmë nuk do të ketë më tendera ku kompanitë garojnë me njëra tjetrën për të ulur çmimet, por të gjitha ilaçet dhe pajisjet spitalore do të blihen nga monopolisti publiko-privat, i cili do t’ia shesë ato shtetit nga pozita e shitësit të vetëm ekskluziv.

Vendosja e shëndetësisë nën thundrën e një monopoli privat është një çmenduri në kundërshtim të plotë, jo vetëm me kuadrin e brendshëm ligjor, por edhe me direktivat e Bashkimit Europian, pikërisht në kohën kur qeveria trumbeton hapje dhe mbyllje kapitujsh.

Profesoresha e Kembrixhit Evis Sala dhe shefi i saj, duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve se në cilin vend të Bashkimit Europian e morën këtë model dhe se cila qeveri e BE-së ka guxuar të privatizojë buxhetin publik të shëndetësisë.

Kapitali konsultoi legjislacionet e vendeve të BE-së dhe asnjëra prej tyre nuk ka një model të ngjashëm. Ky model është përdorur në dy apo tre rastë në vende të botës së tretë, mes të cilave në një nga republikat e ish Bashkimit Sovjetik. Por edhe kjo e fundit e shfuqizoi për shkak të abuzimeve të mëdha.

Tani qeveria e Shqipërisë synon t’ja u imponojë shqiptarëve monopolin vetëm që klienti i parazgjedhur të çojë në kontot e tyre private, paratë që duheshin përdor për të kuruar të sëmurët.

Nëse ky draft kalon, vite më vonë shqiptarët do të zbulojnë të tjera kështjella në Europë, këtë herë të blera me paratë e të sëmurëve që dergjen në spitalet publike.

Ky është një film që shqiptarët e kanë parë dhe me sa duket do ta shohin sërish. Për fatin e tyre të keq se ata që duheshin kuruar tek Spitali 5, i ka në vendimarrjen më të lartë./Kapitali.al

Para

Becchetti “fundos” Albcontrol, qeveria ç’regjistron shoqërinë publike

Pas

Protesta, PDE: Shqiptarët kërkojnë institucione të pastra! Nuk i ndal as vapa

Nga Kategoria

INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.3k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.3k
Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet
Aktualitet

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.