E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për grupet kriminale, nga klani Duka, Rrajët, Bami, Shullazi dhe Avdylët, shkojnë për gjykim

Korrieri nga Korrieri
15.02.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Zbërthimi i SkyECC/ SPAK del me njoftim zyrtar: 21 masa sigurie, 18 persona të arrestuar! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

SPAK përfundon hetimet dhe dorëzon për gjykim dosjen penale ndaj disa grupeve kriminale.
Në mesin e të pandehurve janë Emiljano Shullazi, Astrit Avdyli, Leonard Duka kreu i klanit Duka, apo Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.
Njoftimi
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi përfundoi hetimet paraprake për procedimin penal nr.59/1, të vitit 2022 ka paraqitur kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq në ngarkim të të pandehurve:
Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani), i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 e Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së municioneve luftarake pa lejen e organeve kompetente shtetërore, parashikuar nga neni 278 paragrafi 3 i Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së armëve në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, parashikuar nga neni 278 paragrafi 4 i Kodit Penal; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal; “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323 paragrafi 1 i Kodit Penal; “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a paragrafi 1 i Kodit Penal.Emiljano Shullazi, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal; “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore ” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 243 e 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal; “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a paragrafi 1 i Kodit Penal.Naim Stafuka, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.Blerim Abazi (alias Blerim Gashi), i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.Besian Xhixha, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasit Preng Gjini, e kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.Enver Diva, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, e të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Preng Gjini, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.Robert Laçi, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Preng Gjini, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.Leonard Duka, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.Drianto Bardhi, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.Gjergji Cukali, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elvis Gacaj, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Altin Gega, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.Viktor Imeraj (alias Viktor Bajraktari), i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Fatmir Hyseni dhe Armando Hyseni, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.Satilno Basho, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Fatmir Hyseni dhe Armando Hyseni, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.Xhelal Rraja, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Arben Ndoka, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.Miri Bruli, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298 paragrafi i 3-të i Kodit Penal.Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, provohet se:
Të pandehurit Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani), Emiljano Shullazi dhe Blerim Abazi, gjatë muajve janar-korrik 2020 dhe i pandehuri Naim Stafuku, gjatë muajit gusht 2020 në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.
Të pandehurit Besian Xhixha, Enver Diva dhe Robert Laçi në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajve gusht-shtator 2020, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Preng Gjini.
pandehuri Emiljano Shullazi, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë katërmujorit të parë të vitit 2019, si dhe veprimtari e konkretizuar më datë 23.04.2019, 2021, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar prej tij ka goditur një pjesëtar të familjes së një gjyqtareje, anëtare e një trupe gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, e cila gjykonte një cështje penale ndër të tjera edhe në ngarkim të këtij të pandehuri. Ky i fundit, për këtë çështje gjyqësore, kishte kërkuar përjashtimin e kësaj gjyqtareje.
I pandehuri Xhelal Rraja, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajit Janar 2021 në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Arben Ndoka.
Të pandehurit Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajve qershor-shtator 2020 në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, të drejtuar nga i pandehuri Leonard Duka kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi.
I pandehuri Gjergji Cukali, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajve korrik-shtator 2020 në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Elvis Gacaj dhe Altin Gega.
I pandehurit Viktor Imeraj (alias Viktor Bajraktari), gjatë muajve qershor-dhjetor 2020, si dhe i pandehuri Satilno Basho, gjatë muajve mars-maj 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta të kryera me dashje në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Fatmir Hyseni dhe Armando Hyseni.
I pandehuri Xhelal Rraja, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajit Janar 2021 në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Arben Ndoka.
I pandehuri Emiljano Shullazi, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë katërmujorit të parë të vitit 2019, si dhe veprimtari e konkretizuar më datë 23.04.2019, 2021, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar prej tij ka goditur një pjesëtar të familjes së një gjyqtareje, anëtare e një trupe gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, e cila gjykonte një cështje penale ndër të tjera edhe në ngarkim të këtij të pandehuri. Ky i fundit, për këtë çështje gjyqësore, kishte kërkuar përjashtimin e kësaj gjyqtareje.

I pandehuri Astrit Balliu (alias Astrit Sulejmani, alias Astrit Avdyli), me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje dhe të konstatuara më datë 29.06.2024, ka mbajtur në banesë pa lejen e organeve kompetente shtetërore një armë zjarri pistoletë dhe një sasi të konsiderueshme municionesh luftarakë.
Të pandehurit Astrit Balliu (alias Astrit Sulejmani, alias Astrit Avdyli) dhe Miri Bruli, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta të kryera me dashje dhe të konkretizuar më datë 03.07.2020, kanë ndihmuar një shtetas në kërkim për kalim të paligjshëm të kufijve nga Mali i Zi për në Shqipëri nëpërmjet liqenit të Shkodrës.

Të pandehurit Astrit Balliu (alias Astrit Sulejmani, alias Astrit Avdyli) dhe Emiljano Shullazi, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje dhe të konstatuara gjatë periudhës Janar-Korrik 2020, kanë mbajtur secili prej tyre në mënyrë të paligjshme në institucionet burgimi sende të ndaluara telefona celularë me të cilët kanë komunikuar me persona të tjerë jashtë institucionit të ekzekutimit të dënimit me burgim, ku mes të tjerash kanë komunikuar edhe me disa persona që kanë qenë bashkëpunëtorë në kryerjen e një sërë veprash penale, për të cilat ata akuzohen.
Hetimet vazhdojnë në kuadër të procedimit penal nr.59, në ngarkim të personave të tjerë të dyshuar në kryerjen e veprave penale si edhe për fakte penale të rezultuara gjatë hetimeve të këtij procedimi.

Para

Zbulohet shkaku i “dashurisë” së Ardit Gjebresë për Veliajn: Mori milionat nga bashkia

Pas

Berisha: Ndërtuesve në Tiranë u është thënë se Rama do sjellë palestinezë që do blejnë 20 mijë apartamente!

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.