E enjte, 19 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SPAK valë arrestimesh në Tiranë dhe Elbasan, “kokat” e krimit në Fier kanë paguar për vrasje

Korrieri nga Korrieri
05.09.2023
në Aktualitet, Slider
A A
SPAK valë arrestimesh në Tiranë dhe Elbasan, “kokat” e krimit në Fier kanë paguar për vrasje
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Dalja në skenë e dy dëshmitarëve të rinj që janë penduar në SPAK, si Skerdi Tasi dhe Erjon Alibej, pritet të sjellë një valë të dytë arrestimesh nga prokuroria e posaçme SPAK.

Qytetet, ku ka shumë gjasa të ndërhyjë policia janë Fieri, Elbasani, Vlora, Shkodra dhe Tirana. Skerdi Tasi, ka folur para tre prokurorëve duke treguar se ishte paguar nga personazhe të botës së krimit në Fier, për të kryer vrasje në Fier, Tiranë dhe Vlorë.

Bëhet fjalë për R.S dhe nipin e këtij të fundit, që janë anagazhuar kundrejt pagesave për të kryer vrasje, duke përdorur si qitës me pagesë Skerdi Tasin, Henrik Hoxhën dhe persona të tjerë.

Hoxha, ishte bashkëpuntori i parë i SPAK, por për shkak se prokurorët e cilësuan dëshminë e tij jo të sinqertë, vendosën heqjen e statusit të bashkëpuntorit, duke vijuar ti besojnë rrëfimit të dy të arrestuarve të tjerë, Skerdi Tasi dhe Erjon Alibej.
Në dëshminë e tij, Tasi ka folur për planifikim vrasje në Fier, Vlorë, Tiranë dhe vrasje në Elbasan e Peqin.

Ndërsa i penduari tjetër Erjon Alibej, njeriu që ka planifikuar, financuar dhe urdhëruar vrasjen e më shumë se 6 personave, ka treguar për krimet në Elbasan, Shkodër, Durrës dhe Peqin. Dëshmia e Alibej në episode të veçanta krahasohet me dëshminë e Nuredin Dumanit, i cili ka marë pjesë në thuajse të gjithë vrasjet e financuara nga, Erjon Alibej dhe kunati i tij, Arjan Spahiu i vrarë në Belgjikë.

Në muajin qershor 2023, Skerdi Tase tregoi në SPAK dy tentative vrasje të dështuara ndaj biznesmenit, Aredin Behari, sulme me armë këto që ishin paguar nga Albert Pashaj, ndërsa pjesëmarës ishte vetë Tase dhe Henrik Hoxhaj.
Në të dyja planet për sulmet me armë, nuk është mundur të vritej Aredin Behari, pasi në një rast autorëve i është bllokuar arma, ndërsa në rastin tjetër objektivi kishte mundur ti largohej.

Aktualisht SPAK, po kryen hetime intensive për verifikimin e thënieve të dy bashkëpuntorëve të rinj. Ndërkohë vetë Nuredin Dumani, bashkëpuntori kryesor është pyetur mbi 5 herë nga prokuroria për disa situata.
Dosja “Dumani” është një nga çështjet më të rëndësishme që ndodhet në SPAK dhe përmban numrin më të lartë të bashkëpuntorëve të drejtësisë. Në 18 Gusht, prokuroria e Posaçme SPAK vendosi të mbyllë hetimet për 19 personat e arrestuar nga Policia.

Ndërsa për 12 personat e tjerë vijojnë hetimet. Kjo çështje ka pasur 6 persona bashkëpuntorë drejtësisë, por pas heqjes së statusit të penduarit Klevis Allës dhe Henrik Hoxhaj, momentalisht të penduar janë Nuredin Dumani, Erjon Alibej, Skerdi Tasi dhe Euglen Halili./Ora

Para

Djalli “vritet” me kaçavidë në Mat: E pazakontë, burri rreh gruan dhe paguan kosovarin për t’i hequr magjinë. Familjarët e shtruan në psikiatri

Pas

Skema rrjeteve kriminale/ Pse po rriten shumat e parave të sekuestruara në kufi si “të padeklaruara” 

Nga Kategoria

Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)
Aktualitet

Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)

19.11.2026
10.3k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Rama i trembet Tiranës, mbledh strukturat e PS të shtunën

19.11.2026
10.3k
Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion
Aktualitet

Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

19.11.2026
10.4k
Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës
Aktualitet

Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

19.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Burgu e zgjidh këtë punë! Kontrolli zbulon shkeljen, nafta u shit 33% më lirë për të shmangur taksat (Dokumenti)

Albpetrol po e dorëzon Gorishtin mes rënies së prodhimit! Fituesi amerikan me 14.7 milionë dollarë detyrime dhe zero të ardhura

15.11.2026
10.4k
“Shuplaka” e Komisionit Europian për AKU-në e Blerina Gjylametit: Kategorizimi i bizneseve ushqimore, me korrupsion?!

“Shuplaka” e Komisionit Europian për AKU-në e Blerina Gjylametit: Kategorizimi i bizneseve ushqimore, me korrupsion?!

13.11.2026
10.4k
I arrestuari në Kuçovë i rrëmben armën e shërbimit policit 20-vjeçar dhe e plagos, neutralizohet nga efektivët e tjerë

Shpërthim tritoli në Tiranë, lënda plasëse vendoset në derën e banesës së një gruaje të divorcuar

14.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Apartamente, automjete dhe shoqëri tregtare/ SPAK kërkon sekuestrimin e 9.1 milionë eurove pasuri në Durrës!

Apartamente, automjete dhe shoqëri tregtare/ SPAK kërkon sekuestrimin e 9.1 milionë eurove pasuri në Durrës!

18.11.2026
10.4k
Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

14.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.