E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

Korrieri nga Korrieri
13.11.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kompanisë ‘Kurum’, një nga operatorët më të mëdhenj të industrisë metalurgjike në Shqipëri, i është hequr leja mjedisore pas 10 vitesh. Mësohet se vendimi nga ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj i cili më 3 nëntor 2026 ka firmosur urdhrin për shfuqizimin e lejes mjedisore të tipit  A, me numër PN-3843-09-2016. Leja mjedisore për kompaninë në fjalë është lëshuar që prej shtatorit të vitit 2016.

Vendimi prek aktivitetet që lidhen me prodhimin e gizës dhe çelikut, shkrirjen e metaleve, përpunimin e metaleve ferroze, fonderinë, prodhimin e gëlqeres, si dhe përpunimin dhe saldimin e metaleve. Në urdhrin e ministrit thuhet se shfuqizohet leja mjedisore e subjektit KURUM INTERNATIONAL për veprimtarinë në Kombinatin metalurgjik, në Njësinë Administrative Bradashesh, Bashkia Elbasan.

“Udhëroj: 1. Shfuqizimin e lejes së mjedisit me nr. PN-3843-09-2016, të subjektit “KURUM INTERNATIONAL”, me veprimtari “Leje mjedisore për: Prodhimi i gizës ose çelikut (shkrirje primare dhe sekondare), duke përfshirë derdhjen e vazhdueshme; 2.3 a Përpunimi i metaleve ferroze me mullinj me rula në të nxehtë; 2.4 Fonderitë e metaleve ferroze; 1.7 Gaz natyror aromatik ose GNL, përveç rasteve kur veprimtaria është e lidhur me Tipin A, ose përzierje e aromave; 3.1 b Prodhimi i gëlqeres në furra rrotulluese; 7.12 k Përpunimi dhe saldimi i metaleve”, me vend kryerjeje të veprimtarisë: “Kombinati metalurgjik, Njësia Administrative Bradashesh, Bashkia Elbasan, Qarku Elbasan” – thuhet në urdhërin e Ministrit.

Shfuqizimi i lejes mjedisore vjen ndërsa KURUM International është përfshirë edhe në hetimin për mbetjet industriale toksike të nisura nga Durrësi drejt Tajlandës dhe të kthyera në Shqipëri në tetor 2024.  Mbetjet u nisën nga impianti ‘Kurum’ pranë metalurgjikut në Elbasan. Mbetjet toksike, më pas, i ka shitur tek kompania ‘Sokolaj’. Më pas, ‘Sokolaj’ ia ka shitur këtë sasi simotrës së saj në Kroaci, GS Minerals D.o.o për 141 mijë dollarë, ndërsa kontejnerët janë nisur nga porti i Durrësit me destinacion fundor Tajlandën më 4 korrik 2024.

Udhëtimi i kontejnerëve të dyshuar ka vënë alarmin në shumë vende që kur u ngarkuan në portin shqiptar të Durrësit në korrik. Tajlanda refuzoi të pranonte dërgesën pasi u njoftua për përmbajtjen e saj të rrezikshme nga grupet mjedisore. Pluhuri i furrës, i cili kërkon trajtim, është një produkt mbetjesh i rrezikshëm që zakonisht vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike toksike si kadmiumi dhe kromi që janë të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin. Ndërkohë çështja është në hetim nga Prokuroria e Durrësit, që po verifikon dokumentacionin e plotë dhe autorët e shkeljes së rëndë.

Para

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit dhe 3 të tjerë! Zbardhet skema

Pas

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.3k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Djegia e makinës së gazetarit Sami Curri, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar edhe pas 6 muajsh

Djegia e makinës së gazetarit Sami Curri, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar edhe pas 6 muajsh

14.11.2026
10.4k
“Shuplaka” e Komisionit Europian për AKU-në e Blerina Gjylametit: Kategorizimi i bizneseve ushqimore, me korrupsion?!

“Shuplaka” e Komisionit Europian për AKU-në e Blerina Gjylametit: Kategorizimi i bizneseve ushqimore, me korrupsion?!

13.11.2026
10.4k
Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

16.11.2026
10.4k
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

11.11.2026
10.4k
Roberto Saviano: Çfarë kanë të përbashkët Shqipëria, Meksika dhe Napoli? Miliona euro në qarkullim përmes TikTok…

Roberto Saviano: Çfarë kanë të përbashkët Shqipëria, Meksika dhe Napoli? Miliona euro në qarkullim përmes TikTok…

14.11.2026
10.4k
Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

12.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.