E diel, 22 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

DËSHMIA e PLOTË/ I ati i vrau të vëllain, Brunilda Gjoni rrëfen ngjarjen: E kapi babin në organin gjenital dhe e akuzonte për tradhti!

Korrieri nga Korrieri
06.02.2025
në Aktualitet, Slider
A A
DËSHMIA e PLOTË/ I ati i vrau të vëllain, Brunilda Gjoni rrëfen ngjarjen: E kapi babin në organin gjenital dhe e akuzonte për tradhti!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Brunilda Gjoni, ka rrëfyer ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e 1 shkurtit në Tiranë, ku i ati, Hekuran Gjoni qëlloi me thikë të birin, Asim Gjonin i cili fatkeqësisht humbi jetën.

Për News24, ajo ka hedhur poshtë të gjithë aludimet se shkak i kësaj ngjarje e cila përfundoi në një vrasje ka qenë kërkesa e saj për t’i marrë pasurinë e babit vëllezërve.

Duke theksuar se asnjëherë nuk i ka interesuar pasuria e të atit, Brunilda tha se prej vitesh vëllezërit e saj kanë qenë në konflikt me njëri-tjetrin dhe se kanë qenë të përgatitur për një tragjedi.

“Në atë shpi njëher vrasja do bëhej. Ata kurrë në jetë nuk kanë patur lumturi. Ato kanë qenë gjithmonë, mendjen e kanë pasur të pinë”, ka theksuar ajo nga shtrati i spitalit ku dhe ndodhet prej 1 shkurtit pas lëndimeve të marra si pasojë e dhunës së ushtruar nga Asim Gjoni.

Ndër të tjera, ajo ka kërkuar ndihmë nga shteti pasi familjarët e saj po e kërcënojnë.  

“Asnjëherë nuk i kam thënë babit ma hidh mua shtëpinë. S’më kanë telefonuar, më kanë kërcënuar dhe më kanë thënë mos hajde në këtë lagje. E kur të dalësh nga spitali mos hajde këtu te babi se po erdhe je e vrarë”, ka thënë ajo, teksa më tej është rikthyer natën e krimit ku dhe ka treguar me detaje se si ndodhi ngjarja ku viktimë mbeti vëllai i saj, Asim Gjoni, i cili la jetim dhe dy fëmijë të mitur.

Pjesë nga fjala e Brunilda Gjonit:

Në mos njëri tjetri do bëhej një vrasje në atë shtëpi. Të gjithë kanë kontribuar në atë shtëpi.  Pasuria është ndarë dhe shtëpia është në emrin e Asimit. Mesa di unë kati i parë është në emër të Asimit. 

Mua s’më ka interesuar pasuria e babit. I kam thënë babit lere shtëpinë dhe hajde me mua jashtë shtetit. 

Tre vëllezërit pinë shumë dhe kurrë nuk kanë shkuar mirë me njëri tjetrin. Kam shkuar te babi, unë nuk e di pse më kanë marrë inat.

Sa jam ndarë, kurrë vëllezërve dhe babit tim nuk ua kam pasur ndihmën. Se di pse vëllezërit mendojnë që unë dua tu marr pasurinë. Asnjëherë nuk i kam thënë babit ma hidh mua shtëpinë. S’më kanë telefonuar, më kanë kërcënuar dhe më kanë thënë mos hajde në këtë lagje. 

E kur të dalësh nga spitali mos hajde këtu te babi se po erdhe je e vrarë. Unë vetëm ndërhyrja për të ndarë babain dhe vëllain. Ishim duke ngrënë bukë unë babi dhe mami.

Vjen Asimi në atë moment por e pashë që kishte pirë shumë, edhe babi kishte pirë shumë dhe ky filloi duke ngacmuar babin me fjalë të rënda, ti ke pasur dashnore këtë, babi nuk po i bënte shamatë i tha vetëm ha bukë dhe ik në shpi tënde. Ndërkohë e kapi babin, e po i ‘thoshte shife-shife sa i ka, marshallah’.

E kapte babin në vend intime dhe babi i ra me shpullë i tha o maskara është vajza këtu ke motrën afër. Ky pse i ra babi me shpullë u ngrit Asimi ‘kë kap kë gjun me shpullë po unë të vras për dy sekonda. E kapi për fyti dhe nuk po e lëshonte.

Betohem në Zot i thashë mos Asim se është i vjetër, nesër mund të ta bëjmë fëmijët e tu këtë. 

Ky lëshon babin dhe më përplas dhe mi ka thyer tre brinjë pasi më ka përplasur mua e ka kapur babin për fyti, në atë moment kur jam ngritur unë kam shkuar te vëllai lart dhe i kam thënë Valentin hajde se po zihen babi me Asimin.

Erdhi Valentini kur pamë babi ia kishte ngulur thikën. Thika ndodhej në tavolinë siç premë bukën

Unë nuk kam lidhje me Asimin, vetë e filluan sherrin. Në atë shpi njëherë vrasja do bëhej. Ata kurrë në jetë nuk kanë pasur lumturi. Ato kanë qenë gjithmonë, mendjen e kanë pasur të pinë./korrieri

Para

Faqja anonime kthehet në makthin e dhjetëra adoleshenteve në Korçë, disa prej tyre tentojnë vetëvrasjen

Pas

Thellohet skandali i mikrokredive/ Si u ‘investuan’ te Banka Kombëtare Tregtare paratë e shqiptarëve hallexhinj që u zhvatën nga MCA

Nga Kategoria

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

21.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!
Aktualitet

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione
Aktualitet

Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

21.11.2026
10.3k
Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit
Aktualitet

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

21.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Skandali në Postën e Durrësit: Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadastrën

Skandali në Postën e Durrësit: Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadastrën

19.11.2026
10.4k
Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

15.11.2026
10.4k
Artur Shehut dhe rrethit të tij, i konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë

Artur Shehut dhe rrethit të tij, i konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë

20.11.2026
10.4k
Vrasësi “famëkeq” i taksive që u arrestua në Korenë e Jugut, del FOTOJA e Ervin Shahinit 

Ra nga taksia: Çfarë ndodhi me 24-vjeçaren në Tiranë?

18.11.2026
10.4k
Pas 8 vitesh udhëtim epik, sonda hapësinore mbërrin në Mërkur: Do zbulojë misteret e planetit të ekstremeve

Pas 8 vitesh udhëtim epik, sonda hapësinore mbërrin në Mërkur: Do zbulojë misteret e planetit të ekstremeve

21.11.2026
10.4k
Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

19.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.