E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Lëvizja vetëm” dhe “Shqipëria s’bëhet” 

Korrieri nga Korrieri
21.01.2025
në Aktualitet
A A
“Lëvizja vetëm” dhe “Shqipëria s’bëhet” 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Mendoj se përplasja që ndodhi në protestën e organizuar për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes së oficerit të policisë Azbi Spahiu, nxorri dhe njëherë hipokrizinë e klasës politike shqiptare. Kësaj radhe të partive të reja, të cilat premtojnë se sjellin një alternativë shprese dhe dallojnnë veten nga forca politike që na qeveris apo ajo që na ka qeverisur.

Në të gjithë këtë ngjarje u kuptua se synimi i vetëm për të gjithë ata që thirrën protestë, si për “Lëvizjen Bashkë” dhe për forcën “Shqipëria Bëhet” ishte protagonizmi dhe jo kërkesa e llogaridhënies për institucionet publike. Kur një forcë thërret një protestë, merr lejen për të dhe fton të gjithë pa përjashtim (madje pritej të bashkoheshin dhe demokratët), nuk ka si qëllim kontrollin e saj apo të atyre që flasin, por kauzën. Dhe kauza në këtë rast ishte që institucionet të tregonin, hetonin dhe konstatonin nëse ngjarja me arrestimin e djalit të një prej biznesmenëve më të mëdhenj në Shqipëri Samir Mane, çoi për shkak të presionit një punonjës publik drejt vetëvrasjes?

Mendoj se sa më i madh të ishte numri i pjesëmarrësve në protestë, aq më i fortë do të ishte dhe presioni mbi institucionet publike. Sa më shumë zëra të flisnin aty, aq më shumë do të zgjaste protesta. Sa më shumë diversitet të kishte nga ngjyrimet politike, aq më shumë do të fitonte qëllimi i saj. Madje për mua do të ishte mirë që të kishte dhe socialistë, njerëz të pakënaur me modelin e kapjes së shtetit dhe standardin e dyfishtë që përdor policia e prokuroria me njerzit e pushtetshëm.

Thirrja për ndërhyrjen e policisë për t’i hequr fjalën kryetarit të një force politike (Adriatik Llapaj) se nuk kishte regjistruar emrin e respektuar radhën, apo insistimi me arrogancë i tij se nëse nuk flas unë ‘le të digjet bota’, tregon qartë se interesi i të dyja partive nuk është instalimi i standardeve të mirëqeverisjes, por kush fiton më shumë pikë politike se po vijnë zgjedhjet. Kjo mund të duket një e drejtë legjitime e çdo force politike, nëse nuk e vemë në kontekstin se si kanë rrjedhur ngjarjet.

Pasi dëgjuan për protestën, familjarët e policit kërkuan me lutje që çështja të mbetet private pasi vihet në rrezik shëndeti i tij. Ndaj protesta pas kësaj kërkese do të legjitimohej vetëm nëse kauza dhe qëllimi i saj do të ishin më të mëdha se një individ, dhe do të synonin që të vinin përpara kërkesës së llogarisë institucionet në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten. Por të rrezikosh shëndetin e një polici që të zihesh se kush merr më shumë vota, nuk të bën asnjë dallim nga ata që ne dyshojmë se shtynë Azbi Spahiun drejt vetëvrasjes.

Çfarë kemi dëgjuar deri më sot nga këto parti është morali i lartë që ofrojnë se do të sjellin në skenën politike dhe të qeverisjes. Por mjafton të shohësh si përplasen, si akuzojnë pa asnjë letër e provë njëri-tjetrin, si përdorin ‘mish për top’ njerzit dhe groposin kauzat, dhe kupton se nuk kanë asnjë ndryshim nga ata që na udhëheqin sot. Nuk dallojnë fare nga mediat e kapura, nga biznesmenët oligarkë e politikanët e korruptuar që shkelin çdo parim për para e pushtet. Dhe këta njësoj, sot për pushtet e protagonizëm, nesër mbase për para. /korrieri

Para

FOTO/ Elisa dhe Belinda me të zeza, çfarë nuk u pa nga homazhet e 21 Janari

Pas

Ishte mercenar i Protoduarëve, SPAK kërkon burg përjetë për dukagjinasin Fran Marashi, si ndodhi Masakra e Urës Vajgurore

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30.09.2026
10.4k
Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

29.09.2026
10.4k
Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

01.10.2026
10.4k
Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.