E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Nga 1 janari Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i jep zyrat 

Korrieri nga Korrieri
16.12.2024
në Aktualitet
A A
“Zyrtarë të lartë të lidhur me krimin e organizuar”, Altin Dumani: Duhet bashkëpunim, nuk mund të luftojmë dot të vetëm
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Qeveria vendosi me VKM në mbledhjen e 13 dhjetorit, që të kalojë nën administrim të SPAK dhe të Ministrisë së Drejtësisë zyrat e rivlerësimit të gjyqtarëve, kjo pasi nga 1 janari 2025, kompetencat e Komisionerëve Publikë do t’i marrë kryeprokurori i posaçëm Altin Dumani.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Në titullin e vendimit nr.518, datë 20.9.2017, të Këshillit të Ministrave,  “Për kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Drejtësisë të një pjese të godinës, ku ushtron veprimtarinë Kontrolli i Lartë i Shtetit, për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Komisionerëve Publikë, institucione të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, i parashikuar nga ligji nr.84/2016”, të ndryshuar, dhe kudo në përmbajtje të këtij vendimi, fjalët “… Komisionerëve Publikë, institucione të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, i parashikuar nga ligji nr.84/2016” zëvendësohen me “… Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar …”, thuhet në VKM.

Mbarimi në fund të këtij viti i mandatit të komisionerëve publikë pasohet edhe me marrjen e stafetës nga kreu i Prokurorisë së Posaçme, i cili do të përfaqësojë çështjet e apeluara në KPA.

Mandati i vazhdimit të vetingut në shkallën e dytë ka si afat qershorin 2026. Ndërkohë gjatë 6 viteve proces kontrolli të trefishtë, në shkallën e parë vetingut, u kontrolluan 805 funksionarë, prej të cilëve 268 nuk u konfirmuan në detyrë, pa llogaritur rreth 100 prej tyre që u dorëhoqën.

Aktualisht kanë mbetur për t’u shqyrtuar në KPA, mbasi janë apeluar, 42 gjyqtarë dhe prokurorë. Kurse në Gjykatën e Strasburgut rezulton se kanë bërë padi 130 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar në Shqipëri.

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndau pak dite me pare shqetësimin me shoqërinë civile për një pjesë të gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun dhe janë në sistem, por institucioni që drejton ka indicie se ende kryejnë akte korruptive.

“Kemi një numër të madh subjektesh që kemi ushtruar ndjekjen penale. Do vazhdojmë ta bëjmë sa herë kemi indicie. E kam thënë dhe një herë tjetër. Shqetësimi më i madh nuk janë subjektet e shkarkuara por janë ata që kanë kaluar këtë proces dhe vazhdojnë ta ushtrojnë funksionin. Fokusi ynë dhe kjo pjesë e prokurorëve. Ka premisa që mund të kryejnë akte korruptive. Kemi detyrë të ushtrojmë ndjekjen penale”, qe shprehur Dumani./korrieri

Para

I vranë një nga një, kush ishte shqiptari i ekzekutuar dje në Athinë, grup kriminal me tre grekë. Të gjithë të eliminuar

Pas

Një person i tretë i shpëtoi plumbave, çfarë dihet deri tani për atentatin ndaj shqiptarëve në Athinë 

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

29.09.2026
10.4k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.