E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Behar Bajri “i lutej” Ervis Martinajt të hynte në tregun e drogës, bossi i lojrave të fatit i lënduar: “Mu vra shoku i jetës!” Si u fsheh atentatori te Spitali Amavita në Tiranë

Korrieri nga Korrieri
27.10.2024
në Aktualitet
A A
Behar Bajri “i lutej” Ervis Martinajt të hynte në tregun e drogës, bossi i lojrave të fatit i lënduar: “Mu vra shoku i jetës!” Si u fsheh atentatori te Spitali Amavita në Tiranë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Futja e Behar Bajrit në linjat e trafikut të kokainës, duke përdorur rrugët e sigurta të ngritura nga Amerika Latine ishte një “udhëzim” që vinte për Ervis Martinajn nga burgu “313” në Tiranë. Personi në fjalë, i cili nuk është zbuluar ende me emër nga mesazhet, kishte kaluar kohë në qeli me Behar Bajrin. Kështu që kur ka dalë nga qelia, Behar Bajri i ka kërkuar Martinajt që ta përfshijë në tregun e shitjes së kokainës. Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar se personi është i njëjti individ që i linte në përdorim telefonin “Sky” Behar Bajrit, gjatë kohës kur qëndronte në paraburgimin Nr.313. Telefoni përdorej nga Behar Bajri për të komunikuar edhe me biznesmenin Pëllumb Gjoka, i cili po negocionte me disa njerëz të drejtësisë për lirimin nga burgu të anëtarit të një prej familjeve më në zë të Shkodrës.

Behar Bajri, ka mundur të dalë nga burgu në 29 qershor 2020 dhe sërish ka rënë në kontakt me Ervis Martinajn, kësaj here me telefonin e tij që kishte të instaluar aplikacionin “SkyECC”. Por nga sa kuptohet nga biseda, “negociatat” nuk ishin në kohën më të mirë për Martinajn, të cilit sapo i ishte vrarë shoku i tij më i mirë, Bujar Lika. Me ngjarjen e ndodhur, biznesmeni Ervis Martinaj kishte braktisur Tiranën dhe ishte vendosur në Fushë Kuqe. Mesa duket dilte rrallë për shkak se Bajri ka shkuar vetë tek Ervis Martinaj për ta takuar në biznesin e tij, tek hotel “Arbëria Palace”.

Në mëngjesin e 10 korrikut 2020 Behar Bajri i shkruan Ervis Martinajt, duke zhvilluar së bashku këtë bisedë si më poshtë vijon:

Behari Bajri: …Si je shok…?

Martinaj: Ça të bajm…ti si ke shku…?

Behar Bajri: …mirë, po rimë këtej tu u marë me këto kurva me jan ndry si minjtë mrëna…

Ervis Martinaj e këshillon Beharin duke i thënë: …mos nxito, nji her o shok…

Behar Bajri: …në lagje tu ju ndenjt kurvave, nuk kanë se dalin. Veç mrena, jan nry në dhoma rina…po hajt ishadha e qesin kryt dikun…Po ti si i ke pas punët…?, Ai shoku më shkrojti…

Martinaj: Hëë…!

Behar Bajri: …a po na ndihmon najgja, naj punë…kur po takojna prej afër se me celular su flitka me ty, se të kthen mas 3 orëve…

Martinaj:…kur të fus nji punë të fortë, do të fus e ty, 100 copë…

Behar Bajri:…o shok, nuk jam bubs unë…por të erdha për respekt dhe të takova dhe u shtyva si me të hek armiqt e me ti ba miq…se nuk jam njeri si i rri kujt, si çadër…

Martinaj: …100 copë të bardha them…ça ndihme e ke fjalën ti…?

Behar Bajri: …o vlla, po kam met tu të shkru…

Martinaj: …nuk e mbaj telefonin me vete… *i tregon se e lë tek hoteli

Behar Bajri: …nuk asht puna tek nima mar shok, unë jam menduar për mirë për ty…ti s’je në kushte me lan telefonin tek hoteli. Je në kushte me majt telefon afër, por ti din çfarë ban. Unë të erdha… tesh të takon ty me ardhë…buk e kryp e zemër, kam edhe unë…

Atë natë Martinaj nuk i përgjigjet, i shkruan një ditë më pas, në mëngjesin e 11 korrikut 2020 

Ervis Martinaj:…O Behar, s’mu ka vra qeni, mu ka vra njeriu më i afërt i jetës. Kam qënë tu ec nëpër det e mal, tu mendu kaq, ndaj e lej telefonin tek hoteli…

“Në këtë periudhë Ervis Martinaj ka qënë i tronditur për vrasjen e Bujar Likës në Mamurras, ndaj nuk ishte fort në terezi në komunikimin me Behar Bajrin, i cili i kërkonte shpjegime se me të nuk flitej, pasi i kthente përgjigjet në “Sky” me shumë vonesë. Vetëm 4 muaj nga kjo bisedë, në datën 27 tetor 2020, Ervis Martinaj bisedon në aplikacion “Sky” me Behar Bajrin, për të ndarë muhabetin nëse do e fuste këtë të fundit apo jo në linjën e trafikun të kokainës që e realizonte nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të porteve të Europës,“-shkruan gazetari.

Kur rinisin të flasin për kokainën, Martinaj i kujton Bajrit, që të qëndrojë diskret dhe të mos i tregojë askujt.

Martinaj: …asnjë s’du që ta dije dhe do bisedojmë bashkë këto tre ditë. Munesh me fut sa të kesh takat ti…

Behar Bajri:…aaaa, a kena Garanci…?

Si u vra Bujar Lika?

Mbrëmjen e 30 majit në qytetin e Laçit, në një hotel u vranë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, ndërsa gjatë shkëmbimit me armë zjarri njëri nga autorët mbeti i plagosur. Pas më shumë se 3 javësh policia arrestoi Eduart Lamajn teksa mjekohej ilegalisht në spitalin privat “Amavita” në Tiranë. Ishte dëshmia e tij që vuri hetuesit në gjurmët e bashkëpunëtorëve. Për këtë ngjarje u dënua me burg përjetë Eduart Lamaj dhe dy të tjerë, bashkëpunëtorë të tij janë shpallur në kërkim, por nuk janë vënë akoma në pranga.  Biznesmeni në fushën e mobilerisë, Bujar Lika, njihej me emrin Ari dhe me mbiemrin Hasani dhe në zonë konsiderohej si një nga personat më të afërt të Martinajt. Ai dyshohej si i përfshirë në një ngjarje kriminale në Linzë, ku mbeti i vdekur Enton Nikaj. Për vrasjen e Nikajt u dënua me 1 vit burg.

Etiketat: behar bajriervis martinajspitali amavita
Para

Ilir Meta si banori i 313-ës. Kërkesa për të shkëmbyer letra, stërvitje dhe mos takuar Kryemadhin

Pas

“Kur shqiptarët qëllojnë, të vrasin”/ Si ka ndryshuar dhe sa është forcuar mafia në Belgjikë 

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k
Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgjeve të Greqisë dhe arratisjeve spektakolare

Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgjeve të Greqisë dhe arratisjeve spektakolare

27.09.2026
10.4k
“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

29.09.2026
10.4k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
Klani mafioz i Shkodrës në Livigno, pjesë e grupit një 20-vjeçar, pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Itali 

Shqiptari tremb kalimtarët në mes të rrugës në Itali, arrestohet

29.09.2026
10.4k
Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k

Boom-i Javës

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.