E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Xhaketat e vjetra s’janë më pjesë e ‘KUPOLËS’ së Policisë”! 

Korrieri nga Korrieri
11.11.2024
në Aktualitet
A A
“Xhaketat e vjetra s’janë më pjesë e ‘KUPOLËS’ së Policisë”! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Dje Policia e Shtetit ka bërë publike një liste më 38 emra drejtuesish e garuesish, të cilët hynë në thirrjen e re të eprorëve për t’u testuar për postin e drejtuesit të qarqeve.

Në listë ka disa risi, por ajo që bie në sy është mosprania e asnjë gruaje apo vajze që gjendet në radhët e Policisë së Shtetit.

Fillimisht u tha se në garë kishin hyrë vetëm 10 efektive, por në listën prej 38 personash nuk gjendet emri i asnjë prej tyre.

Po ashtu, bie në sy mbetja jashtë zonës së 12-s të emrave të njohur të Policisë së Shtetit, me karriera të gjata në poste drejtuese, si Tonin Vocaj, Altin Qato, Lorenc Paganika, Gjovalin Loka dhe një prej emrave shumë të përfolur më herët për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj.

Në pikëzimin e çdo kandidati, shihen emra drejtorësh aktualë policie në qarqe, të cilët nuk kanë mundur të arrijnë as kufirin e 50 pikëve dhe në këtë kuotë janë katër garues, ndërsa kanë vendosur të lënë garën emra të tjerë të njohur të Policisë së Shtetit.

Gara

Vetëm një ditë pas intervistimit të kandidatëve në garë për 12 drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve, i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, shpalli listën e pikëve të fituara nga secili kandidat.

Sipas të dhënave, mësohet se 12 të parët do të emërohen me firmën e kryepolicit Ilir Proda nëpër drejtoritë e qarqeve.

Nga sa shihet në renditje listën e kryeson drejtori i Operacionales, Vilson Bala, i cili në fund ka mundur të grumbullojë në total 91 pikë, garanci për emërimin në një prej 12 qarqeve më të rëndësishëm.

Bala pritet të emërohet drejtor i Policisë së Tiranës.

Në vijim i dyti është ish-drejtori i AMP-së së Tiranës, aktualisht te Standardet Profesionale, Elidon Çela, me 87.3 pikë, dhe i treti zv.drejtori i Policisë së Vlorës, Elton Alushi, me 85.3 pikë.

Lista vijon me Fatmir Lleshajn, drejtor Menaxhimit dhe Koordinimit, Fatmir Hoxhën, pranë Akademisë së Sigurisë dhe zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, Luigj Vathi.

2 zv.drejtorët e Policisë së Lezhës, Gentian Berberi dhe Altin Mena, drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Durrës, Altin Merizaj, ndërsa dhjetëshja e parë përmbyllet me ish-shefin e Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti.

"Xhaketat e vjetra s'janë më pjesë e

Në vendet 11 dhe 12 renditen drejtori për Kufirin Blu, Artion Duka dhe zv.drejtori i Policisë së Vlorës, Gazmend Shehu.

Në pikëzimin e kandidatëve, bie në sy renditja e ulët me pikë e drejtuesve aktual të qarqeve në të gjithë vendin, të cilët nuk do të jenë më drejtues në qarqe.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në vendin e 14-të, Gjovalin Loka i Korçës një vend më sipër, ndërsa Skënder Hita i Durrësit, në vendin e 15-të dhe i 16-i Lorenc Panganika i Fierit.

Zv.drejtori i Tiranës, Alket Shatro dhe drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, renditen në vendet 22 dhe 23, ndjekur nga drejtuesi aktual i Vlorës, Ermal Muçaj dhe i Kukësit, Artan Bajraktari.

I fundit nga drejtuesit aktual është Alfred Elezi, drejtor i Policisë së Lezhës.

Pjesë e listës nuk është Ardian Çipa, drejtor aktual i Policisë së Gjirokastrës, i cili bëhet me dije se është tërhequr nga gara, për arsye që mbeten të paqarta.

Ndërsa, Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu, nuk u paraqitën në fazën e intervistimit, duke u skualifikuar nga gara. Sipas rregullave, konkurrentët kanë të drejtën e ankimit brenda 2 ditësh!

Para

“Sjell d*shnorët në shtëpi, kam fakte”, djali akuza TRONDITËSE nënës: Më thonë biri i k*****! 

Pas

FOTOLAJM- Të dy në Kuvend, momenti kur Vullnet Sinaj takohet me biznesmenin e prangosur nga SPAK, por Vokshi thotë se po i bëhet presion

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

29.09.2026
10.4k
Ilirjan Celibashi e lëshon pa frena, 1 mld lekë TENDER pa GARË

Dy tenderë, të njëjtat pikëpyetje/ KQZ zgjedh “InfoSoft System”, anashkalohet oferta 1 milion lekë më e lirë

29.09.2026
10.4k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.3k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.3k
Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

30.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.