E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Drama sociale e punonjëseve të fasonerive dhe një shembull ndërgjegjësimi për fuqinë e reagimit të tyre

Korrieri nga Korrieri
26.08.2023
në Aktualitet, Fokus
A A
Drama sociale e punonjëseve të fasonerive dhe një shembull ndërgjegjësimi për fuqinë e reagimit të tyre
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nga Anila Hoxha

Mirjeta Mulla, punoi përmbi dy dekada në sektorin e fasonerisë. Për të, ishte një punë e vështirë dhe e keqpaguar. Por, Mirjeta u angazhua në sindikalizëm në momentin kur u bind se kushtet nuk po përmirësoheshin dhe se të drejtat ishin të pagarantuara ashtu sic Kodi i Punës kërkon.

“ Me ato paga pothuajse nuk merrnim asgjë. As leje vjetore. Figuronim me pagë minimale por merrnim më pak se aq. Kur kërkuam ngritje rroge nuk u dëgjuam, ndaj nisëm bojkotin. Ne nisëm protestën në 2022 dhe më vonë, në 2023 përsëri protestë“, kujton punonjësja. Por,ndonëse fasoneria rezulton në rang vendi pas turizmit dhe remitancave si një nga fushat që sjell të ardhura, kushtet e punëtorëve mbeten të diskutueshme.
Pranë Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore kryesojnë ankesat e punonjësve që rrëfejnë mosrespektim të të drejtave në vendin e punës, kryesisht mos pagesë në ditët e festave zyrtare , për punën e kryer në orët shtesë , dhënie pagese dorazi dhe jo të plotë përmes sistemit bankar dhe mos lidhje të kontratës së punës. Zyrtarisht ISHPSHSH përgjigjet se brenda një viti u ankuan 879 punëmarrës me ankesa të mirëfillta ndaj punëdhënësit .

“Nga cënimi i marrëdhënieve të punës për mospagesa në festat zyrtare, orët shtesë dhe mungesë kontrate pune janë 24 ,3 përqind e ankesave” pranon ky institucion. Punonjësit e tjerë në masën 18.7 përqind denoncuan për pagat e prapambetura, 6.9 përqind për mos pagesë të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, 1.9 përqind për mos pagesë të raporteve mjekësore. ”  

Të dhënat e vendosura në dispozicion nga ky institucion vërtetojnë se askush nuk ngriti shqetësim apo të kërkonte inspektim mbasi ishte prekur nga një sëmundje profesionale .

Nën një klimë kur konfliktet kolektive për marrëdhëniet e punës presin zgjidhje mes mijëra dosjeve në gjykatë, ndërmjetësuesi Daniel Bica pjesë e Rrjetit Shtetëror të Ndërmjetësimit, ja doli mbanë të sigurojë një zgjidhje për të dyja palët dhe punëdhënësin dhe punëmarrësit ne rastin e nje konflikti kolektiv te paraqitur pranë tij për zgjidhje me ndërmjetësim.

I trajnuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) mes shumë ndërmjetësve të tjerë shtetërore të certifikuar që asistojnë për zgjidhjen me mirëkuptim të asistuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Bica u përball me kërkesën për zgjidhje me ndërmjetësim të një konflikti kolektiv pranë një subjekti fasoneri në Korcë. Angazhuar në nivel qarku, Drejtoria Rajonale e Punësimit dhe Aftësimit Korcë, ai kujton se punonjëset u përfshinë me Sindikatën përmes të cilës nisën bisedimet për lidhjen e kontratës kolektive.

“Nga ana e Sindikatës ishin marrë të gjitha veprimet për nënshkrimin e kontratës kolektive, ishin ulur në bisedime, por nuk kishin gjetur gjuhën e përbashkët, pasi nuk ishin dakordësuar për kushtet e punësimit që kishin përcaktuar në kontratë. Të ndodhur në këto kushte, Sindikata kërkoi zgjidhjen nëpërmjet procedurës së ndërmjetësimit, duke drejtuar kërkesën për ndërmjetësim pranë Ministrisë së Financave. Drejtoria e Politikave të Punësimit dhe Aftësimit Profesional pranë MF ma delegoi rastin dhe më ngarkoi të marr të gjitha masat për zhvillimin e procesit.” shprehet Bica.

Ai dërgoi ftesë të menjëhershme të dyja palëve me objekt ndërmjetësimin.
Të dyja palët u përgjigjën pozitivisht.

“Në këto momente duke marrë parasysh dhe afatin 10 ditor që ka kjo procedurë ju caktova fillimisht një takim të përbashkët.” shpjegon më tej ndërmjetësi shtetëror

Sindikata parashtroi kërkesat e saj në favor të punëtorëve të fasonerisë duke nisur nga shpërblim për pagën e 13, shpërblim prej 100 mijë lekë në raste të vdekjes së bashkëshortit dhe fëmijës, shpërblim prej 10 mijë lekë deri në 50 mijë lekë në rast martese, shpërblim për punëtoret e dalluara. Disa kërkesa nuk pranoheshin nga punëdhënësi. Pas disa takimeve bashkë dhe vecmas me palët, sindikata dhe punëdhënësi ranë dakort për lidhjen e kontratës kolektive dhe kushtet e punësimit do të përcaktoheshin në këtë kontratë. Të dyja palët ranë dakord dhe u vendos takimi i përbashkët përfundimtar për të nënshkruar marrëveshjen për zgjidhjen e konfliktit me ndermjetësim dhe lidhjen e kontratës kolektive. Procesi i ndërmjetësimit u mbyll me sukses.” shprehet Bica, sipas të cilit kontrata kolektive rrit forcën e individit dhe e shndërron forcën e grupit në mbrojtje të të drejtave të punonjësve.

Dorina Nika kordinatore e projektit “Qasje në drejtësi për mosmarrëveshjet përmes ndërmjetësimit dhe pajtimit“ një projekt i ILO thotë se ky është një nga shembujt e mirë kur konfliktet kërkohet dhe gjejnë zgjidhje me mirëkuptim dhe dialog. Ajo shprehet se shpesh ndodh që në negociatat për lidhjen e kontratës kolektive palët të mos bien dakort për kushtet dhe termat e punësimit të punonjësve dhe bisedimet bllokohen. Në raste të tilla – si sindikata, si punëdhënësi mund ti drejtohen sistemit shtetëror pa pagesë të zgjidhjes miqësore të konflikteve kolektive të punës dhe të kërkojnë ndihmën e ndërmjetësve shtetërorë dhe zyrave shtetërore të pajtimit për të lehtësuar dialogun mes tyre e për të gjetur një zgjidhje me mirëkuptim të konfliktit mes tyre. Kjo është një procedurë që parashikohet në Kodin e Punës dhe që ofrohet si shërbim pa pagesë nga Shteti. Procedura është e shpejtë, pa kosto, konfidenciale dhe ajo që është më e rëndësishne është një procedurë ku janë vetë palët ato që vendosin për mënyrën e zgjidhjes së konfliktit me dialog dhe me mirëkuptim. Ndërmjetësi shtetëror nuk imponon zgjidhje për palët, por thjesht lehtëson dialogun dhe me teknikat e ndërmjetësimit i ndihmon palët që të arrijnë të përputhin interesat mes tyre e të dakordesojnë për zgjidhjen e konfliktit. Në raste të tilla kur arrihet zgjidhja e konfliktit me mirëkuptim fitojnë të dy palët dhe shmangen gjithë pasojat negative dhe kostot që mund të kishin veprime të tjera, sic do të ishte greva për shembull.

Sindikatat kanë një rol të rëndësishëm për të përmbushur në drejtim të mbrojtjes së të drejtave në punë dhe të rritjes së nivelit të këtyre të drejtave për punonjësit të përfaqësuar prej tyre. Nëse ato përballen me vështirësi në procesin e negocimit dhe nuk arrijnë të përmbushin kërkesat e tyre me dialog dhe negocim të drejtperdrejtë me punëdhënësin, ato kanë mundesi dhe akses të kërkojnë ndihmën e strukturave shtetërore për ndermjetesimin dhe pajtimin e konflikteve.

Mbas zgjidhjes me konsensus të një konflikti,Mirjeta Mulla numëron se cfarë arritën punonjëset e fasonerisë.
“ Marrim lejen vjetore të plotë, marrim raporte dhe gjithë cfarë jep Kodi i Punës dhe kontrata kolektive. Orari është tetë orësh, fundjavën nëse jemi në punë paguhemi ekstra. I provuam të gjitha dhe funksionoi me sindikalizëm dhe me ndërmjetësim”- përfundon Mirjeta.

Nga ana e tij Alfred Bushi, sindikalisti që u përfshi në këtë proces nënvizon se vecanërisht pranë fasonerive, punëtorët duhet të ndërgjegjësohen për të drejtat e tyre dhe për fuqinë e reagimit të tyre.

‘Deri tani numri i punëtorëve të sindikalizuar është 180. Sektori i fasonerisë ka probleme, por si rasti i Korcës kur punëtorët vendosën të kundërshtojnë padrejtësitë ne ramë në kontakt me to , dhe ju afruam infrastrukturë derisa u arrit me ndërmjetësim kontrata kolektive”/ Fol

Para

Kërkohet nga Policia pas vdekjes së kamerierit, pronari i “Orange Club”, i shpëtoi atentatit me 20 plumba në 2021

Pas

Vrasësi shqiptar nga qelia live në TikTok, “Daily Mail”: Flirte me telefonin e kontrabanduar me dronë

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

29.09.2026
10.4k
Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

29.09.2026
10.4k
Klani mafioz i Shkodrës në Livigno, pjesë e grupit një 20-vjeçar, pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Itali 

Shqiptari tremb kalimtarët në mes të rrugës në Itali, arrestohet

29.09.2026
10.4k
SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.