E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kush është Erald Ismaili që bleu 650 milionë lekë rroba, veshje për Ajola Xoxën 

Korrieri nga Korrieri
17.02.2025
në Aktualitet
A A
Ajola Xoxa sot sërish para gjykatës: Më ktheni celularin
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në vendimin e gjykatës për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj ka faqe që kanë të dhëna mjaft interesante.

Vlerën më të madhe të blerjeve të Ajola Xoxës në shumën rreth 900 mijë euro e ka bërë shtetasi Erald Ismaili.

Erald Ismaili punon për Ajola Xoxën. Sipas deklarimeve të tij në SPAK dhe vendimit të Gjykatës ai drejton “Eris Consulting” dhe siç e thotë vetë klientët i sillte Ajola. Ky merrte lekët dhe më pas paratë ia jepte sërish Ajolës.

Mjafton të shikojmë faqet 114 dhe 115 të vendimit të gjykatës dhe thuhet se dogana ka çuar në SPAK informacion për rreth 130 praktika për blerje mallrash personale.

Kush është Erald Ismaili që bleu 650 milionë lekë

Të gjitha këto praktika të bëra nga Erald Ismaili, i cili është një punonjës i Ajolës dhe ai është lidhja e fortë.

Pra, sipas të dhënave nga gjykata, rezulton se vlera e blerjeve nga Erald Ismaili është rreth 650 milionë lekë. 

Pjesën tjetër të blerjeve e ka bërë Valbona Xoxa me rreth 132 milionë lekë mallra, përfshi këtu dhe doganën, rreth 23 milionë lekë janë bërë blerje nga Ajola dhe rreth 30 milionë lekë janë bërë nga “Ava Studio” e nënës së Ajola Xoxës.

Pra, skema është e qartë.
Erald Ismaili lidhet me “Ava”-n, Ajola Xoxën dhe Valbona Xoxën.
Por po të shikosh vendimin e gjykatës në të gjitha blerjet e bëra nga Erald Ismaili ka adresë Sky Tower 12/3, pra, zyra e Ajolës e kontrolluar nga SPAK-u. Adresën e e-mailit [email protected] dhe numrin e saj të telefonit.

Përveç deklarimeve që ka bërë në SPAK, Erald Ismaili ku thotë se ai nuk e di se si janë bërë këto blerje, e vërteta është një. Veshje në të njëjtën masë shumë qindra miliona lekë të padeklaruara, të konfirmuara nga dogana me dëshmitarë që thotë se ato veshje janë blerë për Ajolën, me adresën e zyrës së Ajolës, me e-mailin e Ajolës, fakti dhe prova është te prokurorët.

Tani ose prokurorët kanë gabuar me Erald Ismailin dhe ky i fundit duhet të tregojë ku i ka fshehur këto rroba dhe me çfarë fondesh i ka blerë, ku i ka gjetur paratë ose Ajola do të duhet të tregojë ku i ka çuar, si i ka fshehur këto kohë dhe pse përdorej adresa e saj, e-maili i saj, karta e kreditit të saj, veshje femrash, një djalë që blinte qindra miliona lekë veshje femrash me të njëjtën masë që ishin të Ajolës, që i vesh Ajola, që i ka publikuar Ajola në rrjetet sociale.

Janë 130 praktika doganore të sakta këto, të cilat mbajnë një adresë, Sky Tower 12/3 adresën e e-mailit [email protected]. 

Kjo është tashmë e provuar, por edhe në blerjet e bëra nga Valbona Xoxa dhe nga Erald Ismaili ka sërish të njëjtën adresë, Sky Tower 12/3, numri i telefonit të Ajolës dhe një adresë tjetër e-maili që duket të jetë “fake”.

Në çdo blerje për të cilën mund të pretendohet, jo i kemi faturat, jo po nuk i kemi, janë të vërteta a të pavërteta, prokurorët kanë praktikat doganore të vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave që tregojnë blerje grash të bëra nga një djalë, që është lidhja dhe punonjës i Ajola Xoxës, që thekson se ka një kompani, por klientët ia jepte Ajola dhe paratë ia kthente Ajolës, që janë bërë blerje në adresën e Ajolës, me numrin e telefonit të Ajolës, me e-mailin e Ajolës dhe janë veshje grash të masës së Ajolës.

Ai vetë pretendon se nuk ka lidhje me këto blerje, por ato i ka bërë Ajola.

Tani çfarë kërkojnë më shumë fakte dhe prova sesa këto 130 praktika rreth 650 milionë lekë të provuara dhe pranuara nga dogana me adresë e-maili, me numër telefoni dhe me dëshmi, jo një por 4 prova të ndryshme që vërtetojnë se Erald Ismaili ka qenë punonjës i Ajola Xoxës dhe kjo e fundit përdorte emrin e tij për të blerë veshje qindra miliona lekë, përfshirë këtu dhe blerjet që ka bërë nëna e saj apo “Ava Studio” apo vetë Ajola, të cilat shkojnë në vlerën rreth 200 milionë lekë të tjerë.

Faktet janë aty, provat i ka nxjerrë vendimi i gjykatës, mjaftojnë të lexojnë në rreshta të vërtetën e madhe të qindra miliona lekëve që janë përdorur me emrin e Erald Ismailit për të blerë veshje për Ajola Xoxën. /cna

Etiketat: ajola xoxaerion veliajSPAK
Para

Festa në Astir që zbuloi të shkuarën kriminale të Joni Sadikaj

Pas

Veliaj ia faturon vilën vjehrrit, gazetarja: Në SPAK ka deklaruar se nuk ka dijeni, ndërkohë ka kryer vetë pagesa

Nga Kategoria

Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa
Aktualitet

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.3k
Vrasësi “famëkeq” i taksive që u arrestua në Korenë e Jugut, del FOTOJA e Ervin Shahinit 
Aktualitet

Ra nga taksia: Çfarë ndodhi me 24-vjeçaren në Tiranë?

18.11.2026
10.4k
Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!
Aktualitet

Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!

18.11.2026
10.4k
Apartamente, automjete dhe shoqëri tregtare/ SPAK kërkon sekuestrimin e 9.1 milionë eurove pasuri në Durrës!
Aktualitet

Apartamente, automjete dhe shoqëri tregtare/ SPAK kërkon sekuestrimin e 9.1 milionë eurove pasuri në Durrës!

18.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë

‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë

18.11.2026
10.4k
Drogë dhe ilaçe! Iu sekuestruan 29 pasuri, kush është Ilir Shehu, ortaku i burrit të Olta Xhaçkës te ‘UNIPHARMA’

Drogë dhe ilaçe! Iu sekuestruan 29 pasuri, kush është Ilir Shehu, ortaku i burrit të Olta Xhaçkës te ‘UNIPHARMA’

18.11.2026
10.4k
Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.4k
Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Një ditë më parë u dënua me 7 vite burg, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë!

Një ditë më parë u dënua me 7 vite burg, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë!

12.11.2026
10.4k
Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës!

Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës!

13.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.