E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbërthehet skema e laboratorit të kokainës, çfarë rolesh kishin Artion Çaushllari , Aldi Zonja , Geis Fejsullai , Endi Sejdini etj

Korrieri nga Korrieri
19.11.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Laboratori i drogës në Qerekë, si kolumbiani dhe dy venezuelianë përdoreshin si “ekspertë” të përpunimit, ekstraktonin kokainën nga… lëkura e bagëtive
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Zbërthehet skema e laboratorit të kokainës, çfarë rolesh kishin Artion Çaushllari , Aldi Zonja , Geis Fejsullai , Endi Sejdini etj

Me kalimin e kohëve dhe zgjerimit të aleancave, grupet kriminale shqiptare janë sofistikuar dhe këtë e tregojnë mjaft mirë me lëvizjet e fundit dhe ligjistikën që arrijnë të përdorin. Nëse deri më sot kishim dëgjuar që kokainë vinte përmes kontejnerëve me banane, metoda më klasike, aksioni më i fundit zbuloi se bashkëpunimi i shqiptarëve me kimistët latinë mund të bëjë që kokaina të transportohet edhe e fshehur në lëkurë gjedhi të kriposur.

FOTO/ Ky është Artion Çaushllari , një ndër “kokat” e laboratorit të kokainës, ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës

Në Shqipëri përpunohej nga tre kimistët, Hiwlen Narvaez, Joze Vasquez dhe Samuel Serrano, duke e kthyer në gjendjen e saj fillestare për ta transportuar më pas në vendet e Bashkimit Europian.

Zbërthehet skema e laboratorit të kokainës, çfarë rolesh kishin Artion Çaushllari , Aldi Zonja , Geis Fejsullai , Endi Sejdini etj

Grupi i kishte ndarë shumë mirë rolet. Endi Sejdini, 25 vjeç kishte në pronësi vilën në Qerekë dhe një prej kateve të saj ishte përshtatur si laborator për përpunimin e kokainës. Qereka nuk ishte zgjedhur në mënyrë rastësore. Kjo zonë ndodhet mes aeroportit “Nënë Tereza” dhe Portit të Durrësit, që e bënte më të thjeshtë transportimin e materialeve, por gjithashtu, grupi i ka kushtuar rëndësi edhe një tjetër detaji, duke qenë se Qereka është shumë pranë aeroportit, është një zonë që nuk monitorohet dot me dronë nga autoritetet.

Në rezidencën në Kodrën e Diellit kishin gjithashtu një vilë që rezulton të jetë në emër të Geis Sejfullait, por nuk dihet ende nëse e kishte marrë me qira apo e kishte në pronësi. Në Mullet ishte gjithashtu një magazinë ku mbahej ngarkesa në momentin që vinte nga Amerika Latine.

Financues të grupit ishin dy: Aldi Zonja dhe Artion Çaushllari.

Zonja, kishte shkuar me vizë turistike në Amerikën Latine, por gjatë pandemisë mbeti atje i izoluar për shkak të karantinës. Gjatë kësaj periudhe, ai krijoi kontaktet me trafikantët e drogës dhe më pas me bashkëpunëtorët e tjerë ndërtuan laboratorin e kokainës. Ndërsa Çaushllari nuk është një emër i panjohur.

Ai ka qenë zyrtar në Bashkinë Tiranë dhe ka drejtuar Ndërmarrjen e Punëtorëve numër 3 në kryeqytet. Por, në vitin 2017, u largua bashkë me një sërë kolegësh të tij, që kishin dalë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, (sot Partia e Lirisë).

Më 27 korrik të vitit 2017, një ditë pasi këshilltarët e LSI-së nuk morën pjesë në votimin për propozimin që rriste me 20 lekë për metër kub çmimin e ujit në kryeqytet, nisi një valë lëvizjesh në Bashkinë e Tiranës,

Vetë kryebashkiaku Erion Veliaj firmosi shkarkimin nga detyra të tre zyrtarëve të kësaj bashkie, të cilët vinin nga radhët e LSI. Kështu u largua nga detyra drejtori i Ndërmarrjes Numër 3 të kryeqytetit Artjon Çaushllari, që sot dnodhet pas hekurave.

Anëtarë të tjerë të grupit janë edhe Baki Huqi, Klajdi Birçe dhe Ismail Abdurrahmani. Të dhjetë personat, shtatë shqiptarë, një kolumbian dhe dy nga Venezuela janë vënë në pranga. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë me dije se e kishte nën hetim grupin prej një viti. Në muajin shtator ata sollën ngarkesën e parë, por SPAK nuk ndërhyri deri në momentin që u fut në Shqipëri ngarkesa e dytë bashkë me tre kimistët. Në këtë çast, SPAK zhvilloi aksionin dhe i gjithë grupi ra në pranga. Në total u sekuestruan 48 ton (rreth 850 lëkurë gjedhi) lëndë narkotike e papërpunuar dhe e importuar nga Amerika Latine, 6.1 kg kokainë e pastër; dhjetra mijë euro dhe 22 telefona celularë, 2 laptopë dhe 17 karta SIM. Në këto të fundit, pritet që SPAK të grumbullojë edhe më shumë informacione për kontaktet e grupit. Detaje këto që bashkë me dëshmitë e të arrestuarve, mund të zbërthejnë një grup akoma më të madh kriminal.

Para

Kush është burri që e qëlloi? Shoferi i shkollës: Martinin të premten e rrahu një person i rritur!

Pas

Gjendet arma e përdorur në vrasjen e Klaudio Prendit

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.4k
Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
Tmerri i temperaturave të larta: Mbi 1 mijë viktima brenda pak ditëve (dhe e keqja sa ka filluar)

El Nino drejt rekordit historik? 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

21.08.2026
10.4k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.