E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

DOSJA/ Shiten në ankand 80 ha tokë e Petrol Alba. Si e çmontoi Kurum i SKANDALIT me mbetjet toksike rafinerinë e Cërrikut dhe e shitën për skrap 

Korrieri nga Korrieri
18.10.2024
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
DOSJA/ Shiten në ankand 80 ha tokë e Petrol Alba. Si e çmontoi Kurum i SKANDALIT me mbetjet toksike rafinerinë e Cërrikut dhe e shitën për skrap 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

DOSJA/ Shiten në ankand 80 ha tokë e Petrol Alba. Si e çmontoi Kurum i SKANDALIT me mbetjet toksike rafinerinë e Cërrikut dhe e shitën për skrap 

Pronat e shumta të Albpetrol dhe ARMO që përfaqësonin pasurinë e shqiptarëve janë keqpërdorur, vjedhur dhe zhukur nga qeveritarët dhe mashtruesit nën petkun e biznesmenëve vendas dhe të huaj. 

Duke nisur nga vetë Albpetrol me të gjitha ata që e kanë zhvatur deri më tani me Bankers and Co duke e çuar në mjerim, te ARMO që ka njëhistori po aq të dhimbshme me Rezart Taçin, Beson e Tajvanit, kinezë dhe azerë e deri të turqit e Kurum, të cilët morën me koncension gjoja rafinerinë e naftës në Cërrik, por e çmontuan dhe e shitën për skrap.

DOSJA/ Shiten në ankand 80 ha tokë e Petrol Alba. SKANDALI, si e çmontoi Kurum i SKANDALIT me mbetjet toksike rafinerinë e Cërrikut dhe e shitën për skrap 

Në këto rrethana zhvatjeje të pronës publike, Ministria e Energjetikës ka shpallur tendering për shitjen e dhjetëra hektarëve tokë në pronësi të shoqërisë “Petrol Alba” në Cërrik.

Mbetjet toksike , Hatice Kurum , Lindita Kikino dhe Gjovana Sokolaj, tre gratë në qendër të skandalit KURUM

Bëhet fjalë për rreth 80 hektarë tokë, cila është nxjerrë në ankand nga ministria e linjës, të cilës sipas burimeve të Korrierit i është gjetur edhe blerësi, pork y është objekt i një shkrimi tjetër. 

Shoqëria “Petrol Alba” ndodhet në likujtim prej vitesh dhe tashmë i ka ardhur fundi duke shitur edhe tokën.  

Dosja KURUM / Nga skandali i mashtrimit të bankave te mbetjet toksike dhe helmimi i Shqipërisë, Asmet Kurum , biznesmen apo dallaveraxhi ? 

Skandali, si e zhvatën turqit e Kurum dhe e shitën për skrap rafinerinë e Cërrikut 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka paditur kompaninë turke Kurum për shkatërrim të pronës shtetërore duke kërkuar si dëmshpërblim 1.5 milionë euro.

Çështja, e cila aktualisht është për gjykim në Gjykatën e Lartë lidhet me një kontratë koncesionare për Rafinerinë e Cërrikut.

Por edhe pse kontrata koncesionare e detyronte kompaninë turke që të rivinte në punë rafinerinë e Cërrikut duke investuar rreth 70 milionë dollarë, kompania thjesht e shiti atë për skrap, pavarësisht se prona ishte e shtetit.

Tani qeveria kërkon që kompania të kthejë lekët e përfituara nga shitja e pasurisë publike, së bashku me interesat për një total prej 159 milionë lekësh si dhe kamatvonesa në masin 2 686 lekë për çdo ditë.

Historia e koncesionit

Pak ditë para se të linte pushtetin, në 22 Korrik të vitit 2013, qeveria e Sali Berishës miratoi dhënien me koncesion të Rafinerisë së Cërrikut tek kompania turke Kurum.

E ndërtuar me ndihmat sovjetike gjatë viteve 50, kishte funksionuar për më shumë se 3 dekada. Por nga fundi i viteve 80 ajo ishte mbyllur dhe në vitin 1992 ishte vënë në konservim.

Kontrata koncesionare me kompaninë Kurum parashikonte rihapjen e rafinerisë duke detyruar Kurum që të investonte 48 milionë euro për rikthimin e saj në punë me kapacitet të plotë. Për të zbatuar detyrimet e kontratës koncesionare, menjëherë sapo nënshkroi koncesionin me ministrinë e Energjisë Kurum krijoi kompaninë Albanian Oil Rafinery.

Por një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, zbuloi se menjëherë sapo mori rafinerinë, kompania e re e krijuar për këtë qëllim, Albanian Oil Rafinery vendosi ta çmontojë atë dhe ta shesë për skrap te kompania mëmë, Kurum International. Rafineria rezulton se është çmontuar në tetor 2013, vetëm një muaj pasi Kurum e mori atë në dorëzim.

KLSH thotë se shkrirja e rafinerisë për skrap u krye pa lejen e Ministrisë dhe dukshëm në shkelje të kontratës. Për më tepër, KLSH vëren se ka konflikt interesi mes shitësit të skrapit, kompanisë Albanian Oil Rafinery, të kontrolluar nga Kurum dhe se sasia e skrapit të shitur dhe çmimi i shitjes u përcaktua nga marrëveshja mes dy kompanive të kontrolluara nga një person, pavarësisht se rafineria ishte pronë e shtetit shqiptar që i qe dhënë në përdorim kompanisë turke.

Miliarda lekë pasuri publike të vjedhura

Ajo e Cërrikut nuk ishte rafineria e vetme që përfundoi e shitur për skrap. Të njëjtin fat pati dhe rafineria tjetër e vendit, ajo e ARMO-s. Pasi u privatizua nga qeveria në vitin 2009, ARMO u shndërrua në një nga evazorët më të mëdhenj në Shqipëri.

Duke qarkulluar formalisht nga një kompani në tjetrën, edhe pse ato kontrolloheshin nga e njëjta dorë, ARMO krijoi një mal me detyrime të prapambetura ndaj buxhetit të shtetit në formën e taksave të papaguara.

Kjo histori vazhdoi për disa vjet derisa një vit më parë, rafineria përfundoi e çmontuar për skrap nga kompania Shijaku, duke lënë pas malin e madh të borxheve të papaguara ndaj shtetit. /Korrieri

Etiketat: kurumkurum internationalmbetjet toksikeSPAK
Para

VIDEO VIRALE / Igli Hasani nuhatësi, si i prishën provat e krimit ministrat pas sherrit të djeshëm në Kuvend

Pas

Gjadri mbetet bosh, reagon ashpër Meloni 

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

06.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.4k
Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k
SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

30.09.2026
10.4k
Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.