E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Mungojnë paratë për bonusin e qirasë”, Bashkia e Vorës: Nga 404 apartamente të ndërtuara janë dorëzuar 101/ Ku përfunduan fondet e rindërtimit 

Korrieri nga Korrieri
29.11.2024
në Aktualitet
A A
“Mungojnë paratë për bonusin e qirasë”, Bashkia e Vorës: Nga 404 apartamente të ndërtuara janë dorëzuar 101/ Ku përfunduan fondet e rindërtimit 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në emisionin Vetting në News24 është trajtuar çështja e rindërtimit në Bashkinë e Vorës. Vetting hedh dritë mbi atë se çfarë ka ndodhur në këtë Bashki, pjesë e Qarkut Tiranë, ku ka ende familje që jetojnë në kontejnerë apo me banesa me qira, por pa përfituar bonusin nga shteti.

Çfarë ka ndodhur me fondet e rindërtimit?

Godina e Bashkisë Vorë u përfshi në procesin e rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, madje qeveria shqiptare alokoi dhe fond me vlerë 618.868.546 për rindërtimin e kësaj ndërtese. Sot, 5 vite pas tërmetit, punonjësit e Bashkisë së Vorës janë zhvendosur në një ambient me qira.

Por deri më tani procesi ka ngecur në pikën e shpronësimeve, dhe bashkia është ende në pritje.

Në përgjigje të emisionit Vetting, Bashkia Vorë pranon situatën e vështirë të banorëve të pastrehë por justifikohet me mungesën e fondeve. Emisioni Vetting ka dërguar kërkesë për informacion Bashkisë Vorë në lidhje me procesin e rindërtimit.

Bashkia në përgjigje të saj ka sqaruar se “ju informojmë se 182 aplikues janë në process për tu trajtuar për banesa private ku përfshihet njësia Vorë, njësia Prezë dhe njësia Bërxullë që përfshihen në territorin e Bashkisë Vorë (Janë akomoduar dhe 50 aplikues për apartamente në fshatin Marqinet, që pritet për t’u trajtuar nga Fondi  i Zhvillimit në Bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës  dhe Energjetikës,  Drejtorisë së Rindërtimit ). Gjithashtu janë në mungesë dhe 60 apartamente (nevoja për rindërtim ku përfshihen dhe procesi i shpronësimit) për qytetin e Vorës”.

Bashkia sqaron se deri më tani në qytetin e Vorës janë ndërtuar 404 apartamente, procesi i shpërndarjes ka përfundura për 101 familje përfituese në fshatin Marikaj, që janë akomoduar në apartamentet e reja.

Sa i takon mungesës së pagesës për bonot e qirasë, Bashkia Vorë sqaron se nuk ka fonde për ti paguar familjet që kanë mbetur jashtë pa banesa.

“Drejtoria e Menaxhimit Financiar dhe programeve të strehimit ka paguar bonusin e qirasë deri në periudhën Mars 2023 nga kjo periudhë e e në vazhdim bonusi i qirasë për familjet e prekura nga tërmeti rezulton i papaguar për mungesë fondesh”, shkruan Bashkia Vorë në përgjigjen e saj. /VETTING

Para

Vrasja e Martin Canit/ Babai i Luis Meçes: Fëmija im është i sigurt për atë që flet, ka dy autorë 

Pas

EMRI/ U arrestua si pjesë e grupit kriminal në Greqi, kush është SHQIPTARI “VIP”!

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.