E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Samir Mane në dosjen e SPAK për Metën. Prokurorët thonë se bizmesmeni S.M i dha vilë çiftit Ilir Meta – Monika Kryemadhi pasi ndryshuan ligjin sipas kërkesave të tij

Korrieri nga Korrieri
21.10.2024
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Sipas SPAK , biznesmeni S.M i dha vilë çiftit Meta – Kryemadhi, mediat raportojnë se bëhet fjalë për oligarkun Samir Mane

Pas arrestimit të bujshëm të Ilir Metës, SPAK ka zbardhur akuzat dhe episodet e korrupsionit dhe shkeljeve të tjera nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, ndaj të cilëve GJKKO caktoi masat e sigurisë për secilin prej tyre. Meta u arrestua sot pas masës së sigurisë “arrest me burg”, kurse Monika Kryemadhit iu komunikua masa “detyrim paraqitje”.

Samir Mane , njeriu i Millosheviçit Miroslav Miskovic dhe historia e oligarkut shqiptar që thotë se e nisi duke shitur qofte

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, SPAK ka listuar disa raste kur sipas prokurorëve Meta dhe Kryemadhi kanë përdorur pushtetin e tyre për përfitime personale, në dëm të interesave të shtetit dhe kompanive të tjera private.

https://gazetakorieri.com/index.php/2024/10/23/dosja-e-spak-dalin-sms-te-theodhori-cami-i-lespot-sekser-i-ilir-metes-te-vodafone-per-unifi-e-adrian-shatkut-si-tallen-me-ditelof-mare/

SPAK liston disa raste të rënda, ndërkohë që mes tyre bëhet fjalë edhe për një ndryshim ligji të propozuar nga një biznesmen që SPAK e cilëson me inicialet S.M, gjë të cilën ia morën përsipër Monika Kryemadhi si deputete në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit. Sipas SPAK, pas këtij ndryshimi të ligjit, të bërë sipas “porosive të biznesmenit S.M”, Meta dhe Kryemadhi përfituan një vilë si shpërblim.

Vilë çiftit Meta – Kryemadhi , a nuk duhet të hetohet nga SPAK edhe biznesmeni Samir Mane për korrupsion aktiv ?

“Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti I.M. dhe M.K., kanë hyrë në marëdhënie korruptive me biznesmenin S.M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë. Personi nën hetim M.K., me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.)”, bën me dije SPAK.

Samir Mane në dosjen e SPAK për Metën? Prokurorët: Bizmesmeni S.M i dha vilë çiftit Ilir Meta – Monika Kryemadhi pasi ndryshuan ligjin sipas kërkesave të tij

Sipas raportimeve mediatike por edhe siç e ka pranuar edhe vetë Meta , bëhet fjalë pikërisht për biznesmenin Samir Mane , i cili i dhuroi Metës dhe Kryemadhit një vilë në Farkë për shërbimet që i kanë bërë atij duke ndryshuar ligjin sipas udhëzimeve të oligarkut.

Çfarë deklaroi Meta disa muaj më parë

“SPAK është një organizatë karagjoze, do me patjetër të më krijojë një lidhje me mikun tuaj, të dashur, Samir Mane, I kërkoj falje që po i përmend emrin, Unë nuk e kam fshehur raportin miqësor që kam pasur me të, do të krijojë lidhjen se çcfarë ka ndodhur me ato 300 mijë euro që është blerë shtëpia nga ana e Samirit, dhe më pas ta ka shitur ty. Unë nuk e di se pse është deklaruar në atë vit e jo në një vit tjetër. Thonë se nga një përgjim, që del se unë kam ndikuar te Pirro Xhixha, për të favorizuar Samirin për këto te telefonisë”.

NJOFTIMI I SPAK

Janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal I.M. dhe M. K. në bashkëpunim mes tyre por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale.

1- Është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, I. M., ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. Kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura.

Këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre.

Shoqëria “Debt International Advisory”, përmes kësaj marrëveshjeje ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649,803,520 lekësh, e cila është konfirmuar nga një vendim gjyqësor i formës së prerë.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se I.M. ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga z. K. I., gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e Ministrit, detyrë e cila përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve,  duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

2- Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi I. M. në sajë të funksionit të tij si Kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij, M. K. si deputete e Kuvendit, në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë  “U… C… INC” dhe një kompanie private telefonike celulare.

Si rezultat i kësaj influence të paligjshme subjektet në hetim I.M dhe M.K. kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat periodike të pasurive nga të hetuarit.

Personi nën hetim P. Xh., duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI), në zbatimi të porosive të marra nga subjektet  I. M. dhe M. K., jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP. Për këto arsye, personat nën hetim I.M. dhe M.K. ka dyshime se kanë konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve”, në bashkëpunim, të ndihmuar edhe nga personi tjetër nën hetim P. Xh., i cili akuzohet për të njëjtën vepër penale.

3- Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti I.M. dhe M.K., kanë hyrë në marëdhënie korruptive me biznesmenin S.M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë. Personi nën hetim M.K., me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.).

4- Përgjatë periudhës 2016-2017, I. M. me cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka lidhur dhe ekzekutuar kontrata për shërbimi konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe  Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga hetimi rezulton se një pjesë e financimit të kontratave është bërë me transferta bankare nga llogaritë e subjektit politik, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që shuma prej 463.546,26 USD nuk është transferuar nga llogaritë bankare të këtij subjekti politik. Po kështu rezulton se kjo shumë monetare, e cila nuk është transferuar nga llogaritë bankare të  forcës politike  nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

5- Për peridhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, I. M., M. K. dhe F. K., është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”,  i deklaruar si i finacuar me kredi bankare. Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga F. K., dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga F. K., është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010. Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve I.M. dhe M.K. si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare.

6- Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit I.M. dhe M.K. nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga këto shpenzime, 86.891 Euro janë paguar në cash. Hetimet kanë zbuluar se në deklaratën e Interesave Private Vjetore për vitin 2019, të dorëzuar në ILDKPKI më 29 Maj 2020, këta subjekte nuk kanë deklaruar shpenzimet shëndetësore në vlerën prej 9.000 Euro të kryera në një klinikë private jashtë vendit si dhe dhe shumën 100.000 Euro në llogarinë bankare dy emërore, të cilat i përkasin E.M. dhe F. K.  Subjektet I.M. dhe M. K. dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 275/a të Kodit Penal. -Gazeta Korrieri

Samir Mane vilë Ilir Meta Monika Kryemadhi Samir Mane vilë Ilir Meta Monika Kryemadhi Samir Mane vilë Ilir Meta Monika Kryemadhi

Etiketat: ilir metasamir manevile
Para

Garda mund ta shpëtonte Ilir Metën nga arrestimi i dhunshëm

Pas

Qindra ton m betjet toksike të Kurum vijnë në Durrës në 27 tetor, shqiptarët do të paguajnë për bëmat e Lindita Kikinos, Erdal Demir dhe oktapodit Asmet Kurum

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

01.10.2026
10.4k
Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

29.09.2026
10.4k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.3k
“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

13 burra pas Vlora Hysenit

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.