E enjte, 12 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Protesta Kombëtare/ Studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit!

Korrieri nga Korrieri
07.11.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Sa kushton jetesa për një të ri në Tiranë, nga qiratë tek ushqimet: Si u trefishuan kostot në pak vjet

A protester holds a scarf reading: "Oh, how good it is to be Albanian", amid an anti-government protest by students in Tirana, Albania, October 17, 2026. REUTERS/Florion Goga

104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Studentët kanë paralajmëruar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Pas më shumë se 150 ditësh protestë dhe rezistence, lëvizja studentore ka vendosur të intensifikojë aksionin e saj, duke kaluar në një strategji të re organizimi me dy protesta kombëtare në javë.

Sipas njoftimit të publikuar nga organizatorët, protestat do të zhvillohen çdo të mërkurë dhe të shtunë, në të njëjtën orë, 14:00. Ky vendim synon të mbajë gjallë mobilizimin studentor dhe të rrisë presionin ndaj qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Në qendër të qëndrimit të studentëve vijon të jetë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilën ata e konsiderojnë të panegociueshme.

Organizatorët shprehen se, pavarësisht protestave të zhvilluara prej muajsh, deri më tani nuk kanë marrë përgjigjen që kërkojnë nga qeveria.

Në deklaratën e tyre, studentët theksojnë se janë të përgatitur për një betejë të gjatë dhe se faza e re e organizimit synon të krijojë një lëvizje më të qëndrueshme dhe më të fuqishme.

Ndërkohë, bojkoti i procesit mësimor është duke vijuar.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjet për dialog me studentët protestues, duke shprehur gatishmërinë për komunikim. Megjithatë, deri më tani kjo ofertë nuk ka sjellë ndryshim në qëndrimin e protestuesve, të cilët vijojnë të këmbëngulin se dorëheqja e kryeministrit është kërkesa e tyre kryesore.

Në mbështetje të studentëve janë rreshtuar edhe pedagogë dhe qytetarë, të cilët kanë shprehur solidaritet me kauzën e tyre.

Strategji e re, dy protesta kombëtare në javë

Në njoftimin e tyre, grupimi “Studentët n’protestë” bëri të ditur se vendimi për të zhvilluar dy protesta kombëtare në javë vjen pas një periudhe të gjatë qëndrese dhe synon t’u japë studentëve dhe mbështetësve mundësinë për të qenë më të organizuar.

Organizatorët kanë deklaruar gjithashtu se do të vijojnë të mbështesin edhe protestat e tjera qytetare kundër qeverisë, pavarësisht kohës dhe vendit ku ato organizohen.

Protesta e sotme pritet të jetë një tjetër moment i rëndësishëm për lëvizjen studentore, ndërsa mbetet për t’u parë se sa do të jetë pjesëmarrja dhe nëse tubimi do të shoqërohet me marshime apo forma të tjera reagimi.

Studentët u kanë bërë thirrje të gjithë të rinjve dhe qytetarëve që mbështesin kauzën e tyre t’u bashkohen në protestën e sotme, e cila nis në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Para

Masakra mjedisore e Albchrome në Elbasan, prokuroria sekuestron 300 tonë pluhur kancerogjen nga Uzina e Ferrokromit

Pas

Vidhte banesa, arrestohet “skifteri” shqiptar në Itali, sekuestrohen para dhe bizhuteri ari

Nga Kategoria

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve
Aktualitet

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…
Aktualitet

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë
Aktualitet

‘Jam gati të dëshmoj, ballafaqim’, Veliaj kërkesë Ballës: Të ngrihet Komision Hetimor për kërcënimet e Ramës

11.11.2026
10.4k
U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë
Aktualitet

U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë

11.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mashtrimet përmes SMS-ve/ Policia e Shtetit apelon: Mos vendosni të dhënat tuaja bankare në faqe të dyshimta!

Mashtrimet përmes SMS-ve/ Policia e Shtetit apelon: Mos vendosni të dhënat tuaja bankare në faqe të dyshimta!

09.11.2026
10.4k
Trump humbi Kongresin, nis lufta për trashëgiminë e tij! Rubio dhe Vance përplasen për MAGA-n, demokratët kërkojnë liderin e ri

Trump humbi Kongresin, nis lufta për trashëgiminë e tij! Rubio dhe Vance përplasen për MAGA-n, demokratët kërkojnë liderin e ri

08.11.2026
10.4k
Votuesit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA thanë: Mjaft më. A është ky fillimi i fundit për Trump?

Votuesit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA thanë: Mjaft më. A është ky fillimi i fundit për Trump?

05.11.2026
10.4k
U gjobit 5 mln lekë nga policia, flet 17-vjeçari: Nëna më ka ndërruar jetë, familja ime jeton me kemp! Do protestoj deri kur të ikë Rama

U gjobit 5 mln lekë nga policia, flet 17-vjeçari: Nëna më ka ndërruar jetë, familja ime jeton me kemp! Do protestoj deri kur të ikë Rama

09.11.2026
10.4k
Dhunë verbale, psikologjike dhe fizike/ DETAJE nga sherri Neda-Ogren Balluku që përfundoi në dyert e Gjykatës

Neda Karafili denoncon Ogren Ballukun për vetëgjygjësi: Nuk më lë të takoj djemtë e mi

08.11.2026
10.4k
DOKUMENTET/ A fshihet Pëllumb Salillari pas emrin Engjëll Agalliu te licenca për park fotovoltaik 82 mln euro nën logon Albania Power Energy në Fier?

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

07.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

A do të kemi një dimër të ftohtë? Ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për motin javët në vijim

A do të kemi një dimër të ftohtë? Ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për motin javët në vijim

09.11.2026
10.4k
Dhunë verbale, psikologjike dhe fizike/ DETAJE nga sherri Neda-Ogren Balluku që përfundoi në dyert e Gjykatës

Neda Karafili denoncon Ogren Ballukun për vetëgjygjësi: Nuk më lë të takoj djemtë e mi

08.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri/ Dalin analizat, nivelet disa herë më të larta se normat e BE

09.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris

Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris

05.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.