E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

MASAKRA me 4 të vd*kur në Shkodër, “Plaku” i FISIT Lici: Djalin e vr*u grupi i lidhur fort me qeverinë!

Korrieri nga Korrieri
05.11.2024
në Aktualitet
A A
MASAKRA me 4 të vd*kur në Shkodër, “Plaku” i FISIT Lici: Djalin e vr*u grupi i lidhur fort me qeverinë!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një nga emrat më të njohur në Shkodër, i konsideruar si “Plaku” i fisit Lici, është marrë në pyetje dy ditë më parë nga policia kriminale e qytetit.

Lici  ka dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në 30 Tetor, në zonën e Dobraçit, ku mbeti i vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Flutura dheBashkim Basha.

Pyetja e Mustafa Licit, është realizuar në ambientet e shtëpisë së tij në zonën e “Kirasit” të Shkodrës, pasi vetë Mustafa, nuk ka qenë në gjendje të shkojë në ambientet e policisë, për shkak edhe të ceremonisë mortore që kishte hapur në shtëpi, për vrasjen me dy plumba në trup, të të birit Hamza Lici.

Por menjëherë pas përfundimit të ceremonisë mortore, oficerë të policisë kriminale në Shkodër, kanë shkuar në banesën e tij, për ta intervistuar.

Mustafa Lici, ka dhënë shpjegime mbi atë çfarë dinte për ngjarjen duke treguar se djali i tij, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, kanë qenë shokë të ngushtë dhe kjo miqësi mes tyre është trashëguar edhe për shkak të miqësisë që vetë Mustafa, ka me babain e Arlindit, Xhemal Bushatin.

Sipas dëshmisë së Licit, ditën e ngjarjes djali i tij dhe miku i familjes Arlind Bushati, janë nisur në drejtim të Malit të Zi, për të shkuar në Podgoricë.

Lici, ka treguar sapo kanë hyrë në Dobraç, “janë qëlluar nga një pritë e organizuar prej anëtarët e një grupi kriminal që janë të lidhur fort me qeverinë”.

Në rrëfimin e tij para oficerëve të policisë, Mustafa Lici, ka treguar se djali i tij Hamzai, nuk kishte asnjë precedent penal dhe u vra pa faj. Faji i vetëm i tij ishte se kishte vëlla Ibrahim Licin.

Sipas babait, Hamzai ishte një besimtar i devotshëm, që falte 5 vakte në ditë të fesë islame.

Policia mësohet se ka pyetur Mustafa Licin, lidhur me vendndodhjen e djalit tjetër, Ibrahim Lici, por Mustafa u ka treguar ndodhet se në Turqi.

Mustafa Licit, i është kërkuar nga policia nëse kishte dyshime mbi ndonjë person konkret se kush mund të ketë marrë pjesë në vrasjen e djalit të tij, të vogël në ngjarjen e 30 Tetorit, por ai ka shpjeguar se dyshime kishte shumë, por nuk ishte në gjendje në këtë fazë të tregonte emra konkretë.

Në pyetje mësohet të jetë marrë dhe babai i Arlindit, Xhemal Bushati, i cili ka treguar problemeve që ka pasur djali i tij me persona të cilët kanë dashur ta vrasin në fillim të muajit Tetor 2024, por askush nuk mori masa për parandalimin e kësaj ngjarje.

Pesë ditë nga kjo ngjarje e rëndë, policia e Shkodrës ka ngritur dyshime të forta se atentati është organizuar nga një grup kriminal i përbërë nga familja “Bajri” dhe “Bilali”.

Vrasja ka si motiv gjakmarrjen dhe përplasjen historike mes dy fiseve dhe familjes Lici në Shkodër./OraNews

Para

Deklarata shokuese e Lorenc Vangjelit për qytetarët me kancer: Njerëz të dënuar nga Perëndia me vdekje!

Pas

SKANDALI/ Mishi me brucelozë “pushton” tregun, dyshohet se ka kaluar edhe në fabrika sallami. AKU dhe Ministria e Bujqësisë HESHTIN! 

Nga Kategoria

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”
Aktualitet

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.3k
Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit
Aktualitet

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

05.10.2026
10.3k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë
Aktualitet

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.3k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?
Aktualitet

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

01.10.2026
10.4k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30.09.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.