E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

‘S’është djali yt’/ Flet sërish shqiptari që vrau gruan në Greqi: Telefonova Policinë se më brente faji…

Korrieri nga Korrieri
11.12.2024
në Aktualitet, Slider
A A
‘S’është djali yt’/ Flet sërish shqiptari që vrau gruan në Greqi: Telefonova Policinë se më brente faji…
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kastriot Cenko dha versionin e tij për vrasjen e të shoqes 32-vjeçare, Alba në shtratin që ndanin së bashku prej vitesh. Ai ka dalë në gjyq sot për herë të parë, duke përsëritur edhe njëherë shkakun e vrasjes të shoqes. Duke dashur që të shpëtojë veten, ai është përpjekur të fajësojë gruan fatkeqe dhe nënën e fëmijëve të tij, duke thënë se ajo po e tradhtonte dhe pak para se ta vriste kishte zbuluar se e shoqja një lidhje jashtëmartesore me shokun e tij të fëmijërisë.

“Rreth orës 01:30 u zgjova dhe gruan nuk e kisha pranë. E gjeta në banjë, duke folur në telefon me kamera. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej, ndërsa në anën tjetër të telefonit dëgjova një zë mashkulli (që në fakt dukej si zëri i shokut tim të fëmijërisë) duke iu përgjigjur pozitivisht fjalëve të saj. I kërkova të vinte në dhomë për të folur. Ajo erdhi dhe në fillim mohoi që po fliste në telefon me një burrë, me tha se ishte një video, por më pas ma pranoise po fliste me një burrë, konkretisht me shokun tim të fëmijërisë. Më tha se do merrte fëmijën e madh dhe ikte, meqë nuk kisha para, madje po më ofentonte, më thoshte se “jam njeri i vogël” dhe se gjithë jetë më kishte mashtruar. Duke u përpjekur më kot të ruaj gjakftohtësinë time, e pyeta “pse do ta marrë fëmijën më të madh me vete pasi kemi dy fëmijë?”. M’u përgjigj me ftohtësi absolute, duke më parë në fytyrë dhe më tha se nuk ishte fëmija im. U mërzita shumë kur dëgjova se fëmija im i dashur nuk ishte i imi, dhe pa asnjë kontroll mbi veprimet e mia, mora një çekiç nga çanta ime me mjete ndërtimi dhe u futa në dhomën e gjumit, e godita në kokë. Ajo ra në shtratin dhe aty unë kapa kabllon e një karikuesi që ishte pranë meje dhe e shtrëngova në qafë. Kur kuptova disa sekonda më vonë se çfarë kishte ndodhur, u tremba dhe u përpoqa ta ktheja në jetë. I bëra masazh në zemër dhe frymëmarrje artificiale por nuk reagoi. Isha në gjendje paniku. E mbulova dhe e futa në dollap. Fëmijët nuk ishin zgjuar dhe nuk kishin dëgjuar asgjë. Në mëngjes ata u nisën për në shkollë, pa u habitur nga mungesa e nënës së tyre. Edhe unë shkova në punë.”

Sa i përket mesazheve që i çoi djalit të madh dhe familjarëve të gruas së tij, ai u shpreh se e kishte bërë për të mbuluar vrasjen. Derisa u dorëzua dhe e njoftoi vetë Policinë. 

“Unë nuk mund ta menaxhoja, nuk dija çfarë të bëja. Nuk mund ta besoja atë që kishte ndodhur. Mendja ime nuk e përballonte dot. Por doja t’u tregoja autoriteteve, sepse nuk e përballoja dot më barrën e fajit, kështu që thirra policinë dhe i tregova gjithçka me ndershmëri të plotë. Edhe mesazhet që i dërgoja djalit tim nga celulari i nënës së tij, kishin të vetmin qëllim që të qetësonin fëmijët e mi dhe të mos fshihja aktin sepse kisha kohë t’i fshija, por nuk e bëra. Do jepja “gjithçka” për t’u kthyer pas në kohë dhe për të ndryshuar “atë që ndodhi në një moment zemërimi të pakontrolluar”.”

Kastriot Cenko e masakroi të shoqen me çekiç dhe e futi në qese plastike. Më pas e fshehu për një javë në papafingon e shtëpisë. Ai e rrëfeu dje krimin e rëndë, duke pretenduar se e vrau të shoqen pasi kishte dyshime se ajo e kishte tradhëtuar me shokun e tij të ngushtë./korrieri

Para

“Më ngacmoi gruan”, zbardhet dëshmia e autorit, hodhi nga ura shokun pas sherrit dhe fshehu krimin (Emrat)

Pas

Në pritje të një tenderi…Të sëmurët me HIV nuk kanë kite, s’masin dot ngarkesën virale

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.3k
Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

01.10.2026
10.4k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.4k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.