Policia e Elbasanit ka reaguar zyrtarisht pas atentatit të regjistruar mesditën e sotme në lagjen “28 Nëntori”, ku një 50-vjeçar u vu në shënjestër të një sulmi me armë zjarri.
Uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar,Poli Boriçi, 52 vjeç.
Sipas Policisë, ngjarja u raportua rreth orës 13:00, kur u njoftua se në ambientet e jashtme të një lokali, një person kishte tentuar të vriste me armë zjarri shtetasin Ermir Kërtezi , 50 vjeç.
Gjatë veprimeve operacionale, policia ka sekuestruar edhe pistoletën me të cilën dyshohet se u krye atentati.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
















