E mërkurë, 11 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Si u rrënua perandoria financiare e Alta Bankës në Serbi

Korrieri nga Korrieri
03.11.2026
në Botë, Fokus
A A
Si u rrënua perandoria financiare e Alta Bankës në Serbi
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Historia e rënies së një banke në Serbi ngre pikëpyetje për fatin e 380 milionë eurove që, sipas dyshimeve të prokurorisë, janë nxjerrë nga thesari i bankës nga drejtori i saj. Drejtori u arrestua. Po tani?

Davor Macura, drejtuesi i Alta Bankës në Serbi, sipas Prokurorisë për Krim të Organizuar (TOK), është thirrur nga policia rreth orës 04:00 të mëngjesit të shtunën e 31 tetorit, në kuadër të një hetimi. Kjo ndodhi pasi Banka Popullore e Serbisë (NBS) kishte konstatuar se banka kishte detyrime të papaguara, ndonëse prej vitesh ishte paraqitur si një nga bankat më të suksesshme në vend.

Prokuroria serbe dyshon se vetë Macura, në një periudhë para dates 31 tetor, është futur në thesarin e bankës i ndihmuar nga dy punonjës të saj dhe ka marrë rreth 388 milionë euro. Arsyeja e këtij veprimi mbetet e paqartë. Po ashtu, ende nuk dihet se ku kanë përfunduar paratë dhe çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Policia serbe kaloi më shumë se 30 orë duke kryer kontrolle në këtë bankë. Macura kishte shkuar vet në bankë, por më 2 nëntor ai u arrestua, bashkë me dy personat e tjerë, dhe ndaj tij u caktua masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërkohë, në periudhën paszgjedhore në Serbi nisën të qarkullonin në rrjetet sociale dhe në media informacione se nga bankat po nxirreshin shuma të mëdha parash në dorë.

Dyshimet për transferimin e parave jashtë shtetit

Në rrjetet sociale dhe në media nisën të qarkullonin video dhe fotografi të nxjerrjes së dokumenteve të grisura nga institucione të ndryshme. Pretendohej se po zhdukeshin gjurmë të veprimeve të kryera gjatë pushtetit të mëparshëm, përfshirë pagesa ndaj personave të ndryshëm.

Por, ajo që shkaktoi shqetësimin më të madh ishte nxjerrja e parave nga bankat. Kjo e detyroi Bankën Popullore të Serbisë (NBS) të publikonte një komunikatë për të mohuar, siç i cilësoi vetë, lajmet e pavërteta.

I pari që ngriti alarmin ishte avokati nga Beogradi, Ivan Niniç. Ai bëri të ditur në rrjetin social X se i kishte dorëzuar NBS-së një kërkesë për nisjen urgjente të një procedure të kontrollit të jashtëzakonshëm të veprimtarisë së një banke. Niniç pretendonte se kishte informacione se banka kishte nisur një proces të “transferimit intensiv dhe të përshpejtuar të mjeteve financiare jashtë shtetit”.

NBS deklaroi se kryen vazhdimisht mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë së të gjitha bankave, me qëllim ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar.

Por avokati këmbëngulte se dispononte informacione operative sipas të cilave, që nga 26 tetori, një bankë kishte filluar transferimin intensiv dhe të përshpejtuar të mjeteve financiare likuide jashtë vendit dhe se paratë po transferoheshin në llogari dhe subjekte juridike në Moskë dhe Shkup.

Si u rrënua perandoria financiare e Alta Bankës në Serbi

Vuçiç, Nikoliç dhe Jorgovanka Tabakoviç

Roli i Vuçiçit

Disa ditë më vonë, më 28 tetor, në mediat serbe u shfaq Nemanja Karoviç, përfaqësues i Listës Studentore. Në një intervistë në RTS ai tha se pushteti i Aleksandar Vuçiçit, i cili sipas tij vazhdonte të kontrollonte institucionet, po e keqpërdorte situatën, duke rrezikuar ekonominë dhe sigurinë e vendit.

Karoviç tha se punonjësit e një banke shtetërore, “Poshtanska Shtedionica”, ose Bankës së Kursimeve Postare, kishin ndaluar disa persona që të nxirrnin para nga kjo bankë.

“Ekzistojnë dyshime serioze se nga kjo bankë është tentuar të nxirren rreth një miliard dinarë (rreth 8,5 milionë euro)”, deklaroi Karoviç.

Banka e Kursimeve Postare është 100 për qind në pronësi të shtetit. Përmes saj paguhen një pjesë e pensioneve, pagave dhe ndihmave sociale në sektorin publik.

Guvernatorja e NBS, Jorgovanka Tabakoviç, tha se: “Informacionet lidhur me procedurat konkrete të kontrollit, rrjedhën e tyre, përmbajtjen e gjetjeve individuale dhe të dhënat e tjera që përbëjnë informacione konfidenciale mbikëqyrëse, nuk mund t’i komunikohen publikut jashtë kufijve të lejuar me ligj”.

Ndërkaq, Banka e Kursimeve Postare i mohoi pretendimet, duke deklaruar se një tentativë e tillë për të nxjerrë para nuk kishte ndodhur.

Ngritja e Alta bankës

Historia e suksesit të Davor Macurës, të cilin mediat serbe e cilësojnë si të afërt me Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiçit, mund të dukej si një histori e ëndrrës së bërë realitet. Por, pas ngritjes së tij në botën e biznesit fshihen pikëpyetje për biografinë dhe lidhjet e tij.

Sipas një hulumtimi të BIRN-it, Macura ka bashkëpunuar përmes kompanisë së tij “Danica Park” edhe me Nikola Petroviqin, kumbarin e Aleksandar Vuçiçit, por edhe me Milan Radoiçiçin, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës për terrorizëm lidhur me rastin e Banjskës të vitit 2023, si dhe me bashkëshorten e Zvonko Veselinoviçit, i cili zhvillonte aktivitete biznesi në Kosovë dhe Serbi së bashku me Radoiçiqin.

Gjatë sulmit në Banjskë, një grup i armatosur serbësh hyri në veri të Kosovës. Pas përleshjeve me policinë, mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe tre pjesëtarë të grupit të armatosur serb.

Duke i falënderuar lidhjeve të fuqishme me pushtetin dhe qarqe të tjera, biznesmeni Davor Macura, një 44-vjeçar, i lindur në Rijekë të Kroacisë, filloi në Serbi nga një biznes i vogël dhe u shndërrua në një pre figurave më të fuqishme me influencë të madhe. Ai themeloi kompani të shumta në Serbi dhe vende të tjera.

Shpesh paraqitej në listat e sipërmarrësve më të suksesshëm dhe me ndikim në ekonominë e Serbisë. Gjatë një forumi në Kongresin Amerikan, në vitin 2024, ambasadori Xhon Krejg i dorëzoi Davor Macurës mirënjohjen “Lider i Gjeneratës së Ardhshme”, për përkushtimin e tij në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve afariste transatlantike ndërmjet Serbisë, Ballkanit Perëndimor dhe SHBA-së.

Në faqen e internetit të Alta Group janë publikuar informacione për vizitat e Macurës në SHBA dhe takimet e tij me anëtarë të Kongresit Amerikan.

Por, vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Serbi, kongresmeni republikan, Xho Vilson, i dërgoi një letër sekretarit amerikan të shtetit, Marko Rubio, duke kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj katër biznesmenëve nga Serbia: Davor Macurës, pronarit të Alta Group, Zhelko Mitroviqit, pronarit të televizionit Pink, si dhe Ivan Boshniakut dhe Stojan Vujko, pronarëve të kompanisë Millennium Team.

Çfarë ndodh tani me klientët e bankës?

Bankomatet dhe filialet e Alta Bankës janë mbyllur, ndërsa banka ka kaluar nën administrimin e institucioneve shtetërore. Një pjesë e dyqaneve nuk mund të pranojnë më pagesa me kartelë, pasi terminalet e tyre të pagesave ishin të lidhura me këtë bankë. Për këtë arsye, ato mund të pranojnë vetëm pagesa në para të gatshme.

Për klientët, humbja e licencës së bankës nuk do të thotë automatikisht se do t’i humbin paratë. Megjithatë, kjo sjell kufizime të menjëhershme në përdorimin e llogarive, kartelave dhe depozitave.

Në Serbi, depozitat janë të siguruara deri në 50.000 euro për depozitues, në secilën bankë. Kjo mbrojtje zbatohet përmes Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Për shumat që tejkalojnë këtë kufi, rikuperimi i parave është më i ndërlikuar. Pjesa që nuk mbulohet nga sigurimi i depozitave mund të kërkohet në procedurën e falimentimit. Pagesat varen nga pasuria e bankës, shitja e aseteve dhe rikthimi i kredive që klientët i kanë marrë prej saj. Ky proces mund të zgjasë.

Alta Banka ishte banka e nëntë më e madhe në Serbi dhe zotëronte rreth tre përqind të tregut bankar në Serbi./DW

Para

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

Pas

Bullgaria bllokon Maqedoninë për anëtarësimin në Bashkimin Europian

Nga Kategoria

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve
Aktualitet

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.3k
U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë
Aktualitet

U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë

11.11.2026
10.3k
Para, seks dhe spiunazh: Rënia e mbretit të Nvidia-s trondit gjithë industrinë e teknologjisë së lartë!
Botë

Para, seks dhe spiunazh: Rënia e mbretit të Nvidia-s trondit gjithë industrinë e teknologjisë së lartë!

11.11.2026
10.4k
A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë
Aktualitet

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Take-or-pay” pa gaz: si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan

“Take-or-pay” pa gaz: si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan

09.11.2026
10.4k
Trump humbet Kongresin, por fajin nuk e ka ai: “Po të isha unë në garë, do të kishim fituar”

Trump humbet Kongresin, por fajin nuk e ka ai: “Po të isha unë në garë, do të kishim fituar”

05.11.2026
10.4k
Shtohen mashtrimet me kredi dhe sigurime, prokuroria shënon më shumë raste

PPB për frymë, tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët, si renditen qarqet e tjera

05.11.2026
10.4k
Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari

05.11.2026
10.4k
“Ecni përpara me planin e Gazës”- Zbardhet telefonata Trump-Netanyahu pas zgjedhjeve në Izrael: Në diskutim edhe lufta me Iranin

“Ecni përpara me planin e Gazës”- Zbardhet telefonata Trump-Netanyahu pas zgjedhjeve në Izrael: Në diskutim edhe lufta me Iranin

09.11.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Detaje të reja: Djali fshiu pamjet e kamerave pas vra sjes së babait

05.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

A do të kemi një dimër të ftohtë? Ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për motin javët në vijim

A do të kemi një dimër të ftohtë? Ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për motin javët në vijim

09.11.2026
10.4k
Dhunë verbale, psikologjike dhe fizike/ DETAJE nga sherri Neda-Ogren Balluku që përfundoi në dyert e Gjykatës

Neda Karafili denoncon Ogren Ballukun për vetëgjygjësi: Nuk më lë të takoj djemtë e mi

08.11.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Detaje të reja: Djali fshiu pamjet e kamerave pas vra sjes së babait

05.11.2026
10.4k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri/ Dalin analizat, nivelet disa herë më të larta se normat e BE

09.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris

Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris

05.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.