E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Pse e rriti sigurinë Dumani? Ngjela: Po qepen dosje të rëndësishme. Në shtator pritet të ketë arrestime

Korrieri nga Korrieri
31.08.2023
në Aktualitet, Slider
A A
Pse e rriti sigurinë Dumani? Ngjela: Po qepen dosje të rëndësishme. Në shtator pritet të ketë arrestime
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ditën e sotme qarkulloi me shpejtësi lajmi se kreu i SPAK, Altin Dumani ka rritur sigurinë. Sipas burimeve mediatike, ai lëviz me makinë të blinduar dhe policia ka vënë në ruajtje banesën. Vetë SPAK deklaroi se siguria e tij është në bazë të protokollit, ndërsa vetë ministri i Brendshëm, Taulant Balla mohoi që ai të kishte kërkuar shtim të sigurisë.

Por për avokatin, Spartak Ngjela, rritja e sigurisë së kreut të SPAK është një ogur i mirë. Sipas tij, kjo tregon se gjërat kanë nisur të lëvizin dhe të korruptuarit janë trembur.

“Ne nuk kemi një të dhënë që ky është një akt që përfshin të gjithë SPAKU-un, kështu që do mendojmë që shërbimet kanë të dhëna të njerëzve të caktuar që mund të kenë krijuar skema për të eliminuar kreun e SPAK-ut”, tha Ngjela.

Ngjela ka renditur arsyet se pse mund të ketë rritur sigurinë Dumani, ndërsa i mëshon më shumë faktit se SPAK po përgatitet për arrestime të bujshme këto ditë dhe jo se ka pasur ndonjë kërcënim ndaj kryeprokurorit. Sipas Ngjelës, mund të ketë goditje të bujshme dhe kreu i SPAK ka marrë masa.

“Fakti që është vetëm Dumani, kuptohet se dy janë arsyet. Se ky është shefi i SPAK. Ose është një dosje që mund të vinin dhe të bënin presion. Qoftë edhe me jetën. Ose pastaj ka tronditur rrjetet e korrupsionit. Fakti që ka shkuar Dumani atje, ka pasur reaksione të këtij niveli. Por ka dhe një arsye të tretë që do të rritet akuza penale në numër gjatë muajit shtator. Kjo është shenjë se do ketë zhvillime. I kanë dhënë mbrojtje. Nga kush mbrohet? Nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, s’ka tjetër rrezik. Fakti që ka mbrojtje është shenjë pozitive për të ardhmen, pasi këta janë duke rritur goditjet. Si duket këta janë në qepjen e dosjeve penale të rëndësishme. Ata nuk janë vonuar sepse kanë pasur frikë. Janë vonuar nga fakti se gjithçka përkthehet. Edhe kjo është vonesë. Megjithatë unë e shoh pozitive sepse ata nuk të vënë mbrojtje kot”, tha Ngjela në një intervistë televizive.

Sipas tij, gjithkush duhet ta dijë se mafia e godet prokurorin e ndershëm. Prandaj avokati u shpreh se siguria e prokurorëve të SPAK duhet të jetë maksimale.

“Këtu kemi dy gjëra. Mbrojtja e përgjithshme e tyre duhet të jetë speciale sepse janë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ka eksperienca botërore që këta janë qëlluar. Pra janë goditur. Ne nuk kemi. Por gjithsesi tani po ndeshet pushteti gjyqësor me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ata duhet të kenë mbrojtje. Për faktin se nuk kemi të dhëna se ky është një akt që përfshin gjithë SPAK do mendojmë se shërbimet kanë të dhëna të njerëzve të caktuar që mund të kenë krijuar skema apo dëshira për të eliminuar kryetarin e SPAK”, vijoi ai.

Para

Kush e kërcënoi Altin Dumanin? SPAK: Informojmë se… 

Pas

Niset për në Shqipëri trupi i Kjadit që u vra duke mbrojtur italianin

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.