Kanë dalë pamje nga arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi.
Ky është momenti i shoqërimit të Agasit duke hyrë tek Drejtoria e Policisë Tiranë
I rrethuar nga forca të shumta policie, me shapka dhe pranga në duar dhe i veshur me një t-shirt ngjyrë të bardhë dhe me pantallona të shkurtra, Agasi ngjit shkallët e komisariatit.
Agasi u arrestua mbrëmjen e kësaj të mërkure pranë rrugës së Plepave në Durrës, ku ndodhej pasagjer në një automjet të drejtuar nga ish-efektivi Uljan Shpataraku, edhe ky i fundit i shpallur në kërkuar nga policia.
Agasi ishte në kërkim prej dhjetorit 2025, kur SPAK lëshoi urdhër-arrest ndaj tij në kuadër të hetimeve për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje.
Ndërkohë Uljan Shpataraku u shpall në kërkim në 6 gusht të këtij viti, pasi pas një debati në një lokal në Dhërmi kërcënoi me armë kamarierin dhe administratorin.
















