Të dy në Kuvend, momenti kur Vullnet Sinaj takohet me biznesmenin e prangosur nga SPAK, por kjo fotografik shkaktoi debate në Kuvend.
Kryetarja e Komisionit të koncensioneve në Shëndetësi, Albana Vokshi ka bërë një denoncim në mbledhjen e sotme.
Ajo denoncoi faktin se deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj ishte takuar në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë me dëshmitarin e thirrur, Ilir Rrapaj. Ky i fundit ka marrë leje sot nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dhënë dëshminë e tij para Komisionit.















