E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Nën hetim për aferën e AKSHI-t, Ermal Beqiri merr tender nga KESH: Përgjegjëse ish-bashkëpunëtorja e Ballukut

Korrieri nga Korrieri
31.10.2026
në Aktualitet, Slider
A A
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kompania e Ermal Beqirit, biznesmenit të arrestuar në Francë për llogari të hetimeve të SPAK mbi aferën e tenderave të AKSHI-t, vijon të përfitojë kontrata publike nga institucionet shtetërore.

Sipas një investigimi të emisionit “Në Shënjestër” në News24, shoqëria “Soft & Solution”, e lidhur me Beqirin, ka siguruar një kontratë me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), me vlerë rreth 10 mijë euro.

Tenderi ka si objekt mirëmbajtjen e sistemit financiar të KESH-it, ndërsa procedura është administruar nga Joana Bushi, ish-bashkëpunëtore e afërt e Belinda Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Bushi rezulton aktualisht e angazhuar në menaxhimin e procedurave të prokurimit pranë KESH-it, pasi më herët kishte punuar pranë ish-zëvendëskryeministres Balluku.

Ajo që ngre pikëpyetje është fakti se kompania e Beqirit vijon të fitojë kontrata shtetërore, ndërkohë që emri i biznesmenit dhe aktiviteti i shoqërisë së tij janë pjesë e hetimeve të SPAK për tenderat e AKSHI-t.

Sipas dokumenteve hetimore të referuara në investigim, Ergys Agasi dyshohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme parash përmes kompanisë së tij “EA Solution”, nga operatorët “Soft & Solution”, “Fastech” dhe “First”.

Pagesat janë justifikuar formalisht si shërbime të kryera, por SPAK dyshon se në të vërtetë kanë shërbyer si shpërblime për favorizimin e kompanive në tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Hetuesit kanë konstatuar se “EA Solution” nuk dispononte kapacitetet teknologjike dhe burimet njerëzore të nevojshme për realizimin e shërbimeve të faturuara.

Në dosje përmenden edhe përfitime të tjera të dyshuara të Agasit, përfshirë verëra të shtrenjta me vlerë mbi 900 mijë euro.

Sipas SPAK, në qendër të skemës së dyshuar kanë qenë lidhjet e Agasit dhe Beqirit me ish-drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila u largua nga detyra pas përfshirjes në hetime.

Ndërkohë, kontrata e re e KESH-it ngre pikëpyetje mbi kriteret e ndjekura për përzgjedhjen e kompanisë dhe verifikimet që janë kryer përpara lidhjes së saj.

Pavarësisht vlerës relativisht të vogël të tenderit, objekti i kontratës lidhet me mirëmbajtjen e një sistemi financiar të një prej ndërmarrjeve më të rëndësishme publike në vend.

Për këtë arsye, mbetet për t’u sqaruar nga KESH se si është zhvilluar procedura, sa operatorë kanë marrë pjesë dhe çfarë verifikimesh janë kryer për kompaninë fituese.

Zhvillimi vjen ndërsa hetimet për aferën e AKSHI-t vijojnë, me SPAK që po shqyrton dyshimet për paracaktimin e tenderave dhe transferimin e miliona eurove përmes kontratave të dyshuara fiktive.

Para

Emrat/ Nga Ramë Geci te Paqsor Buzi e Artan Sako, kush janë 31 të pandehurit e dosjes “Balluku”

Pas

Mbetjet e rrezikshme në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj ‘AlbChrome’

Nga Kategoria

Shtyhet përsëri hapja e ‘basteve online’
Aktualitet

Shtyhet përsëri hapja e ‘basteve online’

04.11.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!
Aktualitet

Tragjike në Bulqizë/ 29-vjeçari vri tet me çifte gjatë gjuetisë, arrestohet autori (EMRAT)

04.11.2026
10.4k
Shpërthimi në Elbasan, humbet jetën 83-vjeçari që jetonte në banesën ngjitur (asfiksohen 8 persona të tjerë)
Aktualitet

Shpërthimi në Elbasan, humbet jetën 83-vjeçari që jetonte në banesën ngjitur (asfiksohen 8 persona të tjerë)

04.11.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut
Aktualitet

Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

04.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Putin kërcënon Europën me luftë: Jemi gati, por s’do ketë fitues

Putin kërcënon Europën me luftë: Jemi gati, por s’do ketë fitues

30.10.2026
10.4k
Bullgaria bllokon Maqedoninë për anëtarësimin në Bashkimin Europian

Bullgaria bllokon Maqedoninë për anëtarësimin në Bashkimin Europian

03.11.2026
10.4k
Çfarë po hamë? Denoncimi shqetësues, për miellin që vjen nga Serbia

Çfarë po hamë? Denoncimi shqetësues, për miellin që vjen nga Serbia

02.11.2026
10.4k
6 vite pa përgjigje, media spanjolle rikthen në vëmendje misterin e zemrës së Saimir Sulës

6 vite pa përgjigje, media spanjolle rikthen në vëmendje misterin e zemrës së Saimir Sulës

31.10.2026
10.4k
Si u kthye Teksasi republikan në një shtet demokrat

Si u kthye Teksasi republikan në një shtet demokrat

04.11.2026
10.3k
Bashkë me Ergys Agasin arrestohet edhe i besuari i Ilir Prodës: Si u ndoqën nga Elbasani deri te Plepat

“Berti i Duraluminit” ribashkohet me mikun që tentoi ta shpëtonte nga BKH-ja! Ja kë gjen Agasi në burgun e Fierit

31.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

03.11.2026
10.4k
VENDIMI/ Kur nis shpërndarja e bonusit për pensionistët

Premtimi i Ramës për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

28.10.2026
10.5k
Bashkë me Ergys Agasin arrestohet edhe i besuari i Ilir Prodës: Si u ndoqën nga Elbasani deri te Plepat

“Berti i Duraluminit” ribashkohet me mikun që tentoi ta shpëtonte nga BKH-ja! Ja kë gjen Agasi në burgun e Fierit

31.10.2026
10.4k
Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

31.10.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

04.11.2026
10.4k
Avokati i Veliajt rrëfen prapaskenat: Rama më telefonoi duke fyer dhe kërcënuar

Avokati i Veliajt rrëfen prapaskenat: Rama më telefonoi duke fyer dhe kërcënuar

03.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.