E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

A e prenë në besë vlonjatët Kristian Markun ?

Korrieri nga Korrieri
23.01.2025
në Aktualitet, Slider
A A
3 p*umba e kapën Kristian Markun në trup, makina e tij u përplas disa herë me trafikndarësen. Shoqërohen 4 persona
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një javë më parë, në Vlorë u ekzekutua në një atentat mafioz 30-vjeçari Kristian Bardhi alias Marku, një ngjarje që shënon kapitullin e radhës të hasmërisë mes disa fiseve të forta nga Rrësheni.

Në puntatën e kësaj të mërkure, programi Inside Story sjell një investigim të zgjeruar me konfliktet mes 4 fiseve nga komuniteti i vogël në Veri të vendit të mbërthyera nga një spirale hakmarrje.

Nga ngjarjet e dyshuara kriminale që skeduan viktimën e fundit në kartelat e policisë, tek atentatet në seri.

Si përzihen konfliktet për bizneset e pista me gjakmarrjen.

A janë atentatet mes familjeve të forta të Rrëshenit pjesë e të njëjtit serial apo janë konflikte të ndryshme?

A u nxor në pritë Kristjan Bardhi nga bandat e Vlorës?

Pasditen e krimit, viktima ishte nisur nga Tirana referuar dëshmisë së partneres së tij. Atje kishte lënë takim me një person, detaje të zbuluara nga telefoni i viktimës që u kqyr nga grupi hetimor. Partnerja e tij, nuk kishte asnjë dijeni rreth motivit të saktë të udhëtimit.

Kristjani më lajmëroi se do të udhëtonte drejt Vlorës ditën e ngjarjes, por nuk më tregoi se kush ishte arsyeja, apo kë do të   takonte.

Mendohet se viktima, baba i një fëmije të mitur, është mbajtur në vëzhgim që nga momenti kur është nisur nga kryeqyteti kur mori veturën me qira. Grupi hetimor dyshon se Kristjan Marku mund të jetë nxjerrë në pritë.

“Duke pasur parasysh edhe dijenitë që grupet kriminale kanë për hasmëri që kanë ndërmjet njëri-tjetrin i kanë nxjerrë nëpër prita për të bërë të mundur eliminimin dhe pastrimin e territorit për ta shfrytëzuar vetë”, u shpreh avokati Alfred Bari 

“Në këtë rast parashikohet cilësimi juridik i veprës që ka lidhje me përgatitjen e  kushteve, për kryerjen e një vrasjeje dhe sigurisht që ka dënimet dhe saksionet penale të paracaktuara. E rëndësishme është të bëjmë kujdes kemi të bëjmë me përgatitje apo me tentative”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci 

Kristjan Marku ishte pjesëtar i fisit të njohur Bardhi në Rrëshen. Nip i Martin Bardhit, një prej të fortëve të zonës, i ekzekutuar më 26 shtator të vitit 2023, në lokalin e tij. Dyshimet e forta të policisë në lidhje me vrasjen e Kristjanit, lidhen me pistën e gjakmarrjes dhe hasmërive të vjetra të Bardhajve me fisin tjetër të njohur Reçi.

Viktimë e sagës hakmarrëse mes fiseve mirditore, i riu lidhje me të fortët e Vlorës

Kristjan Marku është një emër i njohur në Rrëshen, kryesisht për shkak të origjinës së tij, fisit Bardhi dhe armiqësisë së betuar me familjen Reçi. Armiqësi që ka shkaktuar viktima të shumta dhe një sagë vrasjesh që vazhdon sot e kësaj dite. Kundërshtarët, dyshonin se i ndjeri ishte aktiv në planet hakmarrëse ndaj fiseve rivale.

30-vjeçari kishte krijuar jetën e tij familjare. Jetonte me partneren në Tiranë. Ishte baba i një fëmije të mitur. Megjithatë, ka informacione se i riu kishte miqësi dhe me elementë të përmendur të botës së krimit.

Pas krimit, prokuroria e Vlorës mori kontakt me organin e akuzës në Mirditë, duke shkëmbyer informacion në kohë reale. Ka informacione se në Vlorë, ai kishte miqësi me Inez Hajrullën, një prej të fortëve të zonës që trashëgon drejtimin e grupit të Edison Harizajt. I forti i Vlorës i ekzekutuar në Durrës në vitin 2018. Vetë Hajrulla i ka shpëtuar disa atentateve. Në një rast, një sasi eksplozivi shpërtheu në mjetin me të cilin udhëtonte, duke e lënë invalid.

“Krimi bashkëpunon, ka ndërlidhje ndërmjet tyre. Në momentin kur cënohen interesa të caktuara ndërmjet anëtarëve të grupeve kriminale automatikisht prishja e këtyre raporteve sjell pastaj armiqësi ndërmjet palëve”, u shpreh Alfred Bari, avokat 

‘Realisht teoria e grupit kriminal, nënkupton faktin se duke qenë një formë e lartë bashkëpunimi, nuk krijohet vetëm per te kryer  një vepër penale, por krijohet për të kryer disa vepra penale dhe patjetër që ato të jenë të rënda’, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci 

Së fundi, saga e hakmarrjeve është rindezur mes grupeve të Vlorës. Por, nuk dihet nëse viktima nga Mirdita ishte implikuar në përplasjet e bandave në zonën ku atij iu bë atentat. Përplasja mes grupeve të Inezit dhe atij të vëllezërve Sinomati është e njohur në qytetin bregdetar por asnjë ngjarje nuk është zbardhur.

Por, le të kthehemi te ngjarja e Novoselës. Pavarësisht miqësive të viktimës në zonë, nuk ka asnjë informacion për përzierjen e Kristjan Bardhit alias Markut në përplasjet mes grupeve atje.

Kjo ka bërë që Prokuroria e Vlorës, të fokusohet fort në të shkuarën e viktimës, përplasjet e familjarëve të tij në vendlindje, në Rrëshen. Ajo që po verifikohet janë dyshimet se dikush e nxori në pritë. Prokuroria ka dërguar për ekspertizë telefonin e viktimës. Pritet zbardha e plotë dhe përftimi i komunikimeve të vjetra për të kuptuar më tepër rreth kontakteve të tij./korrieri

Para

Zbulohen detaje të panjohura nga dosja hetimore: A u eliminua Martin Bardhi nga Reçët? 

Pas

Masakra në Dobraç/ Atentati mund të jetë kryer nga Izmir Sakica dhe grupi i tij, në cilat lokacione zhvilloi kontrolle policia

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
Klani mafioz i Shkodrës në Livigno, pjesë e grupit një 20-vjeçar, pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Itali 

Shqiptari tremb kalimtarët në mes të rrugës në Itali, arrestohet

29.09.2026
10.4k
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
Largohet Topi/ Spahiu emëron bashkëshorten e Vangjel Tavos në krye të FSDKSH

Largohet Topi/ Spahiu emëron bashkëshorten e Vangjel Tavos në krye të FSDKSH

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.