E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

DOSJA/ Roli i Ermir Ndreaj ( Cinco ) në organizatën e trafikut, mediat belge çuditën me pasurinë e bashkëshortes së Eldi Dizdarit

Korrieri nga Korrieri
30.01.2025
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
DOSJA/ Roli i Ermir Ndreaj ( Cinco ) në organizatën e trafikut, mediat belge çuditën me pasurinë e bashkëshortes së Eldi Dizdarit
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Mediat belge thonë se Ermir Ndreaj i njohur edhe si Cinco nuk ka frikë se ekstradohet dhe shëtit lirshëm nëpër Tiranë pasi sipas tyre Shqipëria nuk e ekstradon, çfarë ndodhi me Eldi Dizdarin

“Antwerp, Dubai,”- shërbimet e Policisë në Shqipëri, Itali, Holandë dhe Belgjikë kanë pikasur këto dy vende si pikat kryesore ku operon kompania “Bello”, e cila prej vitesh ka mbushur Europën me kokainë nga Ekuadori. Media belge “GVA”, i ka dedikuar një shkrim shqiptarit Denis Matoshi, gjithashtu i njohur si Eldi Dizdari. 

“Gazet van Antwerpen” shkruan se ka ndjekur paratë e mafies së drogës në Antwerp që tashmë po investohet në botën e pasurive të paluajtshme në Dubai. 

—

Kur një makinë luksoze tip “Mercedes Benz” kaloi me rreth 240 km/orë në autostradën Anversë-Einthoven, rruga nga Belgjika drejt Holandës, dy oficerët e policisë shtangën: Uou Zoti im! Me 240 në orë!.

Ishte viti 2021 dhe bashkë me ta rastësisht gjendej dhe producenti televiziv belg, Luk Alloo me kameramanin e tij, i cili kishte dalë për të verifikuar dhe denoncuar si shkelen rregullat e qarkullimit rrugor në Belgjikë. Oficerët ndalojnë mjetin, pa e ditur që drejtues ishte Eldi Dizdari, një nga personat më të kërkuar nga autoritetet e zbatimit të ligjit në Shqipëri, Itali, Holandë dhe Belgjikë. Edhe pse e pyesin dhe i flasin, Dizdari nuk nuk kupton holandisht dhe përpiqet të qetësojë oficerët e policisë në anglisht.

“Ju lutem, më lini të shkoj. Ju lutem!,”-thotë ai. Por kur oficerët e bëjnë të qartë se ai duhet të dorëzojë patentën e shoferit, ai del jashtë mjetit. Është një burrë i gjatë dhe shumë i dobët. Me mirësjellje i kërkon policisë të parkojë makinën e tij disa qindra metra më tutje, por policët nuk e përmbajnë dot gëzimin kur i shohin mjetin.

“Uau, kjo është një makinë e bukur.”

Luk Alloo, i cili dëshmoi gjithçka e përshkruan Dizdarin si një “humbës të ndershëm” dhe mbi të gjitha “shumë miqësor”. Asnjë nuk e dinte se kishin ndaluar Eldi Dizdarin, një nga peshat e rënda të mafies shqiptare të drogës. Në Shqipëri, Matoshi jo vetëm që është i lidhur me trafikun e gjerë, ndërkontinental të drogës, por dyshohet se ka luajtur edhe një rol të rëndësishëm edhe në “masakrën e Bllokut”, ku një person ndërroi jetë dhe të tjerë u plagosën.

Të shtënat mësohet se kanë të bëjnë me një konflikt në botën e drogës, ndonëse shërbimet e policisë shqiptare nuk përjashtojnë faktin se sulmi ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje për masakrën në Tropojë ku mbetën viktima të afërm të Denis Matoshit. Denis Matoshi është një nga krerët e krimit të organizuar shqiptar që është vendosur në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ata pompojnë dhjetëra miliona, ndoshta nga trafiku i kokainës, në tregun lokal të pasurive të paluajtshme. Matoshi thuhet se është regjistruar zyrtarisht në Bluewaters Island Residences 2, në Dubai.

DOSJA- Si i shpëtoi 'Rrugores' belge Eldi Dizdari! SKANERI i

BLUEWATERS 

Ka diçka tjetër interesante në letrat e tij zyrtare: megjithëse i lindur në Bajram Curri në Shqipëri, Matoshi ka kombësi belge. Ai është ose ka qenë i martuar (ende nuk janë të qartë) me Suada Sherifin, ish-Miss Shqipëria me të cilën ka një fëmijë. Ajo ka 9 prona në Dubai në emrin e saj, me një vlerë totale të blerjes prej 17.8 milionë euro.

DOSJA- Si i shpëtoi 'Rrugores' belge Eldi Dizdari! SKANERI i

SUADA SHERIFI

Belgo-shqiptari Matoshi ndodhet aktualisht në paraburgim në Dubai, me kërkesë të organeve të drejtësisë belge. Belgjika kërkon ekstradimin e Matoshit për shkak se ai dyshohet se është i përfshirë në importin e kokainës nëpërmjet portit të Antwerp. Përveç kësaj, Matoshi figuron edhe në dosjen e madhe të klanit asirian “Y.” nga Antwerp. Matoshi në atë rast po ndiqet penalisht për korrupsion dhe përdorim të dokumenteve false. Thuhet se Matoshi kishte një pasaportë false dhe një kartë identiteti false, të cilën ia kishte bërë  një nëpunës i korruptuar nga qyteti i Antwerp-it. Këto kontakte lidheshin nëpërmjet një anëtari të familjes Y., i cili shpesh kishte dokumente false.

Në mjedisin kriminal të Antwerpenit, Denis Matoshi njihet me pseudonimin “Shqiptari i gjatë” ose “Alduth”. Kompania Bello, është një federatë prej 14 bandash shqiptare të përfshira në kontrabandën ndërkombëtare të drogës, Matoshi thuhet se kishte dërguar mijëra kilogramë kokainë në Antwerp dhe Roterdam. Për të nxjerrë ato sasi të mëdha kokaine, Matoshi thuhet se ka bashkëpunuar me kriminelë të njohur droge të Antwerpenit si Bayram Y., i cili ishte zot dhe mjeshtër në kalatën 1700 në port. Ky i fundit bashkëpunonte me kushëririn e tij, Marsin, i cili ishte planifikuesi kryesor i menaxherit nga terminalet e kontejnerëve të DP ëorld. Por kur Marsi “u nxor” nga familja e tij duke e qëlluar me disa plumba në këmbë, edhe perandoria e Bayramit u shemb.

Në këto kushte “Alduth” (Dizdari) kërkoi partnerë të rinj që mund t’i merrnin kokainën në port dhe kështu u lidh me grupin e ish-kikboksierit Omar Govers dhe Najim E.M.

DOSJA- Si i shpëtoi 'Rrugores' belge Eldi Dizdari! SKANERI i
DOSJA/ Roli i Ermir Ndreaj ( Cinco ) në organizatën e trafikut, mediat belge çuditën me pasurinë e bashkëshortes së Eldi Dizdarit

Bashkë iu fshehën mirë radarit të Policisë derisa Omar Govers u dënua me 13 vjet burg për një rast trafiku droge për kompaninë Bello. Govers thuhet se që atëherë është tërhequr nga tregtia e kokainës. Ai ka hyrë në tregun e pasurive të paluajtshme në Dubai me firmën e tij “Novvi Properties”. Faqja e rrjeteve sociale Instagram përmban video të shumta që tregojnë menaxherin e kompanisë Govers duke marrë pjesë në ndërtimin e një ekipi dhe impianteve sportive.

Madje në kompaninë e tij, ai, punonjësit me performancë të lartë të Novvi Properties i shpërblen me një Rolex.

Por jo vetëm autoritetet belge, por edhe policia italiane dhe ajo shqiptare janë shumë të interesuara për Denis Matoshin. Në vitin 2020, zyra e prokurorit të Firences nisi një ofensivë në shkallë të gjerë kundër kompanisë Bello duke shënjuar nisjen e operacionit “Blanco”. Matoshi u arrestua në vitin 2020 nga Policia e Dubait me kërkesë të Italisë. Megjithatë Dubai nuk pranoi ta ekstradonte dhe e liroi Matoshin nga burgu.

“Në Itali, Matoshi u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat, e po ashtu nuk është dënuar ende në Shqipëri. Ai ka një precedentë të pastër kriminal në të gjithë Evropën,”-thotë Sven Mary, avokat i Matoshit.

Çështjet penale italiane janë shpesh si rastet belge: ato zvarriten me vite. Por ajo që ndodhi me operacionin “Blanco” nuk është plotësisht e qartë. Sërish sipas Sven Mary, avokatit të Denis Matoshit, belgo-shqiptari është shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat në Itali.

“Madje nuk është dënuar as në Shqipëri. Denisi ka një dosje të pastër kriminale në të gjithë Europën,”-shton avokati.

Denis Matoshi së fundmi edhe ka dalë tek autoritetet gjermane gjatë operacionit “Platinum”, gjatë një hetimi për kontrabandën e kokainës në një shkallë të gjerë nga Amerika e Jugut për në Europë. Figura qendrore në hetim është një kalabrez që drejton një restorant në Gjermani, por që në realitet thuhet se po krijon marrëveshje të mëdha kokaine midis furnizuesve të Amerikës së Jugut dhe blerësve evropianë. Sipas policisë gjermane, “Ndrangheta”, organizata e fuqishme kriminale me rrënjë në Kalabri, bashkëpunonte me belgo-shqiptarin Matoshi.

Shqiptarët e kompanisë Bello kishin fituar një pozicion të fortë në tregtinë ndërkombëtare të kokainës. Shqiptarët dërgojnë njerëzit e tyre në Ekuador për të vendosur kontakte me furnizuesit kolumbianë dhe për të korruptuar njerëzit në portin e Guayaquil. I forti i kompanisë Bello në Eukuador në atëkohë që sot është burgun e Fierit, është Dritan Rexhepi. Në Antwerp, ai ishte pjesë e një bande hajdutësh që përdornin dhunën  për të grabitur biznese. Kur shkoi në Ekuador, ai arriti që të krijonte një marrëdhënie biznesi me një furnizues të madh kolumbian, i cili e furnizoi me tonelata kokainë.

DOSJA- Si i shpëtoi 'Rrugores' belge Eldi Dizdari! SKANERI i

DRITAN REXHEPI

Rexhepi sigurohej që kokainë të dërgohej në Antwerp dhe Roterdam, ndërsa Denis Matoshi sigurohej që droga të shpërndahej në mënyrë të sigurt te klientët në Evropë. Në një bisedë të dëgjuar mes Dritan Rexhepit dhe një të besuari, ata diskutojnë për Matoshin.

“Ai na ka hequr 4000 kg. E kemi numër 1!”

Cinco Cavalli

DOSJA- Si i shpëtoi 'Rrugores' belge Eldi Dizdari! SKANERI i

ERMIR NDREAJ 

Në Antwerp, Matoshi është në kontakt edhe me një tjetër shqiptar, i cili gjithashtu do të luajë një rol të spikatur në botën e drogës në Antwerp: Ermir Ndreaj (44), alias Cinco. Edhe Cinco vjen nga qyteti i Bajram Currit. Emri i Ndreajt figuron në disa hetime të mëdha kriminale për kontrabandën e kokainës, përfshirë hetimin për klanin Y. dhe Frank De Tank. Ndreaj pseudonimin ia ka atribuuuar diskotekës së famshme Cinco Cavalli në Durrës, të cilën e ka në pronësi. Në Tiranë, ai dhe bashkëshortja e tij Elira drejtojnë restorantin elegant “Savoy Garden”. Restoranti mund të jetë ekskluziv dhe i shtrenjtë, por kjo nuk do të thotë se gjërat shkojnë gjithmonë mirë. Në verën e vitit 2024, disa persona u plagosën gjatë një feste VIP në Savoy Garden, e gjitha pasi 32-vjeçari Edison Elezaj filloi të qëllonte me armë zjarri.

Kanë lidhje me mafian shqiptare? Jo, aspak! Personi që qëlloi me armë zjarri ishte djali i pronarit të Lajthizës, markës më të famshme të ujit të burimeve në Shqipëri.

Javën e kaluar, dosja ku bën pjesë Ermir Ndreaj u dërgua në Gjykatë pas përfundimit të hetimeve për trafik droge dhe pastrim parash, por shqiptari nuk është i vetmi i akuzuar. Bashkë me të përmendet Sani Al Murdaa dhe ‘biznesmeni’ i Antwerpenit, Yasin M., alias Teentje.

Ndryshe nga Denis Matoshi, Cinco nuk fshihet në Dubai. Cinco thjesht shëtit nëpër Tiranë si njeri i lirë, me të dashurën. Duke qenë se Shqipëria nuk ekstradon shtetasit e saj, Cinco nuk ka pse të frikësohet se do të ekstradohet në Belgjikë.

Nëse gjykatat shqiptare do ta lënë të qetë, kjo është tjetër histori….

Marrë dhe përkthyer nga Zëri nga “Gazet van Antwerpen“

DOSJA/ Roli i Ermir Ndreaj ( Cinco ) në organizatën e trafikut, mediat belge çuditën me pasurinë e bashkëshortes së Eldi Dizdarit DOSJA/ Roli i Ermir Ndreaj ( Cinco ) në organizatën e trafikut, mediat belge çuditën me pasurinë e bashkëshortes së Eldi Dizdarit DOSJA/ Roli i Ermir Ndreaj ( Cinco ) në organizatën e trafikut, mediat belge çuditën me pasurinë e bashkëshortes së Eldi Dizdarit

Etiketat: cincoeldi dizdariermir ndreaj cincomediat belgesuada sherifi
Para

Përplasja e avionit të pasagjerëve me helikopterin e ushtrisë në Washington, të gjithë personat në bordin e “American Airlines” kanë ndërruar jetë!

Pas

“Deklaroni Enchrochat”/ Berisha “kapet” me Gjiknurin: Damian, ke pasur ti? Betohu! 

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.