E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Grupi i Suel Çelës/ I arrestuari i SPAK, Bujar Shega , ortak i babait të kryebashkiakut të Beratit Ervin Demo

Korrieri nga Korrieri
25.11.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Grupi i Suel Çelës/ I arrestuari i SPAK, Bujar Shega , ortak i babait të kryebashkiakut të Beratit Ervin Demo
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Grupi i Suel Çelës/ I arrestuari i SPAK, Bujar Shega , ortak i babait të kryebashkiakut të Beratit Ervin Demo

Nga 18 urdhër arreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, i cili ka lidhje me Suel Çelën.

Grupi i Suel Çelës/ I arrestuari i SPAK, Bujar Shega , ortak i babait të kryebashkiakut të Beratit Ervin Demo

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Shega është prangosur në Milano. Kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë.

Përmes kompanive të tij, dyshohet se Shega pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë dhe një grupi të fuqishëm më bazë me Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.

Ndërkohë Suel Çela një prej emrave më të njohur të botës së krimit, i shpallur me herët në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë.

Në bazat dhe bizneset e të shumëkërkuarit në Elbasan është ushtruar kontroll ku janë martrë dokumenta dhe prova të tjera.

Ortak me babain e Ervin Demos

Bujar Shega është ortak me 34 për qind të aksioneve në kompaninë Viola Green së bashku me Fatos Jaupin dhe Sherif Kapllanin. Kjo kompani fillimisht është themeluar nga Zehni Demo, babai i kryetarit të Bashkisë së Beratit, Ervin Demo dhe është një nga përfitueset më të mëdha të parave publike në bashkitë e Cërrikut, Kuccovës dhe Peqinit.

Por Shega dhe babai i kryebashkiakut të Beratit vazhdojnë të jenë ortakë në një tjetër kompani. Bëhet fjalë për kompaninë ëonder Green, ku Demo dhe Shega kanë nga 50 për qind të aksioneve.

Kjo shoqëri ka si objekt: hapjen e bar-bufeve, restoranteve, pikave të servisit, parkim automjetësh, lavazhit të hoteleve, fshatrave turistike, moteleve si dhe agjencive për shitblerje, dhënie me qira të pasurive të tundshme e të patundshme agjencive për shitblerje, aktivitete tipike këto të pastrimit të parave.

Sipas statusit në QKB, kompania Wonder Green rezulton aktive, por në tre vitet e fundit ajo nuk ka depozituar asnjë bilanc financiar.

Miliarda lekë tendera

Përmes kompanisë Viola Green, Shega ka marrë dhjetra milionë euro tendera publikë, kryesisht në tre bashki të vendit, Kuçovë, Cërrik dhe Peqin. Sipas të dhënave zyrtare nga thesari i shtetit, në katër vitet e fundit, institucionet e shtetit kanë bërë mbi 7.3 milionë euro pagesa drejtëpërdrejtë në llogarinë e kompanisë Viola Green.

Nuk dihet nëse SPAK i ka shtrirë hetimet edhe mbi mënyrën se si kompania e Shegës fitonte tendera nga kryebashkiakët socialistë, teksa paralelisht pastronte paratë e grupeve më të fuqishme kriminale të vendit.

Kërcënoi administratorin e Universitetit të Elbasanit

Disa muaj më parë, Ina Media në një investigim ku përmendet Bujar Shega shkruan se ai kishte kërcënuar administratorin e Universitetit Aleksandër Xhuvani për një tender me vlerë mbi 700 milion lekë për rikonstruksionin e një godine. Më poshtë një pjesë nga shkrimi i INA MEDIA ku përmender Bujar ose Marsel Shega.

“Burime të besueshme të Shërbimit Informativ Shtetëror referojnë se E. H., është kërcënuar nga Bujar Shega, që të ndikonte për ta klasifikuar fituese kompaninë Bajrami N. në pronësi të Nazif Bajramit.

Bajrami N është një tjetër kompani, e cila merr miliarda lekë tendera në qarkun e Elbasanit. Sipas thesarit të shtetit gjatë viteve të fundit, kjo kompani ka marrë të paktën 26 milionë euro pagesa nga institucionet publike.

I kontaktuar nga INA Media, E. H. nuk iu përgjigj pyetjeve të redaksisë nga kush është kërcënuar. Edhe biznesmeni Bajrami nuk iu përgjigj pyetjeve, nëse kishte probleme me drejtësinë dhe çfarë lidhjesh kishte me Bujar Shegën./ Kapitali.al

Etiketat: Bujar shegaErvin demo
Para

Operacioni i SPAK në Elbasan/ Detaje të REJA, kontrolle në BANESAT e dy ish-prokurorëve! 

Pas

“Na bastisën shtëpinë, pastaj kërkuan falje”, Artan Hoxha reagon pas masës nga SPAK

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.4k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.4k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.