E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbulohen detaje të panjohura nga dosja hetimore: A u eliminua Martin Bardhi nga Reçët? 

Korrieri nga Korrieri
23.01.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Zbulohen detaje të panjohura nga dosja hetimore: A u eliminua Martin Bardhi nga Reçët? 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Objektivi shpëtoi mrekullisht sipas ekspertëve pasi dy plumba kanë qenë mjaft pranë me njëri-tjetrin në xham. Nëse predhat do ishin në të njëjtin shënjestër me shumë gjasa xhami i mjetit të blinduar do shpohej. Pas deklarimeve të Saimir Reçit, menjëherë prokuroria ngriti akuza ndaj Enkel Bardhit, babait të tij Martin Bardhi dhe të afërmit të tyre, Kristian Bardhi, dy të fundit të ekzekutuar në ngjarje të ndryshme.

“Prokuroria e rrethit gjyqësor Lezhë ka regjistruar procedimin penal nr.156 datë 27 mars 2023 në ngarkim të Marjan Markut (Martin Bardhi), Erind Vidal Marku (Bardhi) dhe Kristjan Markut. Nga hetimet e para rezulton se në shëtitoren kryesore të qytetit në afërsi të lokalit ‘Filopati’ janë gjetur, fiksuar dhe administruar në cilësinë e provës materiale 7 gëzhoja armë zjarri. Në vijim të këqyrjes së vendit të ngjarjes në drejtimin perëndimor tek karburant ‘Kthjella’ është gjetur një automjet tip BMË seria 7 targa AA681 YT, i blinduar, i cili rezulton të jetë i dëmtuar në disa pjesë të tij.

“Sajmiri ka dëshmuar personat për të cilët ai ka mundur në ato momente që ti shquaj që janë këto individë ka dhënë emrat konkretisht. Dhe nuk është pyetur më vonë qoftë për të bërë një ballafaqim lidhur me ngjarjen, janë këta apo s’janë këta. Për mendimin tim prokuroria në veprimet e saja me policinë duhet të kishte bërë ballafaqimin ndërmjet individëve, gjë që se ka bërë deri më sot. Fatkeqësisht dy shtetas kanë humbur dhe jetën, e nuk mund të krijosh një ballafaqim”, u shpreh avokati, Aleksandër Ndrejaj

Pas hetimeve të kësaj çështjeje, sipas prokurorisë së Lezhës, ka rezultuar se Reçi, nuk ka qenë i sinqertë në dëshminë e tij. Sipas të dhënave në dosje, bëhet me dije se autor i kësaj ngjarjeje ka qenë shtetasi Erind Bardhi. Referuar kameras së sigurisë e cila nuk mund të publikohet për shkak se përbën ende sekret hetimor, ky shtetas shihet i vetëm në kryerjen e krimit. Në kamera duket qartë që Erind Bardhi, qëllon disa herë në drejtim të automjetit të blinduar. Më pas largohet qetësisht nga vendi i ngjarjes. Pra, ndryshe nga sa ishte thënë deri sot, Kristjan Markua alias Bardhi, viktima që u eliminua në Vlorë, nuk ka qëlluar  drejt Reçit në atentatin që ky i fundit mbijetoi.

“Institucioneve shtetëror jo vetëm që nuk i është bërë zbulueshmëria parandalimi i këtyre veprave penale, nuk ka absolutisht asnjë autor për kryerjen e këtyre veprave penale” u shpreh Alfred Bari, avokat

“Sigurisht që krimet që kryhen për hakmarrje, krimet që kryhen për gjakmarrje, krimet që kryhen me paramendim, patjetër që quhen krime të cilësuara dhe patjetër që kanë dënime më të ashpra se një vepër penale që kryhet pa paramendim pa motive të rënda hakmarrje apo gjakmarrje”, u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror. 

“Nuk e di arsyen se si kanë dal, vendimi i gjykatës nuk na është vënë në dispozicion”, u shpreh Aleksandër Ndejaj, avokat.

Përveç kamerave të sigurisë në vendngjarje, edhe Martin Bardhi, solli në gjykatë, prova filmike, që sipas tij vërtetonin alibinë se në momentin e atentatit ndaj Saimir Reçit nuk ndodhej i pranishëm. Disa dëshmitarë konfirmuan thëniet e tij. Nisur nga këto prova, gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitjeje’.

Liria e Martinit zgjati vetëm dy muaj. Mëngjesin e 26 shtatorit 2023, ai u ekzekutua në një atentat mafioz në lokalin në pronësi të tij teksa qëndronte me nipin dhe dy miq.

A u eliminua Martin Bardhi nga Reçët?

Dyshimet e para të grupit hetimor u orientuan tek familja Reçi, me të cilën Bardhi ishte në konflikt. Pas ngjarjes, u shoqëruan disa anëtarë të familjes Reçi referuar veprimeve hetimore të përshkruara në dosje.

Nisur nga konflikti ndërmjet viktimës Martin Bardhi dhe familjes Reçi, nga ana jonë u ushtruan kontrolle në banesat e shtetasve Saimir Gjevalin Reçi, Elson Gjevalin Reçi, Martin Nikoll Reçi si dhe Gjevalin Nikoll Reçi, në qytetin e Rrëshenit.

Mes personave që u morën ne pyetje ishte edhe Saimir Reçi, i cili më herët i kishte shpëtuar atentatit që i ishte bërë nga djali i viktimës Martin Bardhi. Teksa mohoi implikimin, ai deklaroi se kishte dëgjuar të shtënat në qytet dhe lajmin e kishte mësuar nga televizori.

“Rreth orës 7.10, unë jam zgjuar nga gjumi dhe jam marrë me një kabllo korrenti tek shtëpia ime, pasi kishte defekt. Kjo ka ndodhur deri rreth orës 8.30. Më pas unë thirra shtetasin Gon Arapi, për të rregulluar kabllorin e internetit dhe u ula bashkë me të në verandën e shtëpisë duke pirë kafe. Gjatë kohës që isha duke pirë kafe, ne dëgjuam krisma arme në qytet, aty mësova dhe për ngjarjen”.

Ndërsa policia merrte në pyetje anëtarë të fisit Reçi, sipas itinerarit të zbardhur nga hetimet, autorët u larguan qetësisht drejt rrugës që të çon për në dalje të qytetit. Ata kaluan pranë fshatit Ndërfushas, ku edhe jeton pjesa më e madhe e fisit Bardhi, e më pas vazhduan rrugën drejt fshatit Gëziq, ku dogjën makinë.

“Autor të ngjarjes, janë dy persona të maskuar. I dimë konfliktet mes fisit bardhi dhe fiseve të tjera”. 

Edhe pse vetë drejtuesi i lartë i policisë konfirmoi konfliktet mes fiseve, vrasja e Martinit, vijon të jetë ende e pazbardhur. Ngjarja ndodhi pranë shtëpisë së tij, vetëm disa metra larg komisariatit të policisë Rrëshen e konsideruar zonë e sigurt. Përveç pasigurisë, ngjarja dëshmoi agresivitetin e vrasësve, të cilët sfiduan edhe policinë, duke realizuar një masakër përpara derës së tyre.

“Cikli i hakmarrjes dhe gjakmarrjes në familjet e përfshira duhet të kuptojmë që nuk është vetëm detyrë e organeve ligjzbatuese. Në rastin konkret nuk është vetëm detyrë e policisë prokurorisë dhe e gjykatës, por është diçka më gjërë përsa i përket pikëpamjes sociale ku duhet të bashkëpunojnë institucione të ndryshme në vend”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.

“Në vlerësimin tim, duke pas parasysh edhe mënyrën e kryerjes së vepra penale të viteve të fundit, mendoj që mënyra e ekzekutimit të personave është shkëputur nga kjo e drejtë zakonore, duke pasur parasysh parimet e të drejtës zakonore”, u shpreh Alfred Bari, avokat.

“Mund të zgjidhej sepse janë banorë të zonës, të njohur dhe mund mos kishte, sepse nuk ka pasur konflikte. Ngjarjet që kanë këto dyja nuk mund të japim shpjegime, sepse mendoj me atë që kam pasur komunikime me klientin nuk kanë lidhje me këtë ngjarje. Sajmir Reçi nuk ka asnjë lidhje dhe implikim me ngjarjet sepse ai ka qenë në banesë”, u shpreh avokati, Aleksandër Ndrejaj. /korrieri

Para

Europa në krizë për mjekë e infermierë, vetëm në 2022 ikën 465 nga Shqipëria

Pas

A e prenë në besë vlonjatët Kristian Markun ?

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.