E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kur shqiptarët qëllojnë, të vrasin”/ Si ka ndryshuar dhe sa është forcuar mafia në Belgjikë 

Korrieri nga Korrieri
27.10.2024
në Aktualitet
A A
“Kur shqiptarët qëllojnë, të vrasin”/ Si ka ndryshuar dhe sa është forcuar mafia në Belgjikë 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Antwerpi (Anversa) është vetëm një nga portet ku veprojnë bandat shqiptare. Ata trafikojnë drogë nga portet e të gjithë Evropës: nga Oslo, Norvegji, deri në Odesë, Ukrainë. Porositin dërgesat nga organizatat kriminale në Amerikën e Jugut dhe ua dorëzojnë ato familjeve me origjinë italiane të lidhur me organizatën kriminale mafioze “Ndrangheta” (e themeluar në rajonin e Kalabrisë në Itali).

"Kur shqiptarët qëllojnë, të vrasin"/ Si ka

FOTO ILUSTRUESE

Bandat shumë të specializuara përbëhen kryesisht nga shqiptarë dhe lidhen edhe me të shtënat me armë zjarri, si në Bruksel dy vite më parë. Ditët e fundit, jo më pak se 24 të pandehur, të dyshuar si kriminelë shqiptarë janë në gjyq për akuzat e trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje. Shërbimet e policisë nga vende të ndryshme kanë punuar prej vitesh për goditur bandën të ashtuquajtur si “ekstraktuesit”.

Por ky nuk është rasti i vetëm, siç ilustron edhe fotoja e publikuar më lart. Sipas policisë, në të shtënat me armë zjarri në afërsi të zonës në Meir në Anversë para pak ditësh, janë përfshirë edhe disa shqiptarë. Aty ende po hetohen rrethanat e fakteve. Veçanërisht rasti në Liège duket se flet shumë për atë se si duket sot mafia shqiptare në Belgjikë. Sipas ekspertëve, shqiptarët menaxhojnë tregtinë me shumicë të kokainës. Falë kontakteve të tyre në Amerikën e Jugut, ata mund të importojnë sasi të mëdha kokaine, të cilën më pas e shpërndajnë në rrjete të tjera kriminale.

"Kur shqiptarët qëllojnë, të vrasin"/ Si ka

FOTO ILUSTRUESE

“Shqiptarët me të vërtetë zënë pozicionet kyçe,”- thotë Komisionerja Kombëtare në Luftën Kundër Drogës, Ine Van Wymersch.

“Ata lidhin marrëveshje në rrugë me grupe të tjera, të cilët shpesh janë me origjinë nga Afrika e Veriut dhe punojnë vetëm së bashku, sepse ka shumë para për të fituar në tregtinë e drogës”.

Bandat shqiptare zakonisht organizohen në familje. Ekziston një “omerta” (Kodi i Heshtjes) dhe besim i madh midis anëtarëve të familjes.

Kjo e bën shumë të vështirë për policinë – edhe me agjentë të infiltruar – të depërtojë në këto rrjete. Edhe kur arrestohen, anëtarët e bandës mbajnë gojën të kyçur. Vetëm kur hetuesit hapën shërbimin e mesazheve “Sky ECC” disa vite më parë, panë një pamje të mirë se si funksiononte realisht mafia shqiptare në Belgjikë. Shqipja ishte – pas anglishtes – një nga gjuhët më të përdorura. Shqiptarët ishin të përfshirë në një numër të madh të rasteve që rezultuan nga ai operacion policor.

“Selia e mafies shqiptare është në Belgjikë”, thotë një detektiv, i cili preferon të mbetet anonim.

“Ne ishim në gjendje ta verifikojmë këtë nga rrjeti ‘Sky ECC’. Belgjika është një lloj qendre koordinimi. Droga hyn nga këtu dhe transferohet në vende të ndryshme të Evropës. Lidhjet mes mafies shqiptare dhe Italisë datojnë shumë larg”.

Përveç lidhjeve familjare, ka edhe diçka tjetër që i karakterizon bandat shqiptare: ato nuk i shmangen ushtrimit të dhunës së rëndë.

“Kur shqiptarët vendosin të bëjnë diçka, ne shohim gjithashtu se ka shumë dhunë. Kur shqiptarët qëllojnë, në të vërtetë e bëjnë për për të vrarë. Me grupet e tjera, kjo është shpesh vetëm për të frikësuar,” – thotë hetuesi. 

Në disa raste, dhuna dhe lidhjet familjare bashkohen. Brenda kulturës shqiptare hakmarrja e gjakut ekziston ende. Kjo parashikon që nëse dikush në familje vritet, i takon një familjari të tij të hakmerret për këtë vrasje, duke eliminuar autorin. Sipas “Sudinfo”, hetuesit po ndiqnin këtë rrugë gjatë të shtënave në prill në zonën Schaerbeek. Agresori u hakmor, pasi u tha se objektivi i tij ishte përgjegjës për vdekjen e kushëririt të tij. Ai iu afrua viktimës së tij nga prapa, kaloi pranë tij dhe qëlloi me pistoletë katër herë radhazi.

"Kur shqiptarët qëllojnë, të vrasin"/ Si ka

FOTO ILUSTRUESE

Mafia shqiptare ka pësuar një evolucion të madh në Belgjikë në dekadat e fundit. Rreth 30 vjet më parë, mafiozët shqiptarë në Anversë ishin kryesisht aktivë në ambientet e lokaleve dhe klubeve të natës, si punonjës të sigurisë. Kushdo që shikon filmin “Zillion”, do të shohë një numër mashtruesish shqiptarë që veprojnë shumë përafërsisht. Një figurë famëkeqe e asaj kohe, ishte Viktor Hoxha, i cili u bë i njohur si truproja më i pamëshirshëm i klubit të kërcimit në “pole Reve’s”. Ai ishte aktiv në skenën e truprojave, por edhe trafikonte femra për prostitucion. Ai u dënua për të dyja akuzat. Zyra e prokurorit publik të Anversës, ndoqi penalisht edhe familjen e tij, sepse ata filluan të zhvatnin bizneset e hotelierisë në qytetin e dytë më të madh të Belgjikës.

"Kur shqiptarët qëllojnë, të vrasin"/ Si ka

FOTO ILUSTRUESE

Emri Hoxha është bërë sinonim i viteve nëntëdhjetë të egra në mesin e banorëve. Është për t’u theksuar se kur “Zillion” ishte në kinema, u shfaq edhe një film në të cilin Hoxha luante me tre vëllezërit e tij. Ai film fliste për një dashuri të pamundur brenda mjedisit kriminal shqiptar.

“Tani mafia shqiptare është zhdukur kryesisht nga skena e këtij profesioni dhe nga prostitucioni. Kur tutorët shfaqen në çështje ligjore, ata zakonisht kanë një kombësi tjetër. Mafia shqiptare më tepër shfaqet në dosjet e trafikut të drogës apo armëve,” – thotë një avokat penal i Anversës.

Prej këtej, shqiptarët në Belgjikë kaluan fillimisht në kultivimin e kanabisit. Kur kokaina u bë shumë e popullarizuar në dhjetë vitet e fundit, ata u përqendruan gjithnjë e më shumë te kjo fushë. Tani ata janë mjaft lart në hierarkinë kriminale brenda asaj tregtie.

“Ne kemi parë gjithashtu kalimin te kokaina edhe të grupeve të tjera, – thotë detektivi. – Të gjithë e kanë parë se mund të bëjnë shumë më tepër para me kokainë”./Gazeta “Si”

Etiketat: shqiptaretvrasin
Para

Behar Bajri “i lutej” Ervis Martinajt të hynte në tregun e drogës, bossi i lojrave të fatit i lënduar: “Mu vra shoku i jetës!” Si u fsheh atentatori te Spitali Amavita në Tiranë

Pas

“Babi shiko fëmijët, bëhuni të fortë,”/ Zhduket 38-vjeçari që jetonte në Spanjë, mesazhi i fundit alarmon familjen! 

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

PARADOKSI/ Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve (Kostoja e korrupsionit?)

Modeli kaotik i zhvillimit të hotelerisë, Tirana treg i maturuar, ç’do të ndodhë me kullat që u nisën për hotele?

27.09.2026
10.4k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
Amerikanët rikthehen në SPAK, s’ka gjumë për hajdutët e fondeve publike

Zyrtarë të lartë në hetim, përgjegjësi individuale?

30.09.2026
10.4k
“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

29.09.2026
10.4k
Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.