E shtunë, 21 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kullë në godinën e Kadastrës, hapet tenderi i qeverisë për kullën 40 kate te Liqeni! 

Korrieri nga Korrieri
26.11.2024
në Aktualitet
A A
Kullë në godinën e Kadastrës, hapet tenderi i qeverisë për kullën 40 kate te Liqeni! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Godinat shtetërore do të kthehen në kulla shumëkatëshe, ku prona shtetërore do t’i jepet firmave private vetëm me një përqindje ndërtimi. Nisma e qeverisë ka marrë jetë nga Korporata e Investimeve Shqiptare, e cila u krijua enkas për të tjetërsuar godinat dhe truallet shtetërore.

Pasi u dhanë me koncesion disa shërbime dhe punë publike, tashmë radha i ka ardhur edhe këtyre pasurive, ku në dhjetëra godina do të bëhen qendra tregtare, hotele, bare, restorante etj. Një nismë e rrezikshme dhe e pa konsultuar me grupet e interesit, ku qeveria aktuale po sillet si “pronare e gjithçkaje”, madje edhe e ajrit.

Por, në kohën e protestave apo të dosjeve të SPAK-ut, qeveria ka vepruar “në hije”, duke hapur në Agjencinë e Prokurimit Publik tenderët për ndërtimin e këtyre grataçelave. Madje, vendimin e një kulle, në truallin dhe godinën ku ndodhet Kadastra Shqiptare, e ka miratuar edhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit.

“Kullë në godinën e Kadastrës”, hapet tenderi i

Faksimile: Njoftimi në APP i qeverisë për faljen e pronave shtetërore për ndërtimin e kullave

VoxNews ka siguruar dokumentet e këtyre tenderëve, të hapur nga Korporata e Investimeve Shqiptare. Dokumenti i parë është për projektin ‘Zhvillimi dhe menaxhimi i godinave shtetërore”, ku nënprojekti është “ndërtimi dhe menaxhimi i godinës së Kadastrës Shqiptare”, shkruan voxnews.

Korporata ka hapur procedurën me objekt “zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i LIFT Tower”. Vendimi ka ardhur paralelisht me vendimin e AZHT-së, e cila miratoi në pikën 5 të vendimeve të fundit edhe lejen e zhvillimit për objektin “Godina e Kadastrës Shtetërore dhe Lift Tower”, loti 2, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Korporatën e Investimeve Shqiptare.

Korporata është me kapital 100% shtetëror, e cila ka si aksioner të vetëm Ministrinë përgjegjëse për ekonominë të Republikës së Shqipërisë. “Projekti i investimit synon të transformojë hapësirat dhe godinat e vjetra shtetërore që shfaqin aktualisht shenja amortizimi, degradimi dhe infrastrukturë të vjetëruar, jo bashkëkohore dhe ku kushtet ekzistuese tregojnë nevojën për të përmirësuar cilësinë e pronave. Interesi publik që përndjek projekti i investimit konsiston në përmirësimin e kushteve të punës së funksionarëve publikë si dhe në energjizimin e qytetit duke sjellë zhvillimin e zonave urbane ku ndodhen pronat” thuhet në këtë dokument.

Sipas saj, projekti realizohet nëpërmjet një modeli partneriteti, ku Korporata ka rolin e zhvilluesit dhe ndërmjetësuesit midis institucionit publik që ka interes të zhvillojë pronat e tij dhe të përfitojë godina bashkëkohore dhe partnerit privat, që posedon burimet financiare, njerëzore dhe kapacitetet ekzekutive dhe ka interes në realizimin e projektit të investimit. Një lloj koncesioni, ku prona publike i jepet privatit!

Por, Korporata shkruan në vendim se partneri privat siguron përfitueshmëri të investimit të kryer duke shmangur çdo burokraci dhe paqartësi në lidhje me statusin e pronës (pronë shtetërore e çertifikuar), në marrjen e lejeve (Korporata ka aplikuar për marrjen e lejes së zhvillimit nga KKT mbi projekt-idetë arkitekturore të dy objekteve), si dhe në çdo marrëdhënie me autoritetet publike, por ai gjithashtu në bashkëpunim me Korporatën ndihmojnë në realizimin e qëllimit publik të këtij projekti investimi. Pra, të gjitha procedurat ndiqen nga kjo korporatë.

“Korporata nëpërmjet kësaj procedure konkurruese publike ndërkombëtare synon të përzgjedhë partnerin privat, në cilësinë e Sipërmarrësit për zhvillimin e pronës për sipërmarrje, duke realizuar projekt-idenë arkitekturore të bashkimi të subjekteve Baukuh Studio Associato & Muoto & Sam Chermayeff Office & Yellow Office & Bollinger Grohmann & Atmoslab & Simoj Boudvin & Arkimade”, thuhet në vendim.

“Kullë në godinën e Kadastrës”, hapet tenderi i“Kullë në godinën e Kadastrës”, hapet tenderi i

Projekti që do të ndërtohet te godina dhe trualli i Kadastrës

VoxNews siguroi projektin që do të ngrihet te Kadastra, ku është parashikuar të ndërtohet një kullë e stërmadhe. Është një kullë rreth 40 kate që do të zëvendësojë godinën 2-katëshe të Kadastrës. Pritet që Kadastra të marrë një përqindje ndërtimi, ndërkohë që pjesa tjetër do t’i jepet privatit. Pra, për një kullë 40 katëshe, ku do të ndërtohen mijëra metra katrorë, ku çmimi në atë zonë po shkon deri në 3 mijë euro m2, shteti pritet të marrë vetëm ato metra katrorë që ka aktualisht Kadastra. Ose diçka më pak apo më shumë, ku ende nuk dihen zyrtarët të cilët do të negociojnë.

“Kullë në godinën e Kadastrës”, hapet tenderi i

Faksimile: Njoftimi në APP i qeverisë për faljen e pronave shtetërore për ndërtimin e kullave në godinën e Kadastrës

Por, Korporata nuk mjaftohet me kaq! Ajo shkruan se subjektet që do të hartojnë projektet e detajuara arkitektonike. “Procedura e konkurrimit për përzgjedhjen e Partnerit Privat do të kryhet nëpërmjet procedurës përzgjedhëse konkurruese me  zarf, me dy faza, përkatësisht faza e kualifikimit dhe faza e përzgjedhjes. Në dokument shkruhet se “shpallet fituese oferta që ofron vlerën më të lartë të kësaj përqindje”, teksa aplikimet duhet të dorëzohen dorazi ose me postë, deri në datë 6 janar 2025.

Para

Nga Ekuadori në Belgjikë, Holandë dhe Gjermani! Lidhjet e Suel Çelës me “pakot” e kokainës, SPAK: Fitimet i investonte! 

Pas

U vra në Ekuador/ Ergys Dashi trafikonte kokainë me Suel Çelën, humbi 4 mln euro ‘mall’ për një muaj: Nuk i thash gjë “Bolit”

Nga Kategoria

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

21.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!
Aktualitet

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione
Aktualitet

Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

21.11.2026
10.3k
Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit
Aktualitet

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

21.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

21.11.2026
10.4k
Jeta merr një kthesë pozitive për këto tri shenja të zodiakut nga 22 nëntori

Jeta merr një kthesë pozitive për këto tri shenja të zodiakut nga 22 nëntori

19.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

14.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.