E mërkurë, 11 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Na i mbledh të dhënat personale falas, qeveria hap derën që privatët t’i marrin me pagesë!

Korrieri nga Korrieri
10.11.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Na i mbledh të dhënat personale falas, qeveria hap derën që privatët t’i marrin me pagesë!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Qeveria na i mbledh të dhënat personale falas, qeveria hap derën që privatët t’i marrin me pagesë!

Teksa qeveria vazhdon të shesë arritjet e shtetit digjital me bujë e deklarata publike, dokumentet zyrtare të siguruara nga VNA zbulojnë se pas fasadës së “transparencës” fshihet një tjetër ndryshim rrënjësor, i heshtur deri më sot: hapja e dyerve për subjektet private që të futen në bazat e të dhënave shtetërore.

Dhe kjo nuk do të jetë falas.

Draft-relacioni i projektligjit për qeverisjen elektronike pranon hapur se ky akses do të jetë i tarifuar, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi privatësinë e qytetarëve dhe bizneset e majme që mund të përfitojnë nga menaxhimi i të dhënave tona personale nga AKSHI dhe shoqëritë operatore TIK.

Çfarë thotë relacioni për aksesin e subjekteve private?
Deri më tani, platforma qeveritare e ndërveprimit shërbente vetëm brenda lëmshit burokratik shtetëror.

Por projektligji i ri rrëzon këtë kufizim, duke i hapur rrugë hyrjes së privatëve.

Relacioni i siguruar nga VNA argumenton nevojën e këtij ndryshimi me këto fjalë:

> “Projektligji e zgjeron përkufizimin e platformës qeveritare të ndërveprimit, duke përfshirë aksesin e personave fizikë ose juridikë privatë në të dhënat, sipas legjislacionit në fuqi për bazat e të dhënave shtetërore. Njëkohësisht, në nenin 26 të ligjit shtohet një detyrë e re për AKSHI-n, e cila mundëson ekspozimin e shërbimeve web të bazave të të dhënave për aksesin e të dhënave parësore nga personat fizikë ose juridikë privatë…”

Lidhja e këtij pushteti të ri digjital me AKSHI-n dhe shoqëritë operatore ngre pikëpyetjen e madhe:

Kush do të jetë realisht nën kontroll dhe kujt i jepet çelësi i arkivave të shtetit?

Kush do të ketë akses dhe çfarë fshihet pas tarifave?

Dokumenti zyrtar nuk tregon me gishtërinj emrat e kompanive apo sektorëve specifikë që do të përfitojnë nga ky akses primar, por pranon qartë se kjo derë e re e të dhënave do të kushtojë para dhe se biznesi i të dhënave do të gjenerojë të ardhura për buxhetin… ose për operatorët.

Relacioni përcakton qartë:
> “Duke qenë se aksesi i subjekteve private shërben për veprimtari me qëllim fitimi, projektligji parashikon që ai të jetë i tarifuar dhe që të ardhurat të derdhen në buxhetin e shtetit. Llojet dhe masa e tarifave përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, në zbatim të delegimit ekzistues të nenit 36 të ligjit.”

Ky ndryshim i fshehur në detajet teknike të projektligjit ngre shqetësime kritike që kërkojnë përgjigje.

* Cilat subjekte private do të kenë akses te të dhënat e qytetarëve? A bëhet fjalë vetëm për banka dhe institucione financiare, apo kjo dritare do t’i hapet çdo kompanie private që kërkon të blejë ose verifikojë të dhëna për qëllime marketingu, profilizimi dhe fitimi komercial?

* Sa të sigurta janë të dhënat tona në duart e AKSHI-t dhe shoqërive operatore TIK? Nëse qeveria ia kalon administrimin e infrastrukturës dhe shërbimeve cloud shoqërive operatore TIK, ku përfundon kufiri mes sigurisë kombëtare të të dhënave dhe interesit fitimprurës të operatorëve privatë që i menaxhojnë ato?

* Pse tarifohet një e dhënë që shteti e mbledh me forcën e ligjit nga vetë qytetari? Nëse bizneset detyrohen të paguajnë tarifa (të vendosura me VKM larg syrit të Parlamentit) për t’u futur në bazat e të dhënave shtetërore, a nuk po krijohet një “taksë e re digjitale” që në fund do të paguhet nga xhepi i qytetarëve përmes çmimeve të shërbimeve?

Në një kohë kur skandalet e rrjedhjes së të dhënave personale në Shqipëri kanë lënë plagë të pashëruara te besimi i publikut, kthimi i bazave të të dhënave shtetërore në një burim fitimi dhe ekspozimi ndaj subjekteve private pa një debat të gjerë transparent, duket si një eksperiment i rrezikshëm me sigurinë kombëtare dhe privatësinë e çdo shqiptari.

Para

180 ditë nga zgjedhjet, opozita ende pa kandidat për Tiranën. PD mes Alimehmetit dhe Binajt, por pa një strategji të qartë

Pas

Gazetari ‘zbërthen’ foton me 12 mln euro: Ishin në një banesë në Peqin. Laboratorët e kokainës në Bolivi nuk përballonin dot kërkesat e Çelës

Nga Kategoria

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve
Aktualitet

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.3k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…
Aktualitet

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë
Aktualitet

‘Jam gati të dëshmoj, ballafaqim’, Veliaj kërkesë Ballës: Të ngrihet Komision Hetimor për kërcënimet e Ramës

11.11.2026
10.4k
U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë
Aktualitet

U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë

11.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.3k
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s/ Kush është Alice Huang, gruaja në qendër të spiunazhit SHBA-Kinë

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s/ Kush është Alice Huang, gruaja në qendër të spiunazhit SHBA-Kinë

11.11.2026
10.4k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri/ Dalin analizat, nivelet disa herë më të larta se normat e BE

09.11.2026
10.4k
Sa kushton jetesa për një të ri në Tiranë, nga qiratë tek ushqimet: Si u trefishuan kostot në pak vjet

Protesta Kombëtare/ Studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit!

07.11.2026
10.4k
“Ecni përpara me planin e Gazës”- Zbardhet telefonata Trump-Netanyahu pas zgjedhjeve në Izrael: Në diskutim edhe lufta me Iranin

“Ecni përpara me planin e Gazës”- Zbardhet telefonata Trump-Netanyahu pas zgjedhjeve në Izrael: Në diskutim edhe lufta me Iranin

09.11.2026
10.4k
“Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, ja si u kap “gafil” deputetja e Elbasanit! (Dosja)

“Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, ja si u kap “gafil” deputetja e Elbasanit! (Dosja)

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

A do të kemi një dimër të ftohtë? Ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për motin javët në vijim

A do të kemi një dimër të ftohtë? Ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për motin javët në vijim

09.11.2026
10.4k
Dhunë verbale, psikologjike dhe fizike/ DETAJE nga sherri Neda-Ogren Balluku që përfundoi në dyert e Gjykatës

Neda Karafili denoncon Ogren Ballukun për vetëgjygjësi: Nuk më lë të takoj djemtë e mi

08.11.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Detaje të reja: Djali fshiu pamjet e kamerave pas vra sjes së babait

05.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri/ Dalin analizat, nivelet disa herë më të larta se normat e BE

09.11.2026
10.4k
Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris

Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris

05.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.