E enjte, 5 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SIGAL në RVS Monako me drejtuesit botërorë të risigurimeve: €1.5 miliardë kapacitet për katastrofat në Shqipëri

Korrieri nga Korrieri
11.09.2026
në Aktualitet
A A
SIGAL në RVS Monako me drejtuesit botërorë të risigurimeve: €1.5 miliardë kapacitet për katastrofat në Shqipëri
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

 

Drejtues të lartë të Grupit SIGAL, të kryesuar nga CEO i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, morën pjesë në Rendez-Vous de Septembre, një prej takimeve më të rëndësishme të industrisë globale të sigurimeve dhe risigurimeve në Botë.

Në këtë takim u zhvilluan kontakte me drejtuesit e kompanive më të mëdha të risigurimit dhe brokerimit në botë.

Nga 5 deri më 9 shtator 2026, Monte Karloja ishte qendra e tregut global të sigurimeve dhe risigurimeve, me zhvillimin e edicionit të 68-të të Rendez-Vous de Septembre (RVS). Në këtë aktivitet ndërkombëtar morën pjesë rreth 3,700 profesionistë nga 90 vende, mes tyre drejtues të kompanive të sigurimit dhe risigurimit, brokerë, menaxherë rreziku, këshilltarë financiarë dhe profesionistë të tjerë të industrisë.

Grupi i përfaqësuesve të lartë të SIGAL zhvilloi takime me përfaqësues të tregjeve më të mëdha ndërkombëtare të risigurimit dhe brokerimit.

Kapaciteti 1.5 miliardë euro

Gjatë takimeve në Monte Karlo, përfaqësuesit e SIGAL zhvilluan takime të drejtpërdrejta me me mbi njëzetë drejtues të kompanive më të mëdha ndërkombëtare të risigurimit, si dhe me brokerët më të mëdhenj globalë, përfshirë Aon dhe Marsh.

Një prej çështjeve kryesore të diskutuara ishte mundësia e krijimit të një skeme më të gjerë mbulimi për katastrofat natyrore në Shqipëri, duke përdorur përvojën dhe burimet e tregut ndërkombëtar të risigurimit.

Sipas diskutimeve paraprake, është vërejtur një hapësirë risigurimi prej rreth 1.5 miliardë eurosh për kompanitë lokale të sigurimit, për të cilën drejtuesit hynë në bisedime konkrete.

Për Shqipërinë do të thotë transferim i një pjesë të konsiderueshme të rrezikut të katastrofave natyrore në tregjet ndërkombëtare. Në këto takime u shtruan edhe kontakte për CYBER Risk Insurance, hapa të mëtejshëm në drejtim të garancive për projektet e mëdha ndërtimore, si edhe për produkte të tjera që funksionojnë në tregjet botërore e që, SIGAL, falë bashkëpunimit prestigjioz me gjigantët botororë të risigurimit mund t’ia sjellë si novacion tregjeve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, produkte që krijojnë mundësi praktike për të gjithë klientët dhe që janë të arritshme prej tyre.

Mesazhi që vjen nga takimet e Monte Karlos është se kompanitë shqiptare të sigurimit mund të përdorin kapacitetet e risiguruesve ndërkombëtarë për të ofruar produkte të dedikuara për tërmetet, përmbytjet dhe katastrofa të tjera natyrore, duke bërë të mundur që rreziku të mos përballohet vetëm nga bilancet e kompanive vendase.

Edhe bujqësia mund të mbulohet

Risiguruesit ndërkombëtarë kanë shprehur gatishmëri për të ofruar kapacitete edhe për sektorin e sigurimit të agro-kulturës, duke krijuar mundësi për mbulimin e fermerëve dhe aktiviteteve bujqësore ndaj rreziqeve të ndryshme, përfshirë dëmet e shkaktuara nga fenomene ekstreme natyrore.

Kjo do të mund të krijonte një mekanizëm më të qëndrueshëm për mbrojtjen e sektorit bujqësor, veçanërisht në kushtet e rritjes së ekspozimit ndaj rreziqeve klimatike.

Nga Monte Karlo te Shqipëria

Pjesëmarrja e drejtuesve të Grupit SIGAL në këtë forum ndërkombëtar synon të sjellë në Shqipëri jo vetëm kontaktet dhe përvojën e më të mëdhenjve të tregut global, por edhe mundësi konkrete për forcimin e mbrojtjes financiare ndaj katastrofave. Risigurimi është një nga garancitë kryesore të stabilitetit dhe aftësisë paguese të një kompanie sigurimi, veçanërisht në një treg të ekspozuar ndaj katastrofave si Shqipëria.

Vetëm gjatë vitit 2025, SIGAL IG u pagoi mbi 15.1 milionë euro risiguruesve ndërkombëtarë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, si një investim në kapacitetin financiar, në ekspertizën dhe në sigurinë që qëndron pas çdo police sigurimi të garantuar në drejtim të përmbushjes së detyrimeve ndaj klientëve edhe për situatat më të vështira.

 

Para

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

Pas

Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të lënduar

Nga Kategoria

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari
Aktualitet

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari

05.11.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut
Aktualitet

Detaje të reja: Djali fshiu pamjet e kamerave pas vra sjes së babait

05.11.2026
10.4k
Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”
Aktualitet

Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”

05.11.2026
10.3k
Tragjedia në Elbasan, një grua humb jetën nën rrënoja, pronari i banesës zhduket pas shpërthimit që shembi pallatin
Aktualitet

Tragjedia në Elbasan, një grua humb jetën nën rrënoja, pronari i banesës zhduket pas shpërthimit që shembi pallatin

05.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Putin kërcënon Europën me luftë: Jemi gati, por s’do ketë fitues

Putin kërcënon Europën me luftë: Jemi gati, por s’do ketë fitues

30.10.2026
10.4k
Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30.10.2026
10.4k
Lufta në Ukrainë: Rusia humbi mbi 54 mijë ushtarë në tetor?

Lufta në Ukrainë: Rusia humbi mbi 54 mijë ushtarë në tetor?

02.11.2026
10.4k
16-vjeçari nga Lezha ndërron jetë te “Trauma”, një javë pas aksidentit me motor

16-vjeçari nga Lezha ndërron jetë te “Trauma”, një javë pas aksidentit me motor

03.11.2026
10.4k
Shtyhet përsëri hapja e ‘basteve online’

Shtyhet përsëri hapja e ‘basteve online’

04.11.2026
10.4k
Demokratët rimarrin kontrollin e Senatit

Demokratët rimarrin kontrollin e Senatit

04.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

03.11.2026
10.4k
Bashkë me Ergys Agasin arrestohet edhe i besuari i Ilir Prodës: Si u ndoqën nga Elbasani deri te Plepat

“Berti i Duraluminit” ribashkohet me mikun që tentoi ta shpëtonte nga BKH-ja! Ja kë gjen Agasi në burgun e Fierit

31.10.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

04.11.2026
10.4k
VENDIMI/ Kur nis shpërndarja e bonusit për pensionistët

Premtimi i Ramës për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

28.10.2026
10.5k
Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

31.10.2026
10.4k
Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

04.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.