SPAK ka kërkuar dënimin me burg për dy të pandehurit e përfshirë në sigurimin e kushteve për të vrarë Ervis Martinajn (i njohur si “Mbreti i Basteve”) dheErigers Mihasin, i pari i zhdukur, i dyti i vrarë në një atentat.
SPAK ka dhënë pretencën për 2 të akuzuarit.
Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 10 vite burg për Leonard Dukën dhe 6 vite burg për Drianto Bardhi.
Kjo çështje është fraksion i dosjes ‘revanshi’ ku u zbardhen mijëra komunikime në aplikacionin Sky Ecc.
Kujtojmë se, Leonard Duka (i njohur si “Princi Damian“) më herët është dënuar me 30 vite burg si kreu i grupit kriminal qe ekzekutoi ish-policin Santiago Malko, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinaj.














