E diel, 22 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

U hod në lumin Buna bashkë me tre fëmijët, prokuroria kërkon 6 vite burg për bashkëshortin e Alma Arrazit: I diskreditoi dinjitetin dhe… 

Korrieri nga Korrieri
03.02.2025
në Aktualitet, Slider
A A
U hod në lumin Buna bashkë me tre fëmijët, prokuroria kërkon 6 vite burg për bashkëshortin e Alma Arrazit: I diskreditoi dinjitetin dhe… 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet lidhur me vetëvrasjen e shtetases Alma Arrazi e cila u mbyt në ujërat e lumit Buna bashkë më tre fëmijët e saj.

Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg për shtetasin Erdgys Arrazi për akuzën e shkaktimit të vetëvvrasjes së bashkëshortes së tij Alma Arrazi e cila në majin e vitit të kaluar zgjodhi që të vetëvritet në lumë duke i shkaktuar vdekjen edhe tre fëmijëve të saj me të cilët u hodh në lumë.

Organi i akuzës ka kërkuar që dënimi të ulet në 4 vite sepse Arrazi ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Sipas prokurorisë Erdgys Arrazi ka kryer sjellje që diskretitojnë dinjitetin e Alma Arrazit duke e detyruar atë të vetëvritet dhe të mbysë edhe tre fëmijët e saj.

Lidhur me të miturit është regjistruar nga prokuroria akuza për vrasje për shkak të cilësisë së veçanta të viktimës ndërsa është përjashtuar që të ketë patur persona të tjerë të përfshirë.

Kjo akuzë është pushuar nga organi i akuzës pasi sipas hetimeve ka rezultuar se autor për vrasjen e tre fëmijëve është nëna e tyre që vendosi t’i japë fund jetës bashkë me tret ë vegjlit e saj.

Për shkak të ndarjes nga jeta të nënës kjo akuzë e dytë është pushuar nga prokuroria e Shkodrës. Pas përfundimit të hetimeve nga prokuroria dhe kërkesës për 6 vite burg për Erdgys Arrazin i ulur në 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, pritet që avokatët të paraqesin mbrojtjen e tyre dhe pas palës mbrojtëse gjykata e shkallës së parë në Shkodër pritet që të japë edhe vendimin e saj lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Ngjarja:

Më 5 maj të vitit të kaluar Alma Arrazi mori me vete tre fëmijët e saj dhe u hodh në ujërat e lumit Buna në Shkodër duke i dhënë fund jetës.

Tre ditë pasi ishin mbytur një peshkatar gjeti rastësisht trupin e njërit prej fëmijëve. 

Më pas u desh ardhja e polumbarëve të forcave RENEA nga Tirana të cilët pas disa ditësh kërkime arritën që të gjejnë në vende të ndryshme trupat e tjerë, të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë të mbytur në ujë.

Policia pas kësaj ngjarje të rëndë arrestoi bashkëshortin e viktimës dhe babain e tre fëmijëve.

Arrazi më përpara ka mohuar se është ai shkaktari i vetëvrasjes së bashkëshortes dhe për rrjedhojë edhe i tre fëmijëve të mitur duke thënë se dyshimet dhe akuzat se e ka keqtrajtuar dhe dhunuar psikologjikisht apo fizikisht Alma Arrazin ishin të pavërteta por më pas i dyshuari ka pranuar gjykimin e shkurtuar. 

Pavarësisht këtyre pretendimeve në përfundim të hetimeve prokuroria e cilëson si fajtor 32 vjeçarin për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes duke kërkuar 6 vite burg në gjykatën e Shkodrës por duke i ulur dy vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Tashmë pritet se cili do të jetë vendimi i gjykatës së shkallës së parë në Shkodër pas përfundimit të hetimeve nga prokuroria dhe mbrojtjes që do të paraqesin avokatët. /korrieri

Para

Ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj! 

Pas

Burrat luftojnë, rusja dhe ukrainasja, aleancë në Shqipëri si tutore prostitutash

Nga Kategoria

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

21.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!
Aktualitet

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione
Aktualitet

Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

21.11.2026
10.3k
Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit
Aktualitet

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

21.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

I gjithë qyteti i Elbasanit pa ujë

I gjithë qyteti i Elbasanit pa ujë

20.11.2026
10.4k
Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

19.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!

Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!

18.11.2026
10.4k
Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat 

Kandidat i “përbashkët” për Bashkinë e Tiranës, opozita e përçarë

16.11.2026
10.4k
Drogë dhe ilaçe! Iu sekuestruan 29 pasuri, kush është Ilir Shehu, ortaku i burrit të Olta Xhaçkës te ‘UNIPHARMA’

Drogë dhe ilaçe! Iu sekuestruan 29 pasuri, kush është Ilir Shehu, ortaku i burrit të Olta Xhaçkës te ‘UNIPHARMA’

18.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.