E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Investigimi/ Si oksigjeni për pacientët në Shqipëri blihet 3-4 herë më shtrenjtë se në vendet e rajonit

Korrieri nga Korrieri
11.10.2024
në Aktualitet
A A
Investigimi/ Si oksigjeni për pacientët në Shqipëri blihet 3-4 herë më shtrenjtë se në vendet e rajonit
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

SPAK-u ka nisur disa vite më parë një hetim në lidhje me biznesin monopol që merr dhjetëra miliona euro nga taksat e shqiptarëve dhe ka si burim oksigjenin mjekësor në Shqipëri.

Në fakt termi oksigjen mjekësor, gaz dhe gaz i lëngshëm është bërë me një vendim të disa viteve më parë, pasi oksigjeni është oksigjen, por është regjistruar si bar mjekësor.

Kjo ka bërë që më pas te Ministria e Shëndetësisë të krijohet një monopol ku për çështjen e oksigjenit mjekësor fitojnë vetëm “GTS” (Gazrat Teknikë Shqiptar) dhe “Messer Albagaz”.

Pra, këto dy kompani në forma të ndryshme bashkëpunimi mes tyre rezulton të kenë fituar në disa vite shuma që shkojnë dhjetëra miliona euro.

Në një nga rastet që ne do të japim më poshtë bëhet fjalë për rreth 16.7 milionë euro në një procedurë dhe rreth 3 milionë euro në një procedurë tjetër. Pra, rreth 20 milionë euro janë të vitit 2022 kur është bërë prokurimi për dy vite për furnizimin me oksigjen mjekësor. Tenderi është bërë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, por ajo që ka investiguar CNA lidhet me çmimin e shtrenjtë që blihet oksigjeni mjekësor në Shqipëri.

Në fakt, SPAK-u ka çelur një hetim në lidhje me këtë monopol, ka bërë sekuestrime disa muaj më parë, ka mjaft lajme në lidhje me këtë çështje, me mënyrën se si funksionon ky treg, ku fitojnë vetëm dy kompanitë e sipërpërmendura, ka lidhje mes njëra-tjetrës.

Gjithashtu ka fakte dhe prova që SPAK-u po i heton pasi ka sekuestruar dhe telefonat, por problemi qëndron te fakti që shqiptarët e paguajnë 3-4-fish më shtrenjtë oksigjenin se vendet e Rajonit.

Ne i çuam një shkresë Ministrisë së Shëndetësisë, e cila është kjo më poshtë që na sqaron duke theksuar se janë prokuruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shumat përkatëse.

Sipas një VKM-je të 13 tetorit të vitit 2021, pra fiks tri vite më parë ku Ministria e Shëndetësisë është ngarkuar për kryerjen e procedurave.

Në bazë të VKM-së është zhvilluar prokurimi për barnat e vitit 2022 deri në vitin 2024. Nga Ministria e Shëndetësisë na jepen dhe vlerat e sakta në lidhje me procedurën.

RASTI I SHQIPËRISË
Por ajo që ndodh do të tregohet më poshtë pas këtij dokumenti.

Dokumenti i Ministrisë na jep një vlerë të përcaktuar, pa TVSH për oksigjenin e lëngshëm, 12,744,522 litra oksigjen lëng me vlerë rreth 1.6 miliardë lekë të rinj, rreth 16 milionë euro dhe vlera tjetër që është rreth 290 milionë lekë të rinj, rreth 3 milionë euro afërsisht për një sasi rreth 8,414,179 litra oksigjen gaz në këtë rast.

Në një përllogaritje të thjeshtë vlera duke bërë pjesëtimin e shumës së parave pa TVSH dhe litrave të oksigjenit rezulton që në Shqipëri blerja e gazit lëng të bëhet me vlerën 1.2 euro pa TVSH që shkon rreth 1.5 euro/litër gaz të lëngshëm.

Kjo është shifra sipas shkresës zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ne nuk u hymë fare as procedurave, as investigimit në lidhje me tenderët, ajo është tashmë nën hetim nga SPAK-u. Ka pasur, siç e theksuam, hetime, shumë denoncime.

Media të tjera kanë raportuar diku dhe në mënyrë abuzive, por ne po merremi me fenomenin shqetësues pse shqiptarët duhet ta paguajnë 3-4-fish. Më poshtë detajet e tjera në lidhje me këtë investigim.

RASTI I KOSOVËS
Ne po sjellim disa dokumente. Ky është një dokument i Republikës së Kosovës. Një kontratë publike kornizë për 12 muaj, pra qeveria e Kosovës, e ka blerë për 1 vit gazin mjekësor, gazin e lëngshëm.

Ka marrë një sasi 720 mijë litra nga kompania “SOL SPA” Itali, e cila lidhet edhe me dy kompanitë e tjera që operojnë në tregun shqiptar. Pra, gjithçka vërtitet rreth të njëjtëve persona.

Diku një nga pronarët e kompanive shqiptare përmendet në hetimet e SPAK-ut në përgjimet e “Ndragheta”-s.

Siç theksuam edhe më lart, qëllimi i investigimit tonë është çmimi përtej historive të shumëshkruara dhe skandaleve të raportuara.

Faktet dhe dokumentet flasin vetë. Ky dokument i qeverisë së Kosovës na tregon se në një blerje 309 mijë euro vlera për njësi me TVSH në këtë rast është 0,43 euro/litër gaz.

Investigimi/ Si oksigjeni për pacientët në Shqipëri blihet

Çmimi i oksigjenit në Kosovë

Pra, në Shqipëri me TVSH është rreth 1.5 euro/litri, në Kosovë i njëjti produkt, gaz medicinal blihet me vlerën 0.42 euro/litri.

Pra, nëse do t’i heqim TVSH-në çmimi del afërsisht 0,35 cent, pra rreth 350 lekë të vjetër.

Ky është çmimi që është kontraktuar sipas dokumenteve. Këtu do të gjeni dokumentet e plota, mund të klikoni te ky link për dokumentacionin e plotë, ndërsa ne po publikojmë vetëm faqen 1 të dokumentit që lidhet me këtë çështje. 

RASTI I MAQEDONISË SË VERIUT

Nga ana tjetër ne kemi marrë edhe këtë kontratën e dytë, e cila përbëhet sërish nga i njëjti rrjet kompanish të lidhura me “Sol”-in, me “Messer Albagaz”, me emrat e tjerë që përmendëm më sipër dhe po të shikosh vlerat edhe në Maqedoninë e Veriut janë 2-3 herë më të ulëta dhe flasim gjithmonë për oksigjenin e lëngshëm për përdorim mjekësor, i cili pretendohet të jetë me pastërti 99.5%.

Investigimi/ Si oksigjeni për pacientët në Shqipëri blihet

Oksigjeni për përdorim mjekësor me pastërti 99.5%

Sipas të dhënave zyrtare, nga kjo kontratë e bërë për llogari të qeverisë së Maqedonisë së Veriut në dokumentin e faqes 11, po të shikoni në Oksigjenin (O2) për përdorim mjekësor e kemi saktësuar me një përllogaritje të thjeshtë, vlera është 0.45 cent/litër gaz.

Investigimi/ Si oksigjeni për pacientët në Shqipëri blihet

Çmimi i oksigjenit për Maqedoninë e Veriut

PËRFUNDIMI

Pra, në Kosovë kemi një çmim me 43 cent, në Maqedoninë e Veriut kemi një çmim me 45 cent me TVSH, në Shqipëri kemi një çmim 1.5 euro/litër gaz me TVSH.

Këtu mund të lexoni dhe kontratën e Maqedonisë së Veriut. (LEXO KETU)

Kemi bërë një investigim shumë të thjeshtë. Pas shumë raportimeve në media në lidhje me një treg monopol, hetimet e SPAK-ut, skandalet e denoncuara, histori me “Ndragheta”-n, ne u fokusuam në gjetjen e kontratave të ngjashme dhe rezulton se njerëzit që nëpërmjet disa kompanive si “Messer Albagaz”, “GTS”, “Sol” dhe kompani të tjera të lidhura në rrjetin e tyre në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe në Shqipëri, në vendin tonë çmimin e gazit e japin 3-4 herë më shumë me TVSH. 

Përllogaritja është e thjeshtë.

Dokumenti i Kosovës na tregon me 0.43 cent/litër, dokumenti i Maqedonisë së Veriut na tregon 0.45 cent/litër, dokumenti i Shqipërisë sipas Ministrisë së Shëndetësisë në një përllogaritje të thjeshtë litri i gazit me TVSH është 1.5 euro/litër.

Këto janë fakte me dokumente zyrtare të qeverisë së Kosovës, zyrtare të qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe jemi përballë faktit se shteti shqiptar, qeveria shqiptare e blen gazin e lëngshëm me çmim 3-4 herë më shtrenjtë.

SPAK-u tashmë ka dhe një tjetër fakt mjaft të rëndësishëm në lidhje me monopolin e oksigjenit të lëngshëm në Shqipëri dhe ky është çmimi.

Dokumentet e Kosovës dhe dokumentet e Maqedonisë na e tregojnë se çfarë ndodh.

CNA

Para

I vranë të birin dhe vëllanë, flet nëna e Aleksandër Sadikajt: Policia është në dijeni për autorët

Pas

Çifti i shqiptarëve kapet me armë dhe eksploziv në Greqi, zbulohen identitetet

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.