E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Stuhia” e Sephora Kids

Korrieri nga Korrieri
03.02.2025
në Aktualitet, Show Bizz
A A
“Stuhia” e Sephora Kids
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

TIRANË– Një ‘stuhi’ në mediat sociale po rrotullohet rreth fenomenit ‘Sephora Kids’ që ka ngritur mjaft shqetësime thuajse në të gjithë botën, nisur nga fakti që fëmijë, nën moshën 12 vjeç janë kthyer në blerës masivë të produkteve të kujdesit për lëkurën.

Video të bëra virale në rrjetet sociale na tregojnë se edhe vajzat e vogla, 12 vjeç apo më pak, kanë një rutinë të mirëfilltë përgatitore përpara shkuarjes në shkollë, kur në fakt shqetësimi i tyre më i madh duhet të ishte të zgjoheshin nga gjum, të bënin dush, të vishnin uniformën dhe të kapnin orën e mësimit.

Por jo, adoleshentet e brezit Alfa, janë shumë të zënë me blerjen e produkteve që përmbajnë përbërës të tillë si retinol, acide të ashpra eksfoliuese ose hidratues të kushtueshëm, toner dhe serum të krijuar për të minimizuar efektet e plakjes. Me fjalë të tjera, produkte që tradicionalisht kanë pasur për qëllim konsumatorët më të mëdhenj në moshë.

Një prej markave më të preferuara për fëmijët është Drunk Elephant, një markë që për slogan ka toglfjalëshin “bukuri e pastër”. Kjo kompani është blerë nga konglomerati japonez Shiseido në 2019 për 845 milion dollarë (665 milion £). Drunk Elephant ka produkte që variojnë nga 38 dollarë për një shishe 30 ml të serumit të tij popullor me peptide “D-Bronzi” deri në 62 dollarë për 50 ml të kremit Lala Retro. Por, këto shifra duket se nuk janë aspak problem kur vjen puna tek bërja e një dhurate për fëmijët.

Madje, madje, në “Tik Tok” ka video të nënave që tregojnë setet me produktet e kujdesit për fytyrën që kanë blerë si dhuratë për vajzat e tyre 9 apo 10 vjeç.

Vetë Drunk Elephant shpjegoi në Instagram se nëse produktet e saj, do të rekomandoheshin për fëmijët.

Përgjigjia është konkretisht: Po, megjithatë jo çdo produkt në linjën tonë duhet të përdoret nga fansat më të rinj, 12 vjeç e poshtë. Në përgjithësi, ne nuk rekomandojmë përdorimin e produkteve që përmbajnë përqendrim të lartë të përbërësve aktivë, të cilët adresojnë shqetësimet që nuk janë të pranishme në një moshë të tillë.

Por përse ju intereson këtyre markave që të kenë klientë fëmijë?

Është e thjeshtë fare, ata janë klientët më afatgjatë që mund të kenë. Nëse një vajzë 10-vjeçare nis të blejë produkte kujdesi për lëkurën, ajo, me shumë mundësi do të vijojë ta bëjë këtë gjë edhe për të paktën 60 vite të tjera.

Dhe kjo përkthehet e gjitha në fitim.

Jessica DeFino, krijuese e The Unpublishable, një buletin në prapaskenat e industrisë së bukurisë, përmend disa marka kozmetike dhe kujdesi për lëkurën që janë lançuar vitet e fundit posaçërisht për t’i shërbyer jo vetëm të rinjve, por edhe demografisë më të re. Prindërit e fëmijëve të vegjël mund të kenë dëgjuar për Yawn, një kompani që filloi të ofrojë make-up dhe produkte të kujdesit për lëkurën për klientët e moshës mbi 3 vjeç.

Bubble, i cili e cilëson veten si “kujdes i ri shkollor për lëkurën” ofron produkte për puçra në fytyrë dhe teksturë të lëkurës të lançuara në vitin 2020 dhe tani shitet në Ulta dhe në farmaci; Gryt, e cila u lançua në vitin 2023, thotë se produktet e saj janë për të rinjtë dhe adoleshentët, por mund të përdoren edhe nga ata të moshës 8 vjeç.

Të dhënat tregojnë se tregu i kujdesit për lëkurën e foshnjave dhe fëmijëve pritet të përjetojë një normë vjetore rritjeje prej rreth 7.71% dhe në vitin 2028 të arrijë në 380 milion dollarë (299 milion £) në vëllimin e tregut në mbarë botën. Ndërkohë, numri i përdoruesve të këtyre produkteve pritet të arrijë në 160.7 milionë në mbarë botën brenda të njëjtit vit. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me fëmijët e vegjël që provojnë kremrat e nënave të tyre, por me një industri që nis nga zero dhe zgjerohet për të arritur një përhapje më të gjerë të konsumatorëve në moshë.

E gjitha kjo po ndodh në një kohë kur të rinjtë kanë shpenzuar shumë kohë në mediat sociale që kur u mbyllën gjatë pandemisë së Covid-19.

Sot, të rinjtë janë ndër konsumatorët më të mëdhenj të disa platformave të mediave sociale dhe për rrjedhojë ekspozohen dhe ndikohen nga reklamat e markave që shërbejnë për të promovuar produkte bukurie dhe kujdesi për lëkurën. Algoritme gjithnjë e më të sofistikuara ushqejnë gjithashtu këtë ekspozim, duke u shërbyer përdoruesve me rekomandime rreth këshillave të bukurisë dhe influencerëve të rinj pas vetëm disa kërkimeve mbi këtë temë.

Shtojini kësaj përzierje faktin që adoleshentët priren të shqetësohen për pamjen e tyre.

Por, i gjithë ky fenomen nuk mbyllet vetëm me një fiksim që ka kosto financiare. Ka fëmijë që kanë përfunduar me lëkurë të shkatërruar dhe e gjitha kjo, po ndodh në sy të prindërve që duket se situata, ka dalë jashtë kontrollit.

Vetë mosha e synuar nuk ka as informacionin më të vogël të mënyrës së përdorimit të produkteve apo të kujdesit për to dhe kjo ka çuar edhe në një tjetër kaos në Sephora apo Ulta Beauty që vajza nën 12 vjeç janë filmuar duke vrapuar me produkteve e duke shkatërruar testerat e tyre.

Por, me daljen nga dyqanet nisin dhe problemet në fytyrë sepse fokusi i këtij brezi është mbingarkimi i lëkurës me produkte, pas ditur as se me çfarë i miksojnë.

Retinoli, vitamina C dhe acidet eksfoliuese janë tre nga kimikatet shqetësuese që mund të shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore.

Retinoli është një formë e vitaminës A dhe është një përbërës popullor për kujdesin e lëkurës që përdoret për të përmirësuar pamjen e linjave të holla dhe rrudhave në lëkurën e plakur dhe mosha 12 –vjeçare, definitivisht nuk ka nevojë të përdorë retinol.

Vitamina C, ose acidi askorbik, është një antioksidant që përdoret për të reduktuar shfaqjen e njollave të errëta, rrudhave dhe akneve. Mund të shkaktojë kruajtje dhe djegie. Ai gjendet në rreth 70 për qind të hidratuesve të fytyrës dhe rreth 2 për qind të të gjitha produkteve të kujdesit personal.

Acidet eksfoliuese, duke përfshirë acidet alfa-hidroksi dhe acidet beta-hidroksi, hapin poret, por ato mund të çojnë në thatësi, acarim dhe skuqje. Rreth një në pesë produkte eksfoliuese dhe rreth një në 100 produkte të kujdesit personal përmbajnë acid salicilik, një lloj i zakonshëm i këtyre acideve. 

Dhe megjithëse këta përbërës mund të mbështesin shëndetin e lëkurës së të rriturve, ata shpesh janë shumë të ashpër për lëkurën e re dhe të ndjeshme.

Për rrjedhojë në dyert e dermatologëve ka pasur një numër rastesh të reaksioneve alergjike, ku të rinjtë paraqiten me djegie, kruajtje dhe skuqje. Mund të bëhet fjalë për një alergji ndaj një produkti të caktuar apo një dëmtim të barrierës së lëkurës.

Sephora, e cila është në pronësi të grupit luksoz francez LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton, nuk ka pranuar asnjëherë të japë komente mbi këtë histori. Sephora operon me më shumë se 2,700 dyqane në mbarë botën, duke përfshirë mbi 1,000 vendndodhje të pavarura dyqanesh në Shtetet e Bashkuara.

Nga ana tjetër, Ulta, e cila operon mbi 1,300 dyqane është shprehur se dëshiron të jetë një burim për mysafirët në çdo moshë dhe çdo fazë të udhëtimit të tyre të bukurisë.

Ulta tha se ofron udhëzime edukative në dyqan dhe në Ulta.com, e cila përfshin “ofertat dhe markat e rekomanduara nga dermatologët të formuluara për adoleshentë.

Të dhënat e arkëtimeve të bazuara në fatura zbuluan se shpenzimet për produkte bukurie me çmim më të lartë (përfshirë kujdesin e lëkurës) midis familjeve me të ardhura më të larta (mbi 100,000 dollarë) u rritën me 16% për fëmijët nën moshën 18 vjeç, dukshëm më i lartë se rritja prej 6% tek familjet pa fëmijë.

Fëmijët shkatërrojnë lëkurën, markat e njohura njohin vetëm sukses, ndërsa prindërve u ka dalë situata jashtë kontrollit.

Para

Mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Pas

“Më tallte prej kohësh”, babai m*sakroi të birin me thikë, si nisi sherri në tavolinën e bukës në sy të fëmijëve! 

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.