E enjte, 5 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Po fshihet në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait, pista e fundit çon drejt kufirit!

Korrieri nga Korrieri
17.09.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Po fshihet në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait, pista e fundit çon drejt kufirit!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një megaoperacion është vënë në lëvizje nga autoritetet greke për kapjen e Alket Rizait, i cili nuk është kthyer në burgun e Domokos pas përfundimit të lejes së tij. Sipas mediave greke, Rizai duhej të paraqitej në burg në orën 08:00 të mëngjesit të së hënës, 14 shtator, por nuk është kthyer në qeli pas përfundimit të lejes.

Policia greke ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij, por deri tani pa rezultat. Në kuadër të hetimeve është ngritur edhe dyshimi se Rizai mund të jetë larguar drejt Shqipërisë.

Sipas informacioneve të mbërritura te autoritetet greke, gjurma e fundit e tij është lokalizuar në Greqinë e Veriut. Kjo ka ngritur dyshimet se prej andej mund të ketë kaluar ilegalisht kufirin drejt Shqipërisë. Por, deri më tani, kjo mbetet vetëm një pistë e pakonfirmuar.

Vetëm një ditë para përfundimit të lejes për t’u rikthyer në burg, emri i Alket Rizait u raportua i lidhur me një ngjarje të rëndë të ndodhur më 13 shtator, ku u regjistruan të shtëna me armë zjarri dhe mbetën të plagosur dy persona. Sipas mediave greke, Rizai dyshohet se është personi që ka qëlluar me armë gjatë konfliktit.

Pas ngjarjes, ai është larguar, ndërsa të nesërmen nuk është paraqitur në burgun e Domokos, ku duhej të kthehej pas përfundimit të lejes. Në këto rrethana, autoritetet greke e kanë shpallur zyrtarisht në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për vendndodhjen e tij dhe rrethanat e largimit.

Kjo ishte leja e 17-të që Rizai kishte marrë që nga viti 2021. Në 16 rastet e mëparshme ai ishte kthyer në burg, ndërsa këtë herë vendosi të mos paraqitej në orarin e përcaktuar.

Alket Rizai është një emër i njohur për autoritetet greke dhe lidhet prej vitesh me botën kriminale.

Në vitin 2003, ai ishte personi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit grek, Thanasis Koropiotis, pas një keqkuptimi që lidhej me partneren e tij. Në vitin 2006, Rizai u arratis me Vasilis Paleokostas, duke shkaktuar reagime të fortë mbi masat e sigurisë në burgjet greke.

Në gusht të po atij viti, Rizai akuzohet se vrau në Peristeri 43-vjeçarin Konstantinos Koutelieris dhe 36-vjeçarin Ioannis Katsios. Sipas hetimeve, vrasjet u kryen me urdhër të një prej figurave të fuqishme të mafies greke, Vasilis Stefanakos. Sërish, disa ditë më vonë, Rizai u arrestua nga policia. Megjithatë, edhe këtë herë, u arratis përsëri me helikopter në shkurt të vitit 2009 nga Korydallos.

Pasi u arrestua në 2009, ai tentoi një tjetër arratisje në vitin 2013. Këtë herë, zgjodhi një metodë tjetër, duke marrë peng pesë oficerë burgu në Malandrino.

Ndërkohë, në janar të 2021, ai kishte përfituar 5 ditë leje nga burgu, dhe u arrestua pasi u pikas duke drejtuar një automjet tip “BMW” së bashku me dy persona të konsideruar të rrezikshëm, gjatë një kontrolli të rastësishëm të trafikut.

Para

“UÇK lindi si përgjigje ndaj gjenocidit të Millosheviçit” – Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin për ish-krerët e UÇK

Pas

“O psikopat…!”/ Redi Muçi e komplimenton për look-un e ri, shihni reagimin e Zegjine Çaushit (VIDEO)

Nga Kategoria

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari
Aktualitet

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari

05.11.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut
Aktualitet

Detaje të reja: Djali fshiu pamjet e kamerave pas vra sjes së babait

05.11.2026
10.4k
Votuesit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA thanë: Mjaft më. A është ky fillimi i fundit për Trump?
Botë

Votuesit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA thanë: Mjaft më. A është ky fillimi i fundit për Trump?

05.11.2026
10.3k
Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”
Aktualitet

Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”

05.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Tragjike në Bulqizë/ 29-vjeçari vri tet me çifte gjatë gjuetisë, arrestohet autori (EMRAT)

04.11.2026
10.4k
“Sa shtëpi ke shit sot…”/ Mesazh i ri nga dosja Balluku, si i kërkohej ‘llogari’ Berberit

Nga Pandeli Carapuli dhe Ramë Geci, SPAK merr të pandehur 5 biznesmenë të njohur për Dosjen Balluku

30.10.2026
10.4k
Katër “skifterët” shqiptarë që ishin kthyer në tmerrin e familjeve aziatike në Londër dënohen me burg

Katër “skifterët” shqiptarë që ishin kthyer në tmerrin e familjeve aziatike në Londër dënohen me burg

04.11.2026
10.4k
Si u kthye Teksasi republikan në një shtet demokrat

Si u kthye Teksasi republikan në një shtet demokrat

04.11.2026
10.4k
Si u zhvatën mbi 4 milionë euro nga mashtrimi me “investime” online, pjesë e rrjetit edhe Shqipëria

Si u zhvatën mbi 4 milionë euro nga mashtrimi me “investime” online, pjesë e rrjetit edhe Shqipëria

03.11.2026
10.4k
DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së

DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së

02.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

03.11.2026
10.4k
Bashkë me Ergys Agasin arrestohet edhe i besuari i Ilir Prodës: Si u ndoqën nga Elbasani deri te Plepat

“Berti i Duraluminit” ribashkohet me mikun që tentoi ta shpëtonte nga BKH-ja! Ja kë gjen Agasi në burgun e Fierit

31.10.2026
10.4k
VENDIMI/ Kur nis shpërndarja e bonusit për pensionistët

Premtimi i Ramës për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

28.10.2026
10.5k
Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

31.10.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

04.11.2026
10.4k
Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

04.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.