E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Gazetari Saimir Kodra reagon pas lajmeve se gjyqtarja e Elbasanit kërkonte “kokën” e tij

Korrieri nga Korrieri
26.11.2024
në Aktualitet
A A
Gazetari Saimir Kodra reagon pas lajmeve se gjyqtarja e Elbasanit kërkonte “kokën” e tij
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu ishte në listën e masave të sigurisë që lëshoi SPAK këtë të hënë. Nga përgjimet e SPAK është bërë e ditur gjithashtu se ish-gjyqtarja është përfshirë në një në një tentativë për t’u hakmarrë ndaj drejtuesit të emisionit “Stop”, Saimir Kodra për të gjitha denoncimet e transmetuara.

Në emisionin “Opinion”, Saimir Kodra u shpreh se në rastin me gjyqtaren Pajtime Fetahu ka ndjekur gjithmonë rrugën institucionale. Sa i përket lidhjes së saj më krimin e organizuar në hakmarrje për Saimir Kodrën, ky i fundit shprehet se nuk ka qenë në dijeni të kësaj.

Saimir Kodra sqaroi se shtëpia e prindërve të tij nuk është djegur dhe se ai nuk ka fjetur kurrë në “Plaza” për t’i shpëtuar hakmarrjes së ish-gjyqtares.

Blendi Fevziu: Saimir në momentin që po hyja në emision madje 10 minutat e para mora një informacion. Dikush më çon që ka qenë një konflikt mes teje dhe gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit. Ndërkohë që dikush më çon një informacion që me gjasë mund të jetë marrë nga dosja, nga zbardhja e “Sky Ecc”.

Saimir Kodra: E kam lexuar, e kam!

Blendi Fevziu: Por çfarë konflikti ke pasur ti me këtë gjyqtare? Si guxon një gjyqtare të përdorë krimin për t’u hakmarrë me gazetarin?!

Saimir Kodra: Asgjë më tepër se sa kam denoncuar veprimet korruptive të saj në gjykatën e Elbasanit. E kam pasur gjithçka institucionale dhe asgjë më tepër. Madje kam pasur më shumë denoncime për t’u parë personalisht me të dhe me familjen e saj, por nuk kam pranuar pasi qasja ime gazetareske ishte vetëm ajo institucionale. Por ja që jetojmë dhe në këtë vend që ka dhe kështu gjyqtarësh.

Blendi Fevziu: Po ua kanë djegur vërtet shtëpinë e prindërve?

Saimir Kodra: Jo! Nuk është e vërtetë fare kjo gjë madje nuk flija fare tek “Plaza.

Blendi Fevziu: Për atë jam i bindur që nuk ke fjetur tek “Plaza”, por ky duket sikur i bën më shumë qejfin gjyqtares, të ka bërë personazh të vështirë për t’u kapur.

Saimir Kodra: Për t’i  kërkuar më shumë favore. Mua më vjen mirë që kjo gjyqtare është atje ku duhet të jetë, që në fakt duhet të ishte prej kohësh.

Blendi Fevziu: Jo paska qenë prej kohësh. Kjo qenka e dyta e paska një masë më përpara.

Saimir Kodra: Po ka qenë në arrest shtëpie, unë flas për burgun. Realisht sepse po t’i kthehesh asaj që ne kemi transmetuar për të është një histori e tmerrshme se si një gjyqtare ka përfituar dhe abuzuar me vendimet e vulat, çka e di mirë dhe gjithë qyteti, por sot për fat të mirë filloi të jetojë dhe SPAK-u.

Blendi Fevziu: Saimir ti nuk ke pasur informacion asnjë informacion të raporteve të saj me grupet kriminale në drejtimin tënd?

Saimir Kodra: Jo absolutisht sepse unë nuk kam pasur informacione me këto Sky Ecc apo EnchroChat.

Blendi Fevziu: Si re në këtë informacion që më the e dija që të lexova?

Saimir Kodra: Në fakt që të jem shumë i sinqertë duhet të falenderoj drejtuesin e SPAK-ut zotin Altin Dumani, që pak kohë më parë më ka bërë këtë pyetje për djegien e shtëpisë së prindërve me demek, por që nuk është e vërtetë. Pra isha vënë në një farë informacioni.

Blendi Fevziu: Pra ishe pyetur për këtë çështje në momentin që kishin dalë informacionet?

Saimir Kodra: Po nëse kishte ndodh apo jo, sepse duket sikur është kryer si veprim, por në fakt nuk ka ndodhur. Ndërkohë që nuk e di, realisht më vjen keq për gjënë, për të gjithën, që të arrish në nivelin e gjyqtares Pajtime Fetahu në këto perceptime e në këto gjëra, nuk e di. /korrieri

Para

“Do ta paguajë 10-fish”, pse porositi ish-gjyqtarja e Elbasanit vrasjen e Saimir Kodrës

Pas

“Oficerët lëvizën me taksi nëpër qytet për të mos rënë në sy”, gazetari jep detaje nga operacioni i SPAK në Elbasan

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k
Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.