E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Nga “Toto Rina te Covid 19”, PSEUDONIMET e Nuredin Dumanit: Kam pas Sky ECC, MATRIX edhe “BQ”!

Korrieri nga Korrieri
25.02.2025
në Aktualitet
A A
“Unë s’dija të grabisja, më ka mësuar Talo Çela”/ Nuredin Dumani “përballet” me Gentian Sharrën në Gjykatë: Pse ke deklaruar që…
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Prej disa orësh vijon në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit seanca e pyetje-përgjigjeve mes avokatëve dhe të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Së fundmi i penduari i drejtësisë ka rrëfyer pseudonimet e përdorura në platformën SKY.

“Kam pasur disa pine. Pseudonimet kanë qenë: Covid19, Alcatraz, Toto Rina. Vetëm në SKY kam përdorur Covid19 dhe Toto Rina”, iu përgjigj Dumani avokatit.

Dumani tregon edhe pazaret e vrasjeve. Sipas tij nuk ka pasur radhë, por kush ishte më i lehtë vritej i pari. Ishin 20-30 emra.

Pak më parë ai rrëfeu edhe njohjen e tij me Erion Alibej dhe sesi u kontraktua prej tij për të kryer disa nga vrasjet e bujshme që tronditën Elbasanin.

Zbardhet biseda mes avokatit dhe të penduarit të drejtësisë, teksa ky i fundit ka rrëfyer dhe konfliktet me Talo Çelën, të cilin dikur e kishte mik, por i ekzekutoi vëllain në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Nuredin Dumani ka rrëfyer se si dhe pse vrau Bujar Çelën.

Dumani ka folur në seancë edhe për telefonat e inkriptuar. “Kam pas Sky ECC edhe MATRIX, dolën pastaj edhe “BQ”. Unë i kam dhënë prokurorisë gjithë pinet dhe pseudonimet e mia”, është shprehur i penduari i drejtësisë.

Pjesë nga biseda në seancën e GJKKO

Avokati: Sa pin-e ke pasur në SKY? Cilat ishin pseudonimet?

Nuredin Dumani: Kam pasur disa pine. Pseudonimet kanë qenë: Covid19, Alcatraz, Toto Rina. Vetëm në sky kam përdorur Covid19 dhe Toto Rina.

Avokatja e Enver Divës: Si je njohur me Enver Divën?

Nuredin Dumani: E kam njohur në 2020 nga një person tjetër, Alban Skonja, me të cilin kam qenë në burg dikur.

Avokatja e Enver Divës: Ç’ marrëdhënie kishte Skonja me Divën?

Nuredin Dumani: Ishim shokë prej 2013. Skonja vite tek unë. Më kërkonte punë të ndryshme, grabitje, vjedhje, mall. Unë nuk kisha punë tjetër për t’i dhënë. Nuk i besoja shumë, se ishte konsumator heroine. I thashë: A mund të bësh një vrasje? I thashë, po të thashë emrin do mbash përgjegjësi. I thashë për Mir Haxhinë. Ai më tha “do flas me shokët e tij e do të them”. Ai ka shkuar ka takuar Enver Divën dhe pastaj erdhën më takun në Shënavlash. Biseduam aty me Enverin dhe Skonjën për vrasjen e Mir Haxhisë, por më vonë Skonja u tërhoq. Ata kërkuan kapar, por nuk i njihja, mendoja mos më gënjenin. I kam dhënë veç 5 mijë euro në Fushë Krujë Enver Divës. Aty ka ardhur Veri bashkë me Besian Xhixhën.

Avokatja e Enver Divës: Pse të takoi me Divën.

Nuredin Dumani: Po atë kishte shok. Më tha që ai e bënte punën, pasi bënte vrasje me pagesë.

Avokatja e Enver Divës: A e konsiderove të besueshëm Enver Divën?

Nuredin Dumani: Derisa i dhashë kapar i besova. Unë isha punëdhënësi, ai ishte punëmarrësi.

Avokatja e Enver Divës: Sa i gatshëm u tregua Enver Diva?

Nuredin Dumani: Fillimisht u tregua shumë i gatshëm. Unë i dhashë shofer Klevis Allën.

Avokatja e Enver Divës: Çfarë flisnit me Enver Divën?

Nuredin Dumani: Për vrasje flisnim, se nuk flisnim për deputetë. Ne komunikonim për ngjarje të ndryshme, për vrasje, plagosje.

Avokatja e Enver Divës: A na e përshkruan listën rendore të atyre që do vrisnit.

Nuredin Dumani: I pari ishte Dorian Shkoza, i fundit Bujar Çela. Nuk ka pasur radhë. Ishin 20-30. Kush ishte objektiv më i lehtë vritej i pari.

Avokatja e Enver Divës: Pse do të vrisnit Bujar Çelën, se thanë që është në listë?

Nuredin Dumani: Sepse ishte vëllai i Talos, i shërbente atij.

Avokatja e Enver Divës: Pse nuk ti dha lekët direkt Alibej?

Nuredin Dumani: Se unë isha në kërkim. Unë isha për Klevis Kapllanin aty, dy të tjerët janë paguar. Bujar Ccela ishte llogaritur edhe më parë për ra vrarë. Unë personalisht doja të hakmerresha për Kapllanin.

Avokatja e Enver Divës: Po pse angazhove dy të tjerë?

Nuredin Dumani: Po sepse ishin paguar për atë punë.

Avokatja e Enver Divës: Po derisa e kishe personale, pse i pagove?

Nuredin Dumani: Pse, mos i paguaja?

Avokatja e Enver Divës: Po pse paguante Alibeaj për hakmarrjet e tua personale?

Nuredin Dumani: Sepse e kishte ne listë. Unë si Nuredin Dumani nuk kam kërkuar pagesë. Atë ditë, ne kishim Dine Ccamin si plan. Unë e spostova, thashë do vrasim Bujarin, pasi vranë Klevis Kapllanin. Donim ta merrnin vesh dhe kundërshtarët tanë që ne reagonim nëse na qëllonin.

Avokatja e Enver Divës: A e diskutove me Erionin se si do ndikonte vrasja e Bujar Çelës në marrëdhënien me Talon?

Nuredin Dumani: I kam thënë Talos, unë dua të vras vetëm ty. Unë e dija se ai i kishte dhënë urdhër Altin Ndocit të vriste vëllain tim.

Avokatja e Enver Divës: Si u organizua vrasja e Bujar Çelës?

Nuredin Dumani: Organizimin e bëra unë. Kishim 2 automjete. Unë kam qenë shofer tek një benz. Enver Diva dhe Besiani Xhixha ishin në makinën tjetër. Fillimisht e qëlloi Diva me një automatik Scorpions. Unë doja të sigurohesha që u vra dhe shkova e qëllova në kokë me pistoletë. E qëlloi  Kisha 2 pistoleta. Një në dorë një në marsup. Unë zbrita rreth 15 m larg lokalit dhe zbrita me pistoletë në dorë. Kur panë këtë Diva dhe Xhixha parkuan para lokalit.  Makinën “Renault” e kam marrë tek njerëz të Ervis Martinajt. E gjeti Bes Xhixha. Ata kishin folur edhe një herë tjetër për një makinë për atentat ndaj Preng Gjinit. Nuk e kishin përdorur dot më atë makinë për Gjinin dhe ne e përdorëm për Bujar Çelën. Diva, Xhixha dhe një Berti, s’ më kujtohet mbiemri, vepronin bashkë. /korrieri

Para

“Dy deputetë i dhanë çantë me para Nuredin Dumanit”, trondit dëshmitari: Vrit Talo Çelën

Pas

Gjithçka nisi nga telefonat, a është inceneratori i Tiranës ai që do të groposë stafin e Bujqësorit?

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.