E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SPAK dëgon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit dhe 8 të tjerë, nga trafiku i drogës te pastrimi i parave, ja përse akuzohen

Korrieri nga Korrieri
27.12.2024
në Aktualitet, Slider
A A
SPAK dëgon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit dhe 8 të tjerë, nga trafiku i drogës te pastrimi i parave, ja përse akuzohen
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

SPAK ka dërguar për gjykim dosjen e Erzen Breçanit, ish-shefit të Krimeve Dedan Gjoni, ish-oficeres së Interpolit, Jonida Babameto dhe personave të tjerë të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

Të pandehurit janë Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni, Besmir Murtati, Albert Prenga, Jonida Babameto dhe Erzen Breçani.

Sipas SPAK, të pandehurit kanë bashkëpunuar si një grup i strukturuar kriminal që merrej me trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine.

Ata shfrytëzonin lidhjet ndërkombëtare në Amerikën Latine dhe Evropë për trafikun e drogës. Ky grup i strukturuar kriminal shfrytëzoi pozitat zyrtare të disa funksionarëve të agjencive ligjzbatuese shqiptare për të mbledhur dhe shpërndarë informacion të klasifikuar, të cilët i ndihmonte anëtarët e tij që t’i shmangeshin drejtësisë dhe të vijonin aktivitetin kriminal, si rasti i ish-shefit të krimeve Dedan Gjoni, sipas SPAK.

Erzen Breçani me veprime aktive të kundraligjshme ka administruar dhe futur në qarkullim të ardhurat e përftuara nga droga të djalit Eralbi Breçani, me qëllim mbulimin e vërtetë të origjinës së tyre. Babë e bir kishin një synim të përbashkët, pengimin e identifikimit të origjinës së të ardhurave. Po ashtu, Breçani i jepte informacione Bujar Ajetit dhe Nuredin Dumanit në mënyrë që t’i shmangen arrestimit nga policia.

NJOFTIMI I SPAK:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 06.08.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr. 78/2023, në ngarkim të të pandehurve Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni, Besmir Murtati, Albert Prenga, Jonida Babameto dhe Erzen Breçani”
.
2. Në seancën e datës 27.12.2024 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Irena Gjoka, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 109, datë 27.12.2024, vendosi:

I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për dërgimin në gjyq, të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 78, viti 2023, në ngarkim të pandehurve:

1. Ismail ZENELI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 (dy herë);“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga  organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

2. Bujar AJETI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334/1 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www. gjp.gov.al armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”  parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

3. Adrian CENAJ (DEDJA), hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal.

4. Dedan GJONI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasve A.N dhe E.N, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal; “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

5. Besmir MURTATI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

6. Albert PRENGA, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

7. Jonida BABAMETO, hetuar me masën e sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.

8. Erzen BREÇANI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, (nga data 20.11.2023 deri në datën 16.06.2024) dhe aktualisht me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/1/b/2 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni
302/2 i Kodit Penal.

II. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues.

III. Fashikulli i gjykimit do të përmbajë të gjitha aktet e hetimit paraprak, të përfshira në 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) volume hetimore.

IV. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Bujar Ajeti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe armëve sportive” parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal, për shkak se vepra penale është amnistuar, bazuar në nenin 6 të Ligjit Nr. 33/2024 “Për Dhënie Amnistie”.

V. Kundër vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq nuk lejohet ankim, ndërsa kundër vendimit për pushimin e akuzës mund të bëhet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke
filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të këtij vendimi./korrieri

Para

HETIMI/ Veliaj i ka keq punët, SPAK zbulon katër akuzat ndaj tij

Pas

Veliaj dhe Nesti Angoni/ Berisha zbulon kush fshihet pas

Nga Kategoria

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula
Aktualitet

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.3k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.3k
Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave
Aktualitet

Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

07.10.2026
10.3k
SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

30.09.2026
10.4k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k
Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

01.10.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.4k
Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

01.10.2026
10.4k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.