E diel, 13 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Skema rrjeteve kriminale/ Pse po rriten shumat e parave të sekuestruara në kufi si “të padeklaruara” 

Korrieri nga Korrieri
05.09.2023
në Aktualitet, Slider
A A
Skema rrjeteve kriminale/ Pse po rriten shumat e parave të sekuestruara në kufi si “të padeklaruara” 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Policia kufitare shqiptare e Kakavijës në kufi me Greqinë sekuestroi këtë javë në dy raste rreth 30 mijë euro të padeklaruara, ndërkohë që rastet e kapjes së parave të padeklaruara janë rritur këtë vit.

Vetëm gjatë muajit gusht policia kufitare shqiptare tha se sekuestroi rreth 295 mijë euro dhe mbi 113 mijë paund, të padeklaruara në pikat e kalimit kufitar, ndërsa mbajtësit e shumave monetare janë proceduar penalisht.

Ligji shqiptar detyron personat që hyjnë ose largohen nga territori shqiptar të deklarojnë shumat financiare duke filluar nga 10 mijë euro, ose kundërvlerën e kësaj shume në monedha të tjera.

Të dhënat policore flasin se shumat e parave të sekuestruara si “të padeklaruara” gjatë këtij viti në kufi shkojnë mbi 1.8 milionë euro ku rastet më të shumta i përkasin Portit të Durrësit, Aeroportit të Rinasit dhe Pikës Kufitare të Kakavijës.

Shifra e deritanishme është dukshëm më e lartë se vitet e tjera dhe në shumicën e rasteve hetimet e policisë janë përqendruar tek dyshimet se paratë rrjedhin nga aktiviteti kriminal jashtë vendit.

Raporti i fundit i Antidrogës italiane flet se rrjetet kriminale shqiptare përdorin skemën e dërgimit të parave në Shqipëri përmes mjeteve të transportit që kalojnë kryesisht në portin e Vlorës dhe Durrësit.

Sipas hetimeve policore italiane, transportuesit përfitojnë shuma mbi bazë të përqindjes në raport me sasinë totale të parave që arrijnë të fusin në Shqipëri.

Administrata Doganore shqiptare gjatë vitit 2022 evidentoi 37 raste të mos deklarimeve të vlerave monetare në Pikat e Kalimit Kufitar ku 14 raste janë konstatuar në Aeroportin e Rinasit dhe 23 në pikat kufitare tokësore dhe detare.

Sipas raportit vjetor të doganave shqiptare në vitin 2022 u kapën rreth 1,3 milionë euro dhe 164 mijë paund, ndërsa gjatë vitit 2021 u kapën rreth 1,3 milionë euro, rreth 392 mijë paund dhe 32 mijë dollarë.

Numrin më të madh të rasteve për vitin 2022, e përfaqësojnë kapjet e shumave monetare në hyrje të pikave kufitare me 28 raste, dhe kapjet në dalje me 9 raste.

Sipas raportit vjetor të doganave shqiptare, shuma variojnë mesatarisht nga 14 mijë paund deri në 25 mijë Euro./VOA

Para

SPAK valë arrestimesh në Tiranë dhe Elbasan, “kokat” e krimit në Fier kanë paguar për vrasje

Pas

Video tronditëse/ Vrapon për të kapur anijen, ekuipazhi grek e shtyn në det, pasagjeri gjen vdekjen

Nga Kategoria

Ik dhe eja, ministrat që as në lagje nuk i njohin
Aktualitet

Ik dhe eja, ministrat që as në lagje nuk i njohin

12.09.2026
10.3k
Ndahet nga jeta profesori Albert Karriqi
Aktualitet

Ndahet nga jeta profesori Albert Karriqi

12.09.2026
10.3k
Urdhri i Hitës për strukturat në Tiranë, Korçë dhe Dibër: Goditni grupet kriminale dhe kapni personat në kërkim
Aktualitet

Urdhri i Hitës për strukturat në Tiranë, Korçë dhe Dibër: Goditni grupet kriminale dhe kapni personat në kërkim

12.09.2026
10.3k
Rama lëshon Ballukun: Ta zgjidhë vetë çështjen me drejtësinë, unë nuk e mbroj dot
Aktualitet

Rama lëshon Ballukun: Ta zgjidhë vetë çështjen me drejtësinë, unë nuk e mbroj dot

12.09.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mashtrime me call center/ SPAK godet grupin në Tiranë! (Ekzekutohen 8 masa sigurie, 3 në kërkim)

Mashtrime me call center/ SPAK godet grupin në Tiranë! (Ekzekutohen 8 masa sigurie, 3 në kërkim)

10.09.2026
10.4k
Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të lënduar

Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të lënduar

12.09.2026
10.4k
Foto/ Përplasen dy automjete në aksin Pogradec – Korçë, plagosen dy persona!

Foto/ Përplasen dy automjete në aksin Pogradec – Korçë, plagosen dy persona!

07.09.2026
10.4k
Prostitucion me “rezervim” online në Tiranë, arrestohen tre vajza të huaja!

Prostitucion me “rezervim” online në Tiranë, arrestohen tre vajza të huaja!

11.09.2026
10.4k
Gjithë jetën ishte e qetë, në moshën 82-vjeçare u bë influencuese mode dhe tani e njohin në rrugë

Gjithë jetën ishte e qetë, në moshën 82-vjeçare u bë influencuese mode dhe tani e njohin në rrugë

10.09.2026
10.4k
E lidhën, e qëlluan dhe e hodhën në lumë – Detajet e ekzekutimit mafioz të 35-vjeçarit shqiptar në Itali

E lidhën, e qëlluan dhe e hodhën në lumë – Detajet e ekzekutimit mafioz të 35-vjeçarit shqiptar në Itali

10.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

08.09.2026
10.4k
Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

09.09.2026
10.4k
Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

10.09.2026
10.4k
SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

11.09.2026
10.4k
“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

10.09.2026
10.4k
Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

11.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.