E mërkurë, 11 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Votat për Sara Milën në këmbim të ndihmës ekonomike? Dosja zbulon si u përjashtuan 55 familjet pas sigurimit të mandatit

Korrieri nga Korrieri
11.11.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Votat për Sara Milën në këmbim të ndihmës ekonomike? Dosja zbulon si u përjashtuan 55 familjet pas sigurimit të mandatit
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur pas paraqitjes së deputetes së Partisë Socialiste, Sara Mila në SPAK, ku dyshohet për korrupsionin zgjedhor gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Sipas një dosjeje hetimore të Prokurorisë së Elbasanit, dhjetëra familje dyshohet se janë përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike me qëllim që të votonin për kandidaten e atëhershme, Sara Mila.

Nga 60 familje të verifikuara nga prokuroria, 55 prej tyre rezultojnë të jenë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike në muajt maj-qershor 2026, shkruan Topchannel. Sipas materialeve hetimore, të cilat janë bërë pjesë e dosjes, dyshohet se punonjës të Shërbimit Social në Elbasan kanë rritur në mënyrë fiktive numrin e familjeve përfituese gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

Nga hetimet rezulton se aplikimet për disa qytetarë janë kryer nga vetë punonjësit e institucionit. Madje, një pjesë e personave që figuronin si përfitues të ndihmës ekonomike dyshohet se ndodheshin jashtë Shqipërisë dhe jetonin në emigracion. Në dëshmitë e dhëna përpara prokurorëve, punonjës të Shërbimit Social kanë deklaruar se në mars të vitit 2025, pas nisjes së fushatës zgjedhore, drejtuesja e institucionit u kishte kërkuar të rrisnin numrin e familjeve që përfitonin ndihmë ekonomike.

Një pjesë e rëndësishme e provave të administruara në dosje janë komunikimet mes punonjësve të Shërbimit Social dhe drejtuesve të institucionit. Në këto komunikime, sipas hetimit, përmendet edhe deputetja Sara Mila. Prokuroria e Elbasanit ka hetuar dyshimet për përdorimin e ndihmës ekonomike në funksion të fushatës zgjedhore dhe më pas ia ka përcjellë materialet SPAK-ut, për të hetuar rolin e mundshëm të deputetes.

Në dosje evidentohet edhe fakti se shumica e familjeve të përfshira në verifikim kanë humbur përfitimin nga skema pas përfundimit të zgjedhjeve.

“Nga verifikimet dhe përfitimet e shtetasve të listuar në vendimin e sekuestrimit të datës 29.05.2026 për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 01.10.2024-01.04.2025, ka rezultuar se rreth 55 familje nga 60 që ishte kampioni i hetimit janë përjashtuar nga skema e Ndihmës Ekonomike në muajt maj-qershor 2026”, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Elbasanit.

Sipas të njëjtit dokument, përjashtimet nga skema kanë ndodhur në një periudhë kur prokuroria kishte nisur hetimet dhe kishte filluar të thërriste për deklarime personat me funksione shtetërore. Ndërkohë, Sara Mila u paraqit këtë të mërkurë në SPAK, ku ka dhënë shpjegime lidhur me çështjen. Pas daljes nga institucioni, ajo deklaroi se po zhvillon një betejë për dinjitetin e saj dhe për t’i dhënë fund, sipas saj, sulmeve politike ndaj personit të saj.

E pyetur për dyshimet se ndihma ekonomike mund të jetë përdorur për të siguruar vota në favor të saj, deputetja nuk dha një përgjigje konkrete, duke u shprehur se çështja është nën sekretin hetimor. Deri më tani, Sara Mila vijon të mbajë mandatin e deputetes, ndërsa hetimet pritet të hedhin më shumë dritë mbi mënyrën se si janë trajtuar aplikimet për ndihmë ekonomike në Elbasan, rolin e punonjësve të administratës dhe nëse ka pasur ndikim politik në procesin e përfitimit të saj.

55 nga 60 familjet e verifikuara nuk përfitojnë më ndihmë ekonomike, ndërsa dyshimet për përdorimin e skemës në funksion të zgjedhjeve mbeten objekt i hetimit.

Para

Para, seks dhe spiunazh: Rënia e mbretit të Nvidia-s trondit gjithë industrinë e teknologjisë së lartë!

Pas

U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë

Nga Kategoria

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve
Aktualitet

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.3k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…
Aktualitet

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.3k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë
Aktualitet

‘Jam gati të dëshmoj, ballafaqim’, Veliaj kërkesë Ballës: Të ngrihet Komision Hetimor për kërcënimet e Ramës

11.11.2026
10.3k
U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë
Aktualitet

U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë

11.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Fol me kryeministrin”, Rama hap faqen e dialogut për protestat

SPAK regjistron procedim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze

07.11.2026
10.4k
180 ditë nga zgjedhjet, opozita ende pa kandidat për Tiranën. PD mes Alimehmetit dhe Binajt, por pa një strategji të qartë

180 ditë nga zgjedhjet, opozita ende pa kandidat për Tiranën. PD mes Alimehmetit dhe Binajt, por pa një strategji të qartë

10.11.2026
10.4k
Planet për vrasjen e Ervis Martinajt (i zhdukur) dhe Erigers Mihasit (i ekzekutuar), ja sa vite burg kërkon SPAK për “Princin Damian”!

Planet për vrasjen e Ervis Martinajt (i zhdukur) dhe Erigers Mihasit (i ekzekutuar), ja sa vite burg kërkon SPAK për “Princin Damian”!

05.11.2026
10.4k
Masakra mjedisore e ‘AlbChrome’! Prokuroria sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm

Masakra mjedisore e ‘AlbChrome’! Prokuroria sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm

08.11.2026
10.4k
Ilirjan Celibashi e lëshon pa frena, 1 mld lekë TENDER pa GARË

Celibashi i jep tenderët e KQZ-së Sokol Topçiut të kontabandës

09.11.2026
10.4k
Mashtrimet përmes SMS-ve/ Policia e Shtetit apelon: Mos vendosni të dhënat tuaja bankare në faqe të dyshimta!

Mashtrimet përmes SMS-ve/ Policia e Shtetit apelon: Mos vendosni të dhënat tuaja bankare në faqe të dyshimta!

09.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

A do të kemi një dimër të ftohtë? Ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për motin javët në vijim

A do të kemi një dimër të ftohtë? Ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për motin javët në vijim

09.11.2026
10.4k
Dhunë verbale, psikologjike dhe fizike/ DETAJE nga sherri Neda-Ogren Balluku që përfundoi në dyert e Gjykatës

Neda Karafili denoncon Ogren Ballukun për vetëgjygjësi: Nuk më lë të takoj djemtë e mi

08.11.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Detaje të reja: Djali fshiu pamjet e kamerave pas vra sjes së babait

05.11.2026
10.4k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri/ Dalin analizat, nivelet disa herë më të larta se normat e BE

09.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris

Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris

05.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.