E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Shkrimtari serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekull e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe

Korrieri nga Korrieri
10.08.2026
në Botë
A A
Shkrimtari serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekull e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në një intervistë për revistën e pavarur serbe “Radar”, një nga shkrimtarët më të shquar serbë dhe kritikët më të ashpër të nacionalizmit, Svetisllav Basara, ka folur gjerësisht mbi krizën e thellë politike e shoqërore që ka përfshirë Serbinë.

Në romanin e tij më të fundit, “Gjingjiqi: Kujtimet nga ana tjetër e varrit”, Basara analizon historinë e re serbe, duke filluar nga çështja e Kosovës e deri te kapja e shtetit nga Aleksandar Vuçiq, roli i kishës dhe përgjegjësia e elitave politike të prirë nga Vojisllav Koshtunica e Boris Tadiqi.

Duke komentuar politikat e sotme të regjimit ndaj Kosovës, Basara nuk u pajtuan me konstatimin se Aleksandar Vuçiq po fshin edhe gjurmët e fundit të pranisë shtetërore serbe në Kosovë. Ai tha se gjurmët e fundit të pranisë shtetërore serbe në Kosovë janë fshirë në një proces që ka përfunduar gjeopolitikisht shumë më herët.

Sipas Basarës, gjurmët e fundit të shtetësisë serbe në Kosovë janë fshirë realisht që në ditën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës në vitin 1999. Të gjitha strukturat ose “institucionet” që Beogradi ka pretenduar se mbante atje pas luftës nuk ishin gjë tjetër veçse imazhe të rreme të krijuara për konsum të brendshëm politik, ashtu siç janë bërë edhe vetë institucionet e Republikës së Serbisë, shtoi Basara.

Sipas shkrimtarit serb, rënia e Serbisë në gjendjen e sotme nuk mund t’i faturohet vetëm Aleksandar Vuçiqit apo as thjesht Slobodan Millosheviqit. Basara pretendon se gjendja aktuale është produkt i mbetjeve të mbledhura nën qilim për më shumë se një shekull e gjysmë.

“Nuk është Vuçiqi ai që e bëri Serbinë kështu siç është; ai vetëm hoqi dorezat dhe hoqi velin e fundit nga fytyra e saj e shëmtuar. Qilimi nën të cilin për më shumë se një shekull e gjysmë regjimet fshihnin krimet dhe bëmat e fëlliqura është kalbur dhe përmbajtja me erë të keqe ka dalë në sipërfaqe”, shprehet Basara.

Ai shton se politika e sotme është e vazhdueshme dhe strukturore: lufta epike për Kosovën, ksenofobia, urrejtja ndaj Perëndimit dhe klerikalizmi i stilit e fashistit Dimitrije Lotiq, të ushqyera me dekada nga intelektualët nacionalistë dhe të përshtatura në shekullin 21 nga ideologë si Dobrica Qosiq.

Një nga pjesët më goditëse të intervistës lidhet me figurën e ish-kryeministrit properëndimor Zoran Gjingjiq dhe sfondin e vrasjes së tij në vitin 2003. Basara zbulon se Gjingjiq nuk kishte më asnjë shans të mbijetonte politikisht apo fizikisht, sepse tentoi të këpuste qarkun e nacionalizmit dhe të bënte ndryshime strukturore.

“Gjingjiq u vra edhe pse nuk do të duhej të vritej. Ai e kishte kuptuar se nuk mund të bënte asgjë nga ato që kishte planifikuar për shkak të pengesave dhe tashmë po negocionte me disa universitete evropiane për t’u larguar nga politika pas zgjedhjeve të para. Rrethi i tij politik e dinte këtë. E vranë pjesërisht nga inati i pastër, e pjesërisht për të dërguar një mesazh: ‘Kështu do të përfundojë çdokush që guxon të prishë rendin e çarshisë’”, argumenton Basara.

Sipas tij, pasuesit e menjëhershëm të pushtetit pas atentatit – Vojislav Koshtunica dhe Boris Tadiq – ishin përfituesit e parë që gëzuan pushtet të pakufizuar për tetë vjet, duke hapur rrugën e rikthimit të radikalëve.

Basara e akuzon drejtpërdrejt Koshtunicën se vendosi “kontinuitet shtetëror” me strukturat e Millosheviqit, mbështeti rebelimin e armatosur të njësisë JSO dhe përdori mjetet e shtetit e klerikalizmit për të bllokuar reformat.

Mbi rolin e Kishës Ortodokse Serbe dhe klerikalizmit, Basara përmend raste të ndërhyrjes direkte politike e gjyqësore, si mbyllja e hetimeve për pedofili ndaj peshkopit Pahomije me urdhër të drejtpërdrejtë politik të Koshtunicës, apo promovimin e ideve fashiste e ushtarake nën petkun e fesë.

I pyetur për mënyrën se si Aleksandar Vuçiq ka kapur çdo pore të shtetit, të shërbimeve të sigurisë e medias, Basara nënvizon se Vuçiqi e mori pushtetin dhuratë nga dështimet e Tadiqit dhe paaftësia e elitave të vetëquajtura demokratike.

Sot, kufiri mes shtetit dhe mafias është fshirë plotësisht, por kjo nuk është diçka e re pasi, sipas tij, organet e larta të policisë e shërbimit sekret ishin të përfshira edhe në ekzekutimin e vetë kryeministrit të vendit dy dekada më parë.

Sa i përket zgjedhjeve të mundshme dhe revoltës aktuale studentore e qytetare, Basara shprehet skeptik. Ai kritikon opozitën serbe dhe rrethin intelektual se në vend që të organizohet në parti liberale-demokratike, rrëshqet sërish në të njëjtin nacionalizëm të rrezikshëm.

“Unë zgjedhjet e mundshme i shoh si një zgjedhje mes ‘botës serbe’ të Aleksandar Vulinit dhe ‘pikëvështrimit serb’ të Millo Lomparit (kritik letrar serb, nacionalist dhe i afërt me studentët protestues). Asnjëri prej tyre nuk është zgjedhja ime. Pothuajse si në slloganin e filmit Alienët kundër Predatorit: Kushdo që të fitojë, ne humbasim”, përfundon Svetisllav Basara, duke paralajmëruar se pa një ndryshim rrënjësor konceptual, Serbia do të vazhdojë të mbetet e bllokuar në rrugën e saj pa krye.

Para

Nën hetim nga SPAK për aferën “Bankers”/ Leonidha Çobo merr tender 1 mln euro nga Dritan Agolli

Pas

Merr fund tmerri: Zjarret në Mallakastër dhe Krujë drejt shuarjes

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.4k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

05.10.2026
10.4k
“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.