E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Show Bizz

Maya thyen heshtjen mbi divorcin: Ish-bashkëshorti im ka probleme me alkoolin dhe drogën…tani nuk takon as djalin!

Korrieri nga Korrieri
30.10.2024
në Show Bizz
A A
Maya thyen heshtjen mbi divorcin: Ish-bashkëshorti im ka probleme me alkoolin dhe drogën…tani nuk takon as djalin!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Disa muaj më parë, u bë me dije se këngëtarja e njohur Maya Aliçkaj kishte probleme me bashkëshortin e saj. Sipas vendimit të gjykatës së shkallës së parë më datë 19 mars 2024, këngëtarja ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj bashkëshortit. Sot ajo ka dhënë më shumë detaje lidhur me situatën e saj. Ajo foli në programin “Rudina” në Tv Klan, Maya Aliçkaj tha se problemet kanë nisur nga varësia e bashkëshortit të saj ndaj alkoolit dhe drogës. Sipas saj, procesi i divorcit pritet që të përfundojë në nëntor. 

“Divorci nuk ka përfunduar ende. Shpresoj që në nëntor të përfundojë, shpresoj. Është një temë që nuk di çfarë të them sepse u bë shumë pis, u morën gjëra të pavërteta dhe u nxorën si të vërteta. Askush s’ka të drejtë, as një avokate e korruptuar, as një moderatore e korruptuar, as një burrë i korruptuar, as një baba që nuk e di… të marrë të drejtën e një fëmije dhe ta përdorësh ti atë për të mërzitur nënën e fëmijës. Për çfarë? Sepse ti po e fut atë fëmijë, po e tradhton, kjo është tradhtia, ti po tradhton pjellën tënde, ti po futesh në të drejtën e tij bashkë me avokaten tënde dhe po thua gjëra që nuk janë dhe po merr dokumente, po bën gjëra false, po i nxjerr, për çfarë? Çfarë borxhi të ka ty ky fëmijë? Nuk e pyete ti atë para se ta bëje. Të bësh gjithë këto sakrifica, të durosh kaq shumë padrejtësi sepse ishi im ka pasur problem shumë të madh me alkoolin dhe me drogën dhe i ka. Unë kam luftuar shumë fort, por shumë, shumë, shumë që të hiqte dorë nga kjo gjë dhe bëri një kurbë dikur, zgjati vetëm dy muaj e gjysmë dhe ishin dy muajt e gjysmë më të qetë të jetës sime. Por është një natyrë kameleoni që është herë prift, herë hoxhë dhe është i ndikuar nga këto gjëra. Televizionet tani, ti e sheh, unë po të them që ka shumë probleme, ti për çfarë e nxjerr atë, kush është ai që e nxjerr? Për çfarë? Përse? Përse duhet ta bësh këtë gjë? Përse duhet të luash me jetën e një fëmije?,”-tha këngëtarja. 

Më tej, Maya rrëfeu se gjithçka e ka duruar për hir të familjes dhe djalit. Por shton se tashmë me bashkëshortin nuk ka më kontakte, pasi ai nuk shkon ta takojë as djalin që kanë sjellë në jetë nga martesa e tyre. 

“Unë e kam dashur shumë familjen, jashtëzakonisht shumë dhe sakrifikova shumë, humba shumë nga vetja, durova shumë gjëra që s’kisha pse, s’kisha asnjë interes, zero fare në asnjë drejtim, as financiar, as dashuror, asgjë zero dhe doja vetëm që djali të rritej me baba dhe i kalova të gjitha këto duke luftuar, i kalova vetëm e vetëm për atë fëmijë dhe ai fëmijë m’u bë prapë se shkonte ma merrte prapë i pirë nga kopshti, m’u rrezikua jeta e djalit, s’kisha më mundësi tjetër, nuk kisha më, ishte jo te muri, por pas muri. Nuk funksiononte më, ishte rrezik vdekjeje. Shkon pastaj dhe merr një video që e bën vetë, vjen te shtëpia ime sepse ishte e imja, u mundua ta merrte, ta bënte, nuk e mori dot, bëri dokumente false, çfarë po bëhet kështu, e rregulluam prapë me hipotekën, e kthyem prapë në gjendjen e mëparshme. Ai thotë s’më jep djalin ndërkohë që ai nuk vjen fare ta takojë. Djali është mirë sepse unë mundohem të bëj çdo lloj roli, mos t’i lë kohë bosh. Natyrisht që nuk bëj dot dhe babain, por s’kam çfarë bëj. Ai nuk vjen, nuk vjen as ta takojë, thotë “s’ma jep”. Hajde takoje, kush po ta mban? Vetëm gjëra false, gënjeshtra, “jam ky, jam ai”, asgjë zero, nga A te Zh, gënjen. Po ç’ke? More një video, vjen te shtëpia ime, e manipulon, hoqi pjesën ku mua më shtyu, kastile e bëri videon, më shtyu mua, e ka hequr atë pjesë dhe më nxori mua sikur unë kërkova ndihmë kot. Por si do të kërkoj unë ndihmë kot kur s’më prek me dorë? Nejse, e bëri këtë gjë që t’i thoshte gjyqit e shikoni këtë që unë ta qëlloja, unë s’e qëllova normale se s’jam e çmendur dhe ai e nxori në atë mënyrë, më nxori mua gënjeshtare,”-shtoi Maya.

Këngëtarja shqiptare Maya Aliçkaj, është pajisur pak kohë më parë me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, për shkak të dhunës që bashkëshorti ka ushtruar ndaj saj. Maja, me emrin zyrtar Fatbardha Ulbirch dhe bashkëshorti i saj Arben Ulbirch (Arben Shuaipi), duket se kanë pasur konflikte prej kohësh me njëri-tjetrin. Shuaipi është urdhëruar me vendim gjykate, që të mos i afrohet bashkëshortes së tij, më shumë se 200 metra, duke nënkuptuar edhe vilën e tyre në zonën e Mulletit ku jeton këngëtarja bashkë me djalin. Po ashtu, bashkëshorti i këngëtares, duhet të bëhet pjesë e programeve të rehabilitimit kundër dhunës në familje. /tvklan

Para

Pensionet/ Rama: Ulje çmimi të energjisë brenda vitit, po ‘negociojmë’ me Greqinë

Pas

Durim Bami autoriteteve në Dubai: Në Shqipëri më rrezikohet jeta, 16 bosë krimi plane për të më vrarë

Nga Kategoria

Rreperi Noizy në telashe, i vendosin tritol në biznes. Pakoja gjendet e pashpërthyer
Aktualitet

Rreperi Noizy në telashe, i vendosin tritol në biznes. Pakoja gjendet e pashpërthyer

08.08.2026
10.4k
Kush janë vëllezërit Tate, të arrestuar për dhjetëra akuza për ngacmime seksuale?
Botë

Kush janë vëllezërit Tate, të arrestuar për dhjetëra akuza për ngacmime seksuale?

20.07.2026
10.4k
Si të mbrosh zonat e mbrojtura… nga ballkoni në Kep Merli
Aktualitet

Si të mbrosh zonat e mbrojtura… nga ballkoni në Kep Merli

12.07.2026
10.4k
Zbardhet shkaku zyrtar i vdekjes së aktores së famshme turke Ece Irtem
Show Bizz

Zbardhet shkaku zyrtar i vdekjes së aktores së famshme turke Ece Irtem

11.07.2026
10.5k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.