E shtunë, 24 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Të dua shumë, por më ke lënduar”/ V*au partneren dhe më pas veten, dëshmia tronditëse e vajzës së Allmuçës: Më tha se ishte hera e fundit që po e shihja dhe…

Korrieri nga Korrieri
25.08.2026
në Aktualitet, Slider
A A
“Të dua shumë, por më ke lënduar”/ V*au partneren dhe më pas veten, dëshmia tronditëse e vajzës së Allmuçës: Më tha se ishte hera e fundit që po e shihja dhe…
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Prova të reja dhe dëshmi tronditëse hedhin dritë mbi ditët e fundit para vrasjes së një 45-vjeçareje në Lulieta Obzova në Athinë, duke zbardhur lëvizjet e autorit 50-vjeçar Altin Allmuça dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj viktimës dhe fjalët që ai i tha vajzës së tij pak para se të shkonte në banesën e gruas.

Sipas mediave greke, persona nga rrethi familjar i viktimave kanë folur për herë të parë për ngjarjen, ndërsa një bisedë mes autorit dhe vëllait të 45-vjeçares, disa ditë para krimit, hedh dritë mbi marrëdhënien mes tyre. Të afërmit e të dyja palëve kanë mbetur të tronditur nga tragjedia. Sipas dëshmive, 50-vjeçari e kishte ndjekur sistematikisht viktimën dhe dyshohet se e kishte kërcënuar edhe me armë.

“Kohët e fundit, kudo që shkonte dhe çfarëdo që bënte, ai e gjente përpara saj”, tha një familjare e viktimës. Sipas saj, Allmuça dyshohet se i kishte dërguar 45-vjeçares një fotografi ku shfaqej me armë, të shoqëruar me kërcënime.

“Ai i kishte dërguar një foto me një armë në kokë, ku i thoshte: ‘Do të vras veten dhe do të të vras ty’”, tregoi ajo. Të afërmit i kishin sugjeruar Lulietës të denonconte rastin në polici. 45-vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund marrëdhënies me 50-vjeçarin pasi mësoi se ai ishte i martuar dhe kishte një vajzë 19-vjeçare. Sipas dëshmive, pas ndarjes, sjellja e tij dyshohet se u bë gjithnjë e më agresive.

Sipas një miku të tij të afërt, para se të shkonte në banesën e viktimës, ai u takua me vajzën e tij dhe i foli në një mënyrë që e bëri atë të kuptonte se mund të ishte hera e fundit që e shihte. “Ai takoi vajzën e tij dhe i tha: ‘Të dua shumë. Ti je jeta ime. Por ti më ke lënduar sepse nuk më ke mbështetur. Doja që të ishe pranë meje dhe mund të mos më shohësh më. Do të jetë hera e fundit që më sheh’”, tregoi miku i tij.

Më pas, Allmuça u kthye në shtëpi, zgjoi bashkëshorten dhe i la para, duke i kërkuar të kujdesej për vajzën e tyre. “Ai u kthye në shtëpi rreth orës katër. Zgjoi gruan, i la disa para dhe i tha të kujdesej për fëmijën”, tregoi ai. Pak më vonë, 50-vjeçari dyshohet se shkoi pranë pallatit ku jetonte 45-vjeçarja dhe priti derisa ajo të dilte. Sipas raportimeve, ai e befasoi gruan dhe e qëlloi për vdekje.

Një banor i zonës përshkroi për median greke momentet menjëherë pas të shtënave.

“Fillimisht dëgjova një britmë gruaje dhe më pas një tjetër të shtënë. Në total ishin katër të shtëna. E katërta u dëgjua shumë fort pranë derës sime. Kur zbrita poshtë, gruaja ishte e shtrirë përmbys dhe fytyra e saj ishte e mbuluar me gjak”, tha ai. Pas vrasjes së 45-vjeçares, 50-vjeçari i dha fund edhe jetës së tij. Sipas dëshmive të personave të afërt, viktima kishte shprehur më herët frikën nga sjellja e tij dhe kishte marrë masa për t’u mbrojtur, përfshirë edhe ndërrimin e bravave të banesës.

Vajza e 45-vjeçares u ka thënë autoriteteve se ishte në dijeni për marrëdhënien e nënës së saj me 50-vjeçarin dhe se ajo kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes. Nëna e saj kishte shprehur shqetësimin për sjelljen e Allmuçës, të cilin e përshkruante si tepër xheloz dhe që i shkaktonte vazhdimisht probleme.

“E dija që mamaja ime kishte qenë në një lidhje kohët e fundit. Ajo më kishte thënë se ishte ndarë në fund të shkurtit. Ishte e shqetësuar për sjelljen e këtij burri, sepse ai i shkaktonte vazhdimisht probleme. Më kishte thënë se ishte jashtëzakonisht xheloz”, dëshmoi ajo. Edhe vajza e Allmuçës ka folur për tragjedinë, duke thënë se është e tronditur nga ajo që bëri babai i saj. “Jam e shokuar nga i gjithë ky incident. Nuk mund ta besoj që babai im e bëri këtë. Ai është babai im dhe do të më mungojë. E humba babain tim, por nga ana tjetër nuk mund ta injoroj faktin që ai ka bërë keq, që është bërë vrasës. Ai i mori jetën një gruaje dhe nënës së një vajze të moshës sime”, tha ajo.

“Jam shumë e shqetësuar psikologjikisht për gjithë këtë situatë. Nuk jam përgjegjëse për asgjë dhe respektoj dhimbjen e vajzës tjetër. Në thelb, ne jemi viktimat. Do të doja shumë që e gjithë kjo histori të mbaronte këtu, që të qetësoheshim dhe të respektonim dhimbjen tonë, duke vajtuar secili njerëzit që do”, shtoi vajza e Allmuçës.

Para

Si u mashtrua Kambisti në Tiranën nën emrin e Bashkim Ulajt

Pas

Euro prek minimumin historik ndaj lekut, këmbëhet në shifra alarmante

Nga Kategoria

AFP: Shqipëria nuk gjen qetësi, protestuesit rikthehen në rrugë dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës
Aktualitet

AFP: Shqipëria nuk gjen qetësi, protestuesit rikthehen në rrugë dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës

24.10.2026
10.4k
Furtuna në administratë, a do e japë dorëheqjen dhe Dashnor Sula?
Aktualitet

Furtuna në administratë, a do e japë dorëheqjen dhe Dashnor Sula?

24.10.2026
10.3k
Valë ndryshimesh në administratë, dorëheqja e 20 drejtuesve, përfshirë Tatimet, Doganat, QKB
Aktualitet

Valë ndryshimesh në administratë, dorëheqja e 20 drejtuesve, përfshirë Tatimet, Doganat, QKB

24.10.2026
10.4k
“Kush i tërheq fijet?” – “Deutsche Welle”: Nga Rusia te Antifa, si përpiqet Rama të delegjitimojë protestën studentore
Aktualitet

Nga Tirana në Paris, nga Madridi në Milano: Pse është zemëruar Europa?

24.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

23.10.2026
10.3k
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për dhunën ndaj protestuesve: Hetuesit zbarkojnë te Trauma, sekuestrohen kartelat mjekësore

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për dhunën ndaj protestuesve: Hetuesit zbarkojnë te Trauma, sekuestrohen kartelat mjekësore

21.10.2026
10.4k
Hakerohet telefoni i Jared Kushner, dalin miliardat në llogaritë sekrete me sauditët

Hakerohet telefoni i Jared Kushner, dalin miliardat në llogaritë sekrete me sauditët

23.10.2026
10.4k
Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

20.10.2026
10.4k
Pentagoni po krijon fshehurazi një agjenci të re elitare për sabotim teknologjik kundër vendeve rivale

Pentagoni po krijon fshehurazi një agjenci të re elitare për sabotim teknologjik kundër vendeve rivale

23.10.2026
10.3k
Protestat në Itali, lind “Lëvizja 17 Tetori”, manifesti i saj: Një lëvizje rinore, pa drejtues dhe pa hierarki

Protestat në Itali, lind “Lëvizja 17 Tetori”, manifesti i saj: Një lëvizje rinore, pa drejtues dhe pa hierarki

20.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

19.10.2026
10.5k
Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

21.10.2026
10.5k
Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

21.10.2026
10.4k
A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

22.10.2026
10.4k
Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

20.10.2026
10.4k
FOTO/ Këta janë Selam dhe Nazmi Islamaj, dy vëllezërit që humbën jetën pas sherrit për murin rrethues

FOTO/ Këta janë Selam dhe Nazmi Islamaj, dy vëllezërit që humbën jetën pas sherrit për murin rrethues

20.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.