E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Tirana renditet e nënta më e shtrenjtë në Europë, çmime të njëjta banese me Madridin 

Korrieri nga Korrieri
15.01.2025
në Aktualitet
A A
Tirana renditet e nënta më e shtrenjtë në Europë, çmime të njëjta banese me Madridin 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Çmimet e larta ta apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën në 10 qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërinë e blerjes së një prone (që llogaritet si raport i çmimeve mesatare të apartamenteve me të ardhurat mesatare të disponueshme familjare, të shprehura si vite të ardhurave, për një banesë 90 metra).

Për të blerë një apartament në Tiranë sipas të dhënave Numbeo-s për 2024 nevojiteshin 15.3 vite, e nënta më e shtrenjtë në Europë, ndërsa në qytetin më të shtrenjtë të Europës Lisbonën një familje për t’u bërë pronare prone i nevojiten 19.5 vite. Për shkak të rritjes së lartë të çmimeve të apartamenteve në Europë disa shtete po shkojnë drejt masave të reja fiskale me qëllim zbutjen e krizës së strehimit për vendasit.

Së fundmi në Spanjë, qeveria po mobilizohet për të ndërmarrë masa të reja fiskale. Propozimi për vendosjen e një taksë 100% për blerësit e pasurive të paluajtshme të vendeve jo anëtare të BE-së, është një ndër masat që synohet të ndërmerret për zgjidhjen e krizës së strehimit dhe rritjen e çmimeve në nivele të papërballueshme për qytetarët e vendit.

Nëse bëhet krahasimi çmimet e shitjes së pronave ne qendër dhe jashtë saj në Tiranë pothuajse kanë arritur sa në Madrid. Sipas të dhënave të Numbeo, çmimet për metër katror në Madrid, në zonën afër qendrës për 2024 kanë arritur 6,416 euro për metër katror. Në zonat jashtë qendrës çmimet e shitjes kanë arritur 3,779 euro për metër katror.

Në Tiranë çmimet në kullat variojnë nga 5,000- 5,500 euro për metër katror sipas të dhënave të marra nga zyrat e shitjes. Në zonat jashtë qendrës në Madrid çmimet e shitjes kanë arritur 3,779 euro për metër katror. Në hyrje të Komunës së Parisit në zonat e reja rezidenciale që po zhvillohen çmimi maksimal në dhjetor 2024 arritën 3,500 euro për metër katror. Krahasuar me çmimet e 2023 (çmimet makinale varionin nga 2,600 deri 2,800 euro për metër katror) rritja është 25 deri 35%.

Brenda Unazës së Tiranës çmimet e shitjes së apartamenteve janë mbi 2,300 euro për metër katror. Ndërsa në zonën e ish Bllokut çmimet janë mbi 3,500 euro për metër katror. Periferia gjithashtu po njeh trend të lartë rritës së çmimeve. Zona e Freskut për shkak të përfundimit të disa veprave infrastrukture, ka rritur ndjeshëm çmimet. Për apartamentet 1+1, ku kërkesa është tepër e lartë çmimet janë 1,200 euro për metër katror.

Në Astir çmimet kanë arritur 1,300-1,400 euro për metër katror dhe në Paskuqan 1,100 euro për metër katror. Në ndërtimet e reja pranë Bulevardit të Ri (në vijën e dytë të ndërtimit) çmimet sivjet arritën 2,000 euro nga 1,700 euro për metër katror që ishin vjet. Nga agjentët imobiliarë është ngritur shqetësimi se për shkak të çmimeve të larta kërkesa e familjeve për blerje për strehim është në rënie.

Të dhënat mbi nivelin e pagës mesatare gjithashtu bëjnë të ditur papërballueshmerinë e familjeve shqiptare për blerjen e apartamenteve për shkak të çmimeve të larta. Deri në tremujorin e dytë të 2024-s, paga mesatare mujore bruto në vend arriti në nivelin e 75,114 lekëve sipas të dhënave të INSTAT.

Gati gjysma e të punësuarve me pagë zyrtare paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj dhe rreth 70% paguhen në nivelin e pagës mesatare në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 45% të punësuarve sipas deklarimit zyrtar në tatime paguhen nën 50 mijë lekë bruto në muaj. Në Spanjë të ardhurat mesatare bruto për 2024 llogariten në nivelin e 2,225 euro në muaj, sipas Eurostat.

Si rrjedhojë, sipas Numbeo, Madridi renditet i 53-ti në Europë për përballueshmërinë e banesave (Tirana ishte e nënta), ku duhen 11.7 vite për blerje apartamenti./monitor

Para

Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai paraqitet në SPAK 

Pas

Ngrihet aktakuzë për vrasjen e Liridona Ademajt 

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Tmerri i temperaturave të larta: Mbi 1 mijë viktima brenda pak ditëve (dhe e keqja sa ka filluar)

El Nino drejt rekordit historik? 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

21.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.