E enjte, 5 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Keni 8 orë kohë”! Si u përgatit brenda një turni “Gjylja Fiskale” 270 milionë euro ndaj biznesit

Korrieri nga Korrieri
28.10.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Ik dhe eja, ministrat që as në lagje nuk i njohin
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Qeveria pritet të miratojë në mbledhjen e nesërme një paketë me ndryshime të mëdha fiskale, të cilat parashikojnë rreth 270 milionë euro të ardhura shtesë bruto në vit nga rritja e taksave dhe zgjerimi i bazës tatimore, sipas përllogaritjeve mbi efektet financiare të masave të propozuara.

Bëhet fjalë për një nga ndërhyrjet më të forta në politikën fiskale të viteve të fundit, me ndryshime që prekin drejtpërdrejt biznesin, por edhe konsumatorët.

Qeveria duket se ka zgjedhur të ndërmarrë një kthesë të fortë në politikat fiskale, 13 vite pasi Partia Socialiste erdhi për herë të parë në pushtet, duke rikthyer edhe premtimin e vitit 2013 për uljen e TVSH-së së ushqimeve bazë.

Ndryshimet janë të konsiderueshme dhe reagimet e sotme të përfaqësuesve të biznesit tregojnë se propozimet i kanë kapur “gafil”.

Por ajo që e bën edhe më të pazakontë këtë paketë është mënyra dhe koha në të cilën ajo është përgatitur.

Burime të skyweb.al bëjnë me dije se e gjithë Paketa Fiskale është përgatitur brenda pak orësh gjatë ditës së djeshme (e hënë, sh.r).

Sipas burimeve të afërta me grupin e punës, gjatë mëngjesit të djeshëm është dhënë urdhri: “Keni 8 orë kohë”.

Pas këtij urdhri, gjatë pasdites së vonë, ndryshimet fiskale, me një ndikim financiar shumë të madh mbi biznesin dhe ekonominë, janë hedhur e zeza mbi të bardhë në dokumente zyrtare, për t’iu paraqitur më pas biznesit gjatë mbrëmjes.

Ndryshimet e propozuara (të cilat mund ti lexoni KËTU) mund të ndikojnë ndjeshëm në klimën e biznesit, ndërsa rritja e taksave ngre pikëpyetje për kostot e kompanive, investimet dhe çmimet që do të paguajnë konsumatorët.

Miratimi i ndërhyrjeve të tilla në sistemin fiskal normalisht kërkon kohë, analiza të ndikimit ekonomik dhe konsultime të gjera me grupet e interesit, veçanërisht me biznesin.

Reagimet e organizatave të biznesit gjatë ditës së sotme kanë qenë kundërshtuese. Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë kanë kërkuar konsultime dhe rishikimin e propozimeve, duke paralajmëruar pasoja për sipërmarrjet, investimet dhe çmimet.

Dhoma e Tregtisë ka deklaruar madje se i kishte dërguar propozimet e saj Ministrisë së Financave më 9 tetor, por nuk kishte marrë përgjigje dhe se paketa nuk ishte prezantuar zyrtarisht në një takim konsultues me organizatat e biznesit. /skyweb.al

Para

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

Pas

Qeveria rrit sërish akcizën për duhanin, preken edhe cigaret me ngrohje dhe ato elektronike: Pritet shtrenjtim i paketave nga 1 Janari 2027

Nga Kategoria

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari
Aktualitet

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari

05.11.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut
Aktualitet

Detaje të reja: Djali fshiu pamjet e kamerave pas vra sjes së babait

05.11.2026
10.4k
Votuesit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA thanë: Mjaft më. A është ky fillimi i fundit për Trump?
Botë

Votuesit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA thanë: Mjaft më. A është ky fillimi i fundit për Trump?

05.11.2026
10.3k
Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”
Aktualitet

Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”

05.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Putin kërcënon Europën me luftë: Jemi gati, por s’do ketë fitues

Putin kërcënon Europën me luftë: Jemi gati, por s’do ketë fitues

30.10.2026
10.4k
“Sa shtëpi ke shit sot…”/ Mesazh i ri nga dosja Balluku, si i kërkohej ‘llogari’ Berberit

Nga Pandeli Carapuli dhe Ramë Geci, SPAK merr të pandehur 5 biznesmenë të njohur për Dosjen Balluku

30.10.2026
10.4k
Mbetjet e rrezikshme në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj ‘AlbChrome’

Mbetjet e rrezikshme në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj ‘AlbChrome’

31.10.2026
10.4k
16-vjeçari nga Lezha ndërron jetë te “Trauma”, një javë pas aksidentit me motor

16-vjeçari nga Lezha ndërron jetë te “Trauma”, një javë pas aksidentit me motor

03.11.2026
10.4k
Katër “skifterët” shqiptarë që ishin kthyer në tmerrin e familjeve aziatike në Londër dënohen me burg

Katër “skifterët” shqiptarë që ishin kthyer në tmerrin e familjeve aziatike në Londër dënohen me burg

04.11.2026
10.4k
Bullgaria bllokon Maqedoninë për anëtarësimin në Bashkimin Europian

Bullgaria bllokon Maqedoninë për anëtarësimin në Bashkimin Europian

03.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

03.11.2026
10.4k
Bashkë me Ergys Agasin arrestohet edhe i besuari i Ilir Prodës: Si u ndoqën nga Elbasani deri te Plepat

“Berti i Duraluminit” ribashkohet me mikun që tentoi ta shpëtonte nga BKH-ja! Ja kë gjen Agasi në burgun e Fierit

31.10.2026
10.4k
VENDIMI/ Kur nis shpërndarja e bonusit për pensionistët

Premtimi i Ramës për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

28.10.2026
10.5k
Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

31.10.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

04.11.2026
10.4k
Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

04.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.